-
Veliaj fiton gjyqin, Gjykata e Tiranës dënon për shpifje Nënkryetarin e Rithemelimit, Luçiano Boçi! E detyron të bëjë përgënjeshtrim
Sipas vendimit të gjykatës, Luçiano Boçi dënohet me 1 milion lekë për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Gjithashtu, gjykata e detyron Boçin që të përgënjeshtrojë deklaratën e bërë prej tij në selinë e PD, të cilën e ka vlerësuar si shpifje.
28 Shkurt, 16:35 -
'Burgosi' gruan, nënën dhe fëmijët në shtëpi, lihet në burg 35-vjeçari: E kam bërë për t’u kujdesur! Avokati kërkon të shtrohet në spital
Burri 35-vjeçar që mbajti të izoluar në banesë gruan dhe 2 fëmijët për më shumë se 1 vit në Tiranë, do të qëndrojë në qeli për 20 ditë. Në këtë kohë do të pritet ekspertiza për të parë nëse kryefamiljari ka apo jo probleme të shëndetit mendor që e kanë shtyrë të mbyllë brenda familjen, t’i monitorojë me kamera e t’i bllokojë valët e telefonit për të mos pasur komunikim me asnjë person.
29 Janar, 10:53 -
Dëshmia e mjekut Dervish Hasi: Asnjëherë s’kam bërë trafikim e pornografi me gruan time! Kam kërkuar autorizim për të lidhur martesë
“Asnjëherë s’kam bërë trafikim e pornografi me gruan time”.Kështu ka thënë para gjykatës mjeku kardiokirurg i Sanatoriumit, Dervish Hasi, i cili akuzohet se mbajti p&e
20 Janar, 16:01 -
Trafikim të të miturve e pornografi, ndryshon akuza ndaj kardio-kirurgut Dervish Hasi! Gjykata e lë në burg, 16-vjeçares i drejtohet si ‘gruaja ime’
Gjykata e Tiranës la në burg mjekun Dervish Hasi me akuzat “trafikimit i të miturve” dhe “pornografia”, i cili për 2 vite mbajti një të mitur si gruan e tij të katërt. Në gjykatë ai iu referua 16-vjeçares si “gruaja ime” dhe mohoi akuzat. Sipas tij, me të miturën kurrë nuk ka kryer trafikim apo pornografi por tha se kishte kërkuar ne gjykatë autorizim për t’u martuar me të
20 Janar, 10:37 -
U arrestua pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas, gjykata e Tiranës liron nga qelia ‘të fortin’ e Niklës, Valter Bamin
Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë ndaj Valter Bami, nga arrest në burg në arrest shtëpie. Shuarja e masës ka ardhur pasi ka përfunduar afati 6 mujor i hetimeve dhe nuk u provuan dot dyshimet për implikim në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sina e u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjas.
18 Janar, 09:37 -
1.2 mln € dëm shtetit me dëmshpërblimin për një pronë, nis gjyqi për Arlind Gjokutajn! Pranohet kërkesa e tij për gjykim të zakonshëm
Gjykata e Tiranes pranoi kërkesën e ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Financave Arlind Gjokutajt për ndarjen e çështjes për gjykim të zakonshëm, ndërsa dy të tjerët, përkatësisht përmbaruesi Alban Ruli dhe Ilir Thana kërkuan gjykim të shkurtuar kërkesë e cila u pranua
1 Dhjetor 2023, 10:40 -
U la në burg nga gjykata, dalin pamjet kur 27-vjeçari ngacmon seksualisht vajzën në vendin e punës
Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti kur i riu Marash Gjoklaj i cili u la në burg në akuzën e ngacmimit seksual, ngacmon seksualisht një shitëse dyqani në rrugën e Dibrës.I riu ka hyrë në dyqan dhe i është drejtuar shitëses me fjalët: Do ta provosh pak k*** dhe më pas i ka drejtuar dorën!Në dekl
27 Nëntor 2023, 13:27 -
Tiranë/ Akuzohet se ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren në vendin e punës, gjykata lë në burg të riun
Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg për Marash Gjoklajn, që akuzohet për ngacmim seksual dhe kanosje. I riu që në rrethana të dyshimta sapo kishte dalë nga burgu për vepër të ngjashme penale, u arrestua këtë fundjavë, pasi u denoncua nga një 19 vjeçare me pretendimin se e kishte ngacmuar seksualisht në ambientin e saj të punës
27 Nëntor 2023, 12:04 -
Braktisi foshnjën në bodrum, 30 vjeçarja e merr vesh gjatë seancës lajmin për ndarjen nga jeta të të porsalindurit
30 vjeçarja e cila u la në arrest shtëpie nga gjykata e Tiranës, e ka marrë vesh gjatë seancës së sotme se foshnja e porsalindur që braktisi në bodrum ka ndërruar jetë.
