-
Mot i keq në Turqi/ Bllokohet aeroporti, anulohen 66 fluturime
Një valë e të ftohit polar ka mbërthyer shtetin fqinj Greqinë dhe Turqinë. Si pasojë e motit të keq me erëra të forta dhe reshje të dendura dëborë, ngrica dhe akull, ka patur probleme në furnizimin me energji elektrike, bllokime rrugësh dhe transporti detar e ajror. Dhjetëra fluturime janë anulluar edhe në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, i mbuluar nga akulli dhe dëbora. Autoritetet kanë marrë masat e duhura dhe nuk raportohet për viktima apo të plagosur.
25 Shkurt 2019, 15:06
