-
Drama 25-vjeçare e familjes Leka/ Vuajtjet e Ornelës mes skamjes dhe sëmundjes (VIDEO)
Familja e Liman Lekës në Kashar, prej 25 vitesh përballet me sëmundjen e rëndë të vajzës së tyre Ornelës. Në moshën 2 vjeçare ajo pësoi një temperaturë të lartë, e cila e ka bërë të pavetëdijshme për veprimet e saj. Liman Leka, 54 vjeç i është drejtuar Report Tv për ndihmë, pasi jeton në kushte tejet të vështira ekonomike, dhe kërkon që shteti të rishikojë ligjin për ndihmën ekonomike që përfitojnë të sëmurët si Ornela.
7 Mars 2019, 21:01