12 Nëntor 2023, 12:44 -
Braktisi foshnjën në garazh, 30 vjeçarja: E linda aty dhe e lashë se më braktisi i dashuri! Nëna e saj: Nuk e dinim se ishte shtatzanë
Nëna e foshnjës së porsalindur e mësoi në gjykatë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të djalit që e braktisi në një bodrum pallati në Yzberisht. Pas masës 'ar
12 Nëntor 2023, 12:15 -
Tiranë/ Braktisi foshnjën në garazh, i porsalinduri u kafshua nga minjtë! E gjetën pas 3 orësh! Nëna mëson vdekjen në gjykatë: Nuk e mbaja dot, më la i dashuri, Klodi
30 vjeçarja e cila lindi dhe me pas braktisi foshnjën në garazhin e një pallati ne Yzberisht e mësoi në gjykatë vdekjen e saj. E reja do të qendrojë në arrest shtepie, deri në përfundim të hetimeve. Para gjykatës tregoi historinë, nga ndarja me të dashurin, frika e mentalitetit tek momentet e lindjes dhe më pas braktisja e të voglit. Prokuroria merr në pyetje Klodin dhe nënën e vajzës nga Pogradeci.
12 Nëntor 2023, 12:00 -
Beleri akuzoi për shpifje Bidon, sot seanca në gjykatën e Tiranës, ofrohet pajtim për palët! Drejtori i Arkivës: Nuk tërhiqem nga deklaratat e mia
Gjykata e Tiranës zhvilloi këtë të enjte seancën e parë të shqyrtimit të padisë për shpifje te kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Alfred Beleri, kundër drejtorit të Arkivës Qëndrore të Shtetit, Ardit Bido.
9 Nëntor 2023, 14:13 -
Shitën 60 bileta të falsifikuara për ndeshjen Shqipëri-Çeki, Gjykata e Tiranës liron nga qelia 2 të arrestuarit
Gjykata e Tiranës caktoi masën "arrest në shtëpi" për Sokol Arapin dhe “detyrim paraqitje për Albano Osmanin, 2 të rinjtë që u arrestuan një ditë pas ndeshjes Shqipëri-Çeki, nën akuzën se falsifikuan 60 bileta me vlerë 400 € për të hyrë në "Air Albania" për të parë ndeshjen.
15 Tetor 2023, 11:58 -
Kërcënohen gjyqtarët e Apelit Tiranë, dënuan grupin kriminal nga Vlora për vrasjen në tentativë të Ines Hajrulla! Nisin hetimet
Tri gjyqtare të Apelit të juridiksionit të përgjithshëm kanë bërë kallëzim në polici se janë kërcënuar për shkak të detyrës pas shpalljes së vendimit për një grup kriminal në Vlorë. Pas denoncimit më 15 shtator, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet por ndaj gjyqtareve ende nuk është caktuar mbrojtje.
6 Tetor 2023, 17:07 -
Apeli rrëzon kërkesën e Prokurorisë, Enca nuk rikthehet në burg, do hetohet e lirë për vazot me kanabis që mbolli në vilë
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje” për këngëtaren Enca Haxhiaj, e njohur si Enca, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për rikthimin e saj në burg.
3 Tetor 2023, 16:32 -
Me vazo me kanabis në ballkon, Enca lirohet nga qelia, mbyll gojën në gjykatë! 'Detyrim me paraqitje' për këngëtaren
Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë nga qelia këngëtaren Enca Haxhiaj që u arrestua pasi policia i zbuloi në ballkonin e shtëpisë së saj 5 vazo të mbjella me kanabis. Haxhiaj nuk foli në seancë, ndërsa më herët është shprehur se është përdoruese droge dhe kanabisin e kishte mbjellë për ta pirë vetë.
