-
'Pa gjurmë'/ Zhduket përpara 17 viteve pas takimit me pronarin grek të porsadalë nga burgu, sot familjarët kërkojnë 41-vjeçarin
Ishte data 31 gusht e vitit 2002 kur për Eduartin më pas nuk do të mësohej më asgjë. Familjarët ndonëse kanë komunikuar me ish-pronarin e djalit dhe pavarësisht pohimit të tij se Eduarti kishte mendje për të ikur në Belgjikë, këmbëngulin se Sotir Papulas është i vetmi që di të vërtetën rreth Eduartit. Sot ata ndodhen në emisionin "Pa gjurmë", për t'u vendosur në gjurmët e të birit.
16 Janar 2019, 19:56