-
Ura e vjetër mbi lumin Mat rrezikon shembjen! ARRSH injoron kërkesën e prefekturës
Ura e vjeter e Matit që u shërben qindra banorëve në fshatrat e Lezhës dhe Milotit rrezikon të shembet për shkak të shfrytëzimit të inerteve në lum. Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka marrë në konsideratë kërkesat e Prefekturës së Lezhës për rikonstruksionin e urës
2 Shkurt, 15:32 -
Zgjerimi i rrugës Tiranë-Durrës kërkon 218 mln €
Autoriteti Rrugor Shqiptar, edhe pse nuk ka asnjë kacidhe për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës, po e trumbeton atë si projektin më të rëndësishëm infrastrukturor të 2024-ës. 218 milionë euro pritet të kushtojë zgjerimi i rrugës, për të cilën ARRSH pretendon se 20 milionë janë të parashikuara në buxhet.
29 Janar, 22:07 -
Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë? ARRSH e mohon: Nuk do të ketë tarifë për përdoruesit, po zgjerohet me paratë e buxhetit të shtetit
Një dokument i Autoritetit Rrugor Shqiptar për investimet në urat e vendit thotë se autostrada Tiranë-Durrës do të behet me pagesë, por një gjë e tillë mohohet nga ARRSH, e cila sqaron për Report TV se zgjerimi i rrugës do bëhet me fonde të buxhetit të shtetit dhe nuk do të ketë tarifë për përdoruesit. Kostoja totale e zgjerimit të autostradës prej 31 kilometra sipas ARRSH-së do të jetë 170 milionë euro.
25 Janar, 13:36 -
Unaza e Tiranës, ARRSH: Hapet në prill aksi nga ish-dogana te Bulevardi i ri, në fund të 2024 përfundojnë të gjitha punimet
Unaza e madhe e Tiranës, do të përfundojë plotësisht brenda vitit 2024. Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se në prill të vitit të ardhshëm do të dorëzohet loti i dytë nga ish-Sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri.
12 Dhjetor 2023, 14:30 -
Reshjet e borës dhe të shiut në vend, Balla: Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, duke marrë shkas nga shtimi i reshjeve të dëborës dhe shiut në disa zona të vendit, gjatë orëce të fundit, u ka bërë thirrje qytetarëve dhhe shoferëve për të bërë kujdes gjatë qarkullimit.Përmes një postimi në
10 Dhjetor 2023, 20:55 -
VIDEO/ Rikthehen reshjet e borës në disa qarqe! 'Vishen' me të bardha Dardha e Voskopoja! Apeli ndaj shoferëve: Kini kujdes, problem lagështira në rrugë
Reshjet e dëborës janë rikthyer në veri të vendit por edhe në një pjesë të jugut. Reshje me intensitet të lartë janë shënuar në fshatin turistik të Dardhës. Edhe në Voskopojë ka rreshje bore me intensitet mesatar
10 Dhjetor 2023, 16:53 -
Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët e qytetit në Bulqizë, qytetarët detyrohen të kalojnë përmes ujit
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës në Bulqizë kanë shkaktuar përmbytje në disa akse të rrugëve kryesore të qytetit. Qytetarët, siç shihen në pamje detyrohen të kalojnë përmes ujit gjatë kohës që kalojnë rrugën.
29 Nëntor 2023, 16:44 -
Rrëshqitjet, degradon rruga nacionale Kukës-Peshkopi! Policia Rrugore dhe kompania: ARRSH duhet të investojë
Rruga nacionale Kukës-Peshkopi prej vitesh nuk njeh asnjë investim ndaj ka degraduar. Problematika më e madhe është në Qafë Kolesjan ku ka rrëshqitje të vazhdueshme. Shqetësimit të banorëve i është bashkuar Policia Rrugore dhe firma mirëmbajtëse që kërkojnë ndërhyrjen urgjente të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
12 Nëntor 2023, 15:31 -
ARRSH njofton bllokimin e Bypass-it të Vlorës në këtë aks nga data 10 nëntor: Do të kryhen punime për rivitalizimin e skarpateve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për mbylljen e qarkullimit në disa akse të Bypass-it të Vlorës si pasojë e punimeve që do të kryhen për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve.
8 Nëntor 2023, 15:48 -
Punimet në rrugën e Arbrit, ARRSH: Bllokohet për dy ditë qarkullimi në këto data
Rruga nga Tirana drejt Peshkopisë do të qëndrojë e bllokuar për dy ditë duke filluar nga nesër. ARRSH njofton nga ora 9 e mëngjesit deri në 2 të drekës në datat 29 dhe 30 shtator, aksi nga “Fundjavë Ndryshe” te “Shkalla e Tujanit” do të shtrohet me asfalt.
