-
Fshati Homezh në Pogradec i braktisur/ Banorët ankohen: Shteti kujtohet për ne vetëm në fushatë
Mungesa e infrastrukturës ka bërë që shumë fshatra të braktisen. I tillë është edhe fshati Homezh në zonën e Pogradecit. Banorët e këti fshati thonë se për ta politika kujtohet vetëm në kohë zgjedhjesh duke sjellë me vete edhe foristradat e tyre të fundit, por sapo mbarojnë zgjedhjet ata nuk shikohen më në fshatrat e tyre. Në fshatin Homezh aktualisht kanë mbetur 25 familje, pjesa tjetër, rreth 225 familje e kanë braktisur atë.
18 Shkurt 2019, 22:33