-
Kuvendi miraton emërimin e Ervin Metës në krye të AMF-së! Ish-zëvendësministri i Financave zëvendëson Ervin Koçin
Tashmë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të ketë një drejtues të ri. Kuvendi ka miratuar ditën e sotme me 85 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim, projektvendimin për të marrë drejtimin e AMF, Ervin Mete.
28 Maj 2020, 14:56 -
Aksidentet me makinë, dëmshpërblimin dhe detyrimet në një dosje online...Si ta aksesoni regjistrin
Qytetarët do të mund të shohin në çdo kohë online dosjen e tyre të dëmshpërblimit në rast se kanë pësuar një aksident me makinë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se tashmë është ndërtuar regjistri online i integruar, ku qytetarët pajisen me një numër unik dhe të ndjekin hap pas hapi dosjen e tyre për të përfituar pagesën për dëmin që iu ka ndodhur.
11 Shkurt 2020, 14:29 -
Konfindustria thërret në seancë dëgjimore AMF-në: Sa është paguar deri më tani për të prekurit nga tërmeti
Sipas Konfindustrisë është e nevojshme që AMF të bëjë të ditura shifrat, se sa është vlera e paguar deri më tani për të gjithë të siguruarit të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.
15 Dhjetor 2019, 16:55 -
Kompanitë e sigurimeve rrisin pagesat për aksidentet, 1 mld lekë vetëm në 2018
Kompanitë e sigurimeve kanë rritur ndjeshëm pagesat për aksidentet. Gjatë vitit 2018 kompanitë kanë paguar mbi 1 miliardë lekë në një vit. Drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se në muajt e parë të 2019, janë paguar rreth 200 milion lekë.
27 Maj 2019, 20:07