28 Shtator 2023, 17:59 -
Rruga Orikum-Dukat, ARRSH: Të hënën nis puna me shtresat asfaltike, ja si devijon trafiku
ARRSH, njofton se nga e hëna do të rifillojë puna në rrugën Orikum-Dukat, çka do të sjellë devijim të trafikut në drejtim të rrugës së vjetër nacioanle Orikum-Llogara, deri në përfundimin e plotë të aksit, duke përjashtuar vetëm fundjavat
8 Shtator 2023, 15:43 -
Unaza e Durrësit burim aksidentesh, Konfindustria thirrje Ramës: Rruga pa asnjë standard, ndërhyni sa më shpejt
Konfindustria i ka kërkuar publikisht kryeministrit Edi Rama të ndërhyjë sa më shpejt për përmirësimin e rrugës së unazës së Durrësit, problematikë të cilën e ka trajtuar edhe Report Tv. Ky aks vetëm 3 km larg mbikalimit të Shkozetit është kthyer në një rrezik për drejtuesit e automjeteve.
7 Gusht 2023, 10:45 -
S’ka barriera e sinjalistikë, aksi Berat-Skrapar në harresë! Shoferët: Rruga është ‘copë-copë’, po lëmë lekët në servise
Aksi nacional Berat-Skrapar, vijon të jetë problematik. Në të mungojnë barrierat dhe sinjalistika rrugore, duke u kthyer shpesh herë në burim për aksidente. Për mikrofonin e Report Tv shoferët që kalojnë në këtë aks, tregojnë problemet me të cilat hasen çdo dite dhe që i detyrojnë të lënë lekët në servise.
23 Qershor 2023, 17:18 -
Barrierat të dëmtuara nga aksidentet në rrugën Fier-Ballsh, ARRSH nuk i riparon! Kthehen në rrezik për shoferët
Një ndër rrugët më problematike në vend është ajo që lidh Fierin me Patosin dhe Ballshin. Në gjithë gjatësinë e saj barrierat e dëmtuara nga aksidentet nuk janë riparuar nga ARRSH-ja. Banorët thanë se është urgjente ndërhyrja tek Ura e Patosit, pasi makinat rrezikojnë të bien në kanal, për shkak se nuk ka mbrojtëse anësore
25 Prill 2023, 16:22 -
Punime në Bypass-in e Fierit, ARRSH: Nesër bllokohet për 4 orë, trafiku devijohet në rrugën e vjetër Fier-Vlorë
Ditën e nesërme do të bllokohet Bypass-i i Fierit, për shkak të punimeve që po kryhen për rehabilitimin e mbikalimit në kilometrin 18. Bllokimi do të nisë në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë për rreth 4 orë.
25 Prill 2023, 14:58 -
Rruga Elbasan-Përrenjas njollë e zezë aksidentesh, barrierat e dëmtuara nuk riparohen nga ARRSH! Banorët: Të merren masa sa më shpejt
Shumë rrugë të vendit edhe pse janë nacionale, nuk ofrojnë asnjë siguri për shoferët. Një prej tyre është edhe ajo Elbasan-Përrenjas, ku në shumë segmente barrierat janë dëmtuar nga aksidentet dhe nuk janë riparuar nga ARRSH-ja.
23 Prill 2023, 14:04 -
Problematika në aksin ‘Gjirokastër – Sarandë’, shoferi: Dola nga rruga se s’ka barriera! ARRSH asnjë masë për eliminimin e kthesave të forta
Një ndër rrugët më të rrezikshme në vend është ajo që lidh Gjirokastrën me Sarandën, për shkak të terrenit malor e me kthesa. Edhe pse ka pasur shumë aksidente, ende mungojnë barrierat në disa segmente të saj. Një banor tregon për Report Tv se ka dalë nga rruga, vetëm nga mungesa e barrierave.
22 Prill 2023, 17:40 -
Rruga Shkodër-Hani i Hotit, njollë e zezë aksidentesh! Aksi jashtë vëmendjes së ARRSH, mungon sinjalistika, ndriçimi dhe mbikalimet
Një ndër akset më të rëndësishme në vend “Shkodër-Hani i Hotit” që lidh jo vetëm qytetet e fshatrat, por dhe pikën e kalimit kufitar me Malin e Zi ka mbetur jashtë vëmendjes së ARRSH-së. Në këtë rrugë mungojnë sinjalistika, ndriçimi dhe mbikalimet për banorët, duke u bërë shkak për aksidente të shumta me vdekje.
21 Prill 2023, 15:53 -
Shkak punimet, devijime te Unaza e Madhe në Astir, ja si ndryshon të dielën drejtimi i lëvizjes së mjeteve për dy muajt e ardhshëm
Duke filluar nga dita e diel në 23 prill lëvizja e automjeteve në Unazën e Madhe në Astir do të devijohet. Ky aks me ngarkesën më të madhe në Tiranë, do të ketë punime në vijim të projektit të nisur më parë. Ky devijim do të mbetet në fuqi për dy muaj.
20 Prill 2023, 18:38 -
Makina përfundoi në humnerë në Vlorë, ARRSH vendos barrierat 5 ditë pas aksidentit
5 ditë pas aksidentit me dy të plagosur në rrugën e Lumit të Vlorës barrierat anësore të rrugës në fshatin Brataj janë vendosur tashmë. Barrierat në rrugë nuk kanë mbajtur asgjë dhe janë shkatërruar menjëherë duke mos garantuar aspak sigurinë e 2 personave fatkeq në makinë të cilat përfunduan në humnerë.