14 Shtator 2023, 10:43 -
U la në burg se vodhi 1200 euro, filipnisja u denoncua nga gruaja e një mjeku okulist në Tiranë (EMRI)
Një 40-vjeçare nga Filipinet e arrestuar dy ditë më parë nga policia, ka dalë para Gjykatës së Tiranës e cila caktoi ndaj saj masën e “arrestit në burg”, për vjedhje. Prej disa kohësh Ma
7 Shtator 2023, 18:15 -
Tiranë/ Filipinezja akuzohet se vodhi 1800 euro familjes së mjekut okulist ku ishte punësuar, zbuloni ku ishin fshehur paratë
Marilou Beninsig nga Filipinet u arrestua dy ditë më parë pasi u kallëzua për vjedhje nga pronarët e një familjeje në Tiranë ku përkujdesej për punët e shtëpisë. Ndaj 40-vjeçares Gjykata caktoi masën “Arrest në burg”. Ajo e ka mohuar akuzën
7 Shtator 2023, 13:17 -
Shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për Dritan Goxhajn! Avokati: Kërkojnë ta rrëmbejnë dhe jo ta ekstradojnë
Seanca që ishte parashikuar të mbahej në Gjykatën e Tiranës për Dritan Goxhajn është shtyrë. Ditën e sotme ishte parashikuar të mbahej shqyrtohej kërkesa e mbrojtjes për ndryshimin e masës 'arrest me burg’ që është vendosur ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së.
22 Gusht 2023, 12:10 -
Hiqej si zyrtarë i lartë dhe mashtronte biznesmenët duke iu premtuar tendera, Gjykata e Tiranës lë në burg Indrit Aliun
Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg mashtruesin Indrit Aliu, i cili u arrestua ditën e djeshme pas denoncimit të një biznesmeni. Avokatja e 39-vjeçarit, i cili prezantohej si zyrtar i lartë, duke premtuar tendera ndërtimi ka mohuar akuzat e ngritura për mashtrim.
12 Gusht 2023, 12:00 -
E arrestuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, Klosi sërish kërkesë në Gjykatën e Tiranës për ndryshim mase: Jam sëmurë, duhet të kujdesem për fëmijët! Shtyhet seanca
Teksa kanë kaluar 4 muaj që prej arrestimit të saj të bujshëm që u zbulua pas një vjedhjeje me shifra të majme nga punonjësja e saj në shtëpi, Rozeta Dobi, ish zyrtarja e ministrisë së Financave, Alda Klosi kërkoi sot sërish një masë më të butë sigurie.
11 Korrik 2023, 12:34 -
Vrasja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, gjykata e Tiranës dënon me 15 vite burg Fredi Rrushin! Nga gjykimi i shkurtuar do vuajë 10 vite
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Fredi Rrushin i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u vendos 10 vite burg.
5 Korrik 2023, 15:36 -
Shokët e 18 vjeçarit që u përplas për vdekje në Tiranë protestojnë para gjykatës: Të lihet në burg shoferi i makinës! Viktima pa vrasjen e babait nga gjyshi i tij
Shokët e Enjo Saliajt që vdiq në një aksident në Tiranë në shkurt të këtij , kanë protestuar para Gjykatës së Tiranës, të cilës i kërkojnë mos lirimin nga qelia të shoferit që shkaktoi aksidentin.
14 Qershor 2023, 12:35 -
Siguroi targat për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, zbardhet dëshmia e shokut të tij: Nikoll Sherrniku më tha se targat do ia jepte Ervis Martinajt
Gazetari Sokol Dema konfirmon se Nikoll Sherrniku shkoi në Gjermani në vitin 2020 për të punuar në një servis makinash në pronësi të shqiptarit nga Kosova Gazmend Jakupi, ku do të punonte për llogari të tij bashkë me disa miq të tij, të cilët kishin shkuar më herët për të punuar at
9 Qershor 2023, 11:59 -
Siguroi targat për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata lë në burg Nikoll Sherrnikun! Dëshmon miku i tij: Më tha që i deshte për Ervis Martinajn
Një dëshmi e ardhur nga Gjermania ka nxjerrë në pah implikimin e 28-vjeçarit Nikoll Sherrniku, në ndihmën që u ka dhënë autorëve të masakrës në rrugën “Don Bosko” ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit të Fation Muratit, Mimoza Paja dhe u plagosën 6 persona të tjerë në mars të këtij viti.
9 Qershor 2023, 10:58 -
Tritol fasonerisë pasi biznesmeni italian nuk pagoi gjobën 100 mijë euro, arrest në burg Edmond Arapit: S'e kam njohur biznesmenin italian
Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest në burg për Edmond Arapin, personi që porositi shpërthimin me tritol pranë një fasonerie në zonën e Freskut në Tiranë.
