-
Edison Ypi: Thithin gishtin e mesit
Zullumi mediatik i quajtur "banak", ku çpuesit e vrimës në ujë janë të gjithë nga i njëjti krah politik, me të njëjtat ide, të njëjtin fjalor, të njëjtat huqe dhe vese, ku të gjithë flasin e bërtasin me shoshoqin në një babylon budallallëku masturbativ, luan mendsh edhe krijesën më durimtare që ekziston, derrin
5 Qershor, 16:29 -
Edison Ypi: Torollepsur bukur
Turista nga Bota që nisen për Tepelenë dhe falë mrekullive tona përfundojnë të torollepsur bukur në Kukës, ose nisen për Theth dhe përfundojnë të torollepsur bukur në Tomorr, të tillë gjen në çdo shesh, në çdo kryqëzim.Por më të torollepsur bukur se ata që ngatërrojnë qytetet, janë ata që bëjnë lëmsh shtetet
23 Maj, 15:40 -
Edison Ypi: Ik në Mamurras
Jeta vetëm me ledhatime, përqafime, puthje, pjerdhje, ahengje, nuk është jetë, është Ferr. Ik diku ku ndodhin vakira serioze, të vërteta, të egra, por të shijshme, madje të bukura. Ik ku ndodhin vrasje. Në Mamurras. Ku 100 vjet më parë disa shqiptarë të pabesë, pasi vranë, vodhën, dhe masakruan dy amerikanë, i bënë synet me brisk të ndryshkur
19 Maj, 15:15 -
Edison Ypi: Besprerje Kolosale
Kuçi, maçi, miu, buçja, derri, dosa, janë bërë bashkë po përgojojnë Amerikën, Europën, Perëndimin. Kusur s'po u lënë. Me Libër Shtëpie i kanë marrë. Tmerrohesh nga ky turp i paparë, kjo lebeti e padëgjuar. Nuk do t'i dëgjosh, dhe mbyll veshët. E pamundur. Klithmat vijnë. Nuk do t'i shohësh, dhe mbyll sytë. Asgjë s'ndryshon. Surretërit duken edhe me sy mbyllur
9 Maj, 14:58 -
Edison Ypi: Kirovi
Kishin filluar të dukeshin televizionet private italiane. Njerëz që u ishte bërë shpirti zeher duke pritur me dhjetra vite të visheshin si jerëz dhe të hanin me lugë floriri por kishin përfunduar te rreckat dhe supa me këmbë derri, këmbenin ethshëm eksperienca mbi mjete dhe mënyra si mund të shihnin televizionet e huaja.
11 Prill, 13:07 -
Edison Ypi: Qeni Lekut
Entuziasti i papërmbajtur i pronës private dhe iciativave kapitalistike, “qeni lekut” dhe “gomari punës” që më pa nga larg, s’më la ta hapja gojën. Më sulmoi me një rrebesh fjalësh. Më hutoi krejt. Më bëri ta humb mendjen si Xhaferri simiten. J’u nënështrova me kënaqësi ligjëratës së tij të zjarrtë në mbrojtje të punës, pronës, kapitalizmit, biznesit. E lashë të vazhdojë.
1 Prill, 14:57 -
Edison Ypi: Jam i Kuq
Kur udhëtoj nëpër skutat e vendit tim, kudo ku vete me naftën time, makinën time, kohën time, pa kërkuar nga askush asnjë lek, iki sa më larg, sa më thellë. Kur kthehem nga udhëtimet, ata që më kritikojnë janë gjithmonë ca të kuq nga ata që më thonë se s'jam mjaftueshëm i ndjeshëm dhe i mëshirshëm me fukaranë.
29 Mars, 14:46 -
Edison Ypi: Çun Pagan
Mendja më vajti te shtëpia e çunit që ndoshta ishte njëra nga shtëpitë e shumta të reja ose në ndërtim e sipër përtej lumit ku gomën do ta digjte. Për shembull, për me shkri ziftin për terracën, a për ndonjë punë tjetër të ngjajshme, për të cilën përdorimi i gomës si lëndë djegëse me çmim zero është e leverdisëshme ndaj qymyrit me çmim kacafiu.
14 Mars, 10:58 -
Edison Ypi: Princat e Panjohur
Ai që duhej të ishte i shquar për besnikëri ndaj principeve themelore, respektues i traditave zakonore, familjar i devotshëm, qytetar shembullor, respektues rigoroz i Ligjit, doli që është e kundërta e të gjithave këtyre; një budalla me brirë, injorant i padurueshëm, hileqar i pandreqshëm, imoral në qelizë, zevzek, qesharak, rrenacak, aq sa zor se gjen në dynja një më të trashë, më të keq, më të fëlliq, se princi ynë
11 Mars, 14:21 -
Edison Ypi: Katibim
Kur ishte fëmijë, gjatë një vizite te Daja i tij, Seferi, ku shkonte për vizitë me Hasien, nënën e vet, mes një fizarmonike, një kallëpi këpucësh, një palë doreza boksi, dhe ca gjëra të tjera, i ra në sy një kuti metalike ngjyrë ergjëndi nja një pëllëmbë e lartë me një rreth të madh në pamjen ballore, ca shenja dhe dy shigjeta brenda rrethit.
1 Mars, 15:22 -
Edison Ypi: Mish dhe Ndryshk
Ushtria e dëshpërimit ishte ushtria e ngjarjeve kriminale të paimagjinueshme. Gjatë tre viteve të shërbimit ushtarak në një repart kundërajror, 4 fatzinj vranë veten. Të gjithë për të njëjtën arsye: nga pamundësia për të përballuar dëshpërimin e papërballueshëm që shkaktonte të qënët ushtar.
26 Shkurt, 12:48 -
Edison Ypi: Ara e Vdekur
Po shetisja në perferi të Tiranës. Fllad. Ngjyra. Tinguj. Aroma. Kur befas më del para një kodër e butë, e bukur. Mbi kodër, ara të mbjella me ngjyra të zjarrta si të Kubit të Rubikut.Njëra nga arat ishte arë djerrë, arë e shkretë, arë e vdekur.Më afrohet nga pas dikush si hiz&eu
29 Janar, 10:38 -
Për një garuzhde groshë
Kishte kaluar mesnata. Ushtarin e zgjoi uria. U ngrit me përtesë. U shtriq. Mallkoi Fatin e zi që e kishte plasur në atë kapanon qensh. Vajti në mencë duke u lëkundur si i dehur. Shtyu sportelin prej druri që ndante mencën me kuzhinën. Hodhi një garuzhde groshë në tas. Hëngri i babëzitur. Piu ujë. Gromësiu. Iku. Fjeti
15 Janar, 14:35 -
Puna
Në vendin ku të shurdhonin planet, afatet, zotimet, premtimet, dhe të qorronin pankartat gjigande me puntorë pararojë, heronjtë e punës socialiste, kronikat, kooperativat, fushat, plugjet, traktorat, po të punoje të cilësonin "qen i punës", po të mos punoje të burgosnin "për parazitizëm".
15 Janar, 12:23 -
Edison Ypi: Gjerdan
Shqipëria ka plot perla të shpërndara, por vetëm 1 gjerdan. I vetmi Gjerdan me perla varur në gushën e Shqipërisë është një shkurtesë nga Gramshi në Mokër duke kaluar nga Kodovjati në Slabinjë, ose viceversa, nja 30 kilometra posht e përpjetë nëpër një terren me rrudha si tru njeriu
27 Dhjetor 2023, 15:31