2 Qershor 2023, 15:02 -
Bazë armatimesh në Tiranë, dënohet me 7 vite e 6 muaj burg Kristian Gjini! Shpallet i pafajshëm Fatjon Murati, në arrati që prej atentatit në 'Don Bosko'
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg Kristjan Gjinin i cili akuzohet për ngritjen e një baze armatimesh në Tiranë në korrik të vitit të kaluar. Kristjan Gjini ka pranuar se bazën e armëve e kishte ngritur ai dhe Prokuroria kërkoi 12 vite burg.
30 Maj 2023, 12:43 -
Dëshmia e Afërdita Ferracakut: Milena Deraj na tha se po ndërtonte me Tom Doshin, ja përgjigja që na ktheu politikani
Report Tv ka siguruar dëshminë e Afërdita Ferracakut, e cila thotë se e ka njohur Milena Deraj përmes Elira Shytit dhe në bisedë e sipër i ka treguar se punon në departamentin e bonove të thesarit te Banka e
26 Maj 2023, 14:28 -
Mashtrimi nga Milena Deraj, detaje nga dëshmia: 6 ditë para zgjedhjeve u takova me Tom Doshin! Pretendon se pasi u mor peng u detyrua që të bënte një video
Në dosjen hetimore që ka siguruar Report Tv për mashtruesen Milena Deraj, zbardhen detaje të reja për dëshminë që përmend edhe emra politikanësh. Sipas saj, dy ditë para zgjedhjeve ësht&a
26 Maj 2023, 14:03 -
Komunikimet përmes aplikacionit Signal, si ia dha paratë familja Ferracaku mashtrueses Deraj! 70 mijë euro i shkëmbyen brenda taksisë para Bankës së Shqipërisë
Abedin Ferracaku komunikonte përmes aplikacionit Signal, e cili priste që Milena Deraj dhe avokati Arjan Ndoj ta ndihmonin në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, n&a
26 Maj 2023, 13:29 -
Detaje për mashtrimin e Milena Deraj: Bashkëpunova me ish prokurorin Arjan Ndoj për t’i kërkuar 340 mijë € familjes Ferracaku me premtimin se do i shpëtonte nga burgu përjetë
Milena Deraj, e cila akuzohet se ka mashtruar familjen Ferracaku duke i kërkuar shifrën 340 mijë euro me premtimin se do i shpëtonte nga burgu përjetë pretendon se ka bashkëpunuar me avokatin Arjan Ndoj, ish prokuror të cilit iu bë atentat më 1
26 Maj 2023, 13:10 -
Mashtrime për 'pazare’ me burgimet përjetë, lihet në burg Milena Deraj! 30-vjeçarja shkoi në polici pasi u kërcënua, zbardhen SMS-të! Përmendi Arjan Ndojin e Tom Doshin
Gjykata la në burg pa afat 30-vjeçaren milena deraj e cila i kishte marrë 340 mijë euri familjes ferracaku në Shkodër për ti shpëtuar nga burgimi përjëtë. Ajo pretendoi se është kërcënuar për këto para dhe mesazhin e fundit e ka marrë më 23 maj. Në dosje thuhet se e reja ka përdorur emrat e arjan ndojës dhe tom doshit të cilët rezultuan pa lidhje me ngjarjen.
26 Maj 2023, 11:06 -
U kap me 113 mijë euro në ‘Audi-n’ luksoz, lirohet nga burgu efektivi i RENEA-s Altin Morina
Efektivi i RENEA-s, Altin Morina i cili u arrestua me 113 mijë euro në makinë është liruar nga Gjykata e Tiranës. Morina u la me detyrim paraqitjeje pasi paraqiti në gjykatë faturën që tregonte se biznesmeni kishte marrë para nga banka për t’ia dhënë borxh.
16 Prill 2023, 14:18 -
Apeli e konfirmon, burg përjetë për Përparim Ademin, vrasësin e 2 motrave në Tiranë në vigjilje të Vitit të Ri 2020!
Gjykata e Apelit ka konfirmuar ditën e sotme burgimin përjetë për Përparim Ademin, vrasësin e dy motrave në Tiranë në vigjilje të Vitit të Ri të viti 2020. Ademi kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, por Apeli e la në fuqi duke konfirmuar kështu burg për jetë për Ademin, i cili u mori jetën dy motrave në vitin 2022, një ngjarje që tronditi kryeqytetin.
11 Prill 2023, 13:32