19 Prill 2023, 16:45 -
Shkatërrohen parmakët dhe sinjalistika në Bypass-in e Shkodrës! ARRSH nuk mirëmban rrugën që kushtoi mbi 1.5 miliardë lekë
Vetëm një vit pas përfundimit të punimeve në segmentin e parë të Bypassit të Shkodrës vihet re shkatërrimi si pasojë e mos mirëmbajtjes nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që është enti pronar i këtij aksi mjaft të rëndësishëm në veri të vendit.
18 Prill 2023, 15:49 -
Makina në Vlorë fluturon në humnerë, inxhinieri: Barrierat ishin ngulur në zhavorr! ARRSH përgjegjëse, të kontrollojë gjendjen e rrugës
Dy ditë pas aksidentit me dy të plagosur në rrugën e Lumit të Vlorës, ARRSH-ja ende nuk ka riparuar barrierat mbrojtëse! Gazetari i Report Tv Armand Xhelili ishte në fshatin Brataj, në vendin ku ndodhi aksidenti dhe siç raportoi nga vendi i ngjarjes, barrierat ishin vendosur në zhavorr, duke bërë që të shkulen plotësisht në të gjithë gjatësinë e rrugës, e për pasojë çifti i të moshuarve të përfundonte në greminë
17 Prill 2023, 14:32 -
Rama publikon pamjet: Transformim rrënjësor i Qendrave të Kontrollit Teknik në të gjithë vendin
Kryeministri, Edi Rama ka publikuar në faceboook pamjet e transformimit të kontrollit teknik të automjeteve. Nëpërmjet pamjeve tregohet sesi ka ndryshuar infrakstruktura e këtyre qendrave në qytetet kryesore të vendit.
17 Prill 2023, 08:11 -
VIDEO/ Makina përfundon në humnerë në Vlorë, 2 të plagosur rëndë! Po ARRSH mban përgjegjësi për këto barrierat që s'mbrojnë askënd?
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugore Vlorë-Kuç, ku një makinë ka përfunduar në humnerë, duke lënë të plagosur rëndë 2 të moshuar. Një makinë tip 'Opel Corsa' ka rënë në zonën e fshatit Brataj në lumin e Vlorës, dhe 2 personat që udhëtonin kanë marrë plagë të rënda dhe janë nisur drejt spitalit të Vlorës.
15 Prill 2023, 13:03 -
Report Tv vëzhgim në rrugën që lidh Durrësin me jugun, manovrat për t’i shpëtuar gropave, burim për aksidente!
Një ndër rrugët më të rëndësishme në vend, që lidh Durrësin me Jugun e vendit ku çdo ditë lëvizin mbi 5 mijë makina është lënë në degradim të plotë. Gropat shpesh bëhen burim për aksidente, ndërsa ARRSH-ja nuk ka ende një projekt për asfaltimin e saj.
4 Prill 2023, 16:10 -
Harrohet kriza energjetike, ndriçuesit e rrugës në Milot ndezur edhe ditën (VIDEO)
Në një kohë kur flitet në vazhdimësi për krizë energjetike, diçka e tillë po injorohet në Qarkun e Lezhës. Shembull i kësaj situate është në kryqëzimin e Milotit, ku ndriçuesit e rrugës qëndrojnë ndezur përgjatë 24 orëve.
23 Mars 2023, 12:40 -
Ura e Bardhajve në Shkodër rrezikon shembjen, 4 mijë banorë drejt izolimit! Administratori: Të ndërhyjë ARRSH dhe Bordi i Kullimit
Ura e Bardhajve në Shkodër po shkon drejt shembjes për shkak të gërryerjes nga lumi Kir dhe 4 mijë banorë rrezojnë të mbeten në izolim. Administratori i Rrethinave tha në intervistë për Report TV se kërkohet ndërhyrje emergjente nga Bordi i Kullimit dhe ARRSH-ja.
22 Mars 2023, 17:11 -
4 ditë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën tre të rinjtë, përfundon montimi i trarëve të mbikalimit të Shkozës
Katër ditë pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 9 marsit në mbikalimin e TEG-ut, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka bërë montimin e trarëve të këtij mbikalimi në zonën e Shkozës.
13 Mars 2023, 16:11 -
Urat e vjetra të Shqipërisë kërkojnë ndërhyrje, me ndihmën e Bankës Botërore synohet rikonstruksion në 30 objekte
Në shumë ura të rrjetit rrugor kombëtar të Shqipërisë është bërë e domosdoshme ndërhyrja prej vjetërsisë së tyre dhe problemeve të erozionit. Një program i qeverisë shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore synon të përmirësojë infrastrukturën e 30 urave të para që shfaqin nevojat më urgjente.
6 Mars 2023, 20:59 -
FOTO/ Punimet për mbikalimin e Shkozës, ARRSH njofton devijimin e trafikut! Ja si do të qarkullojnë mjetet nga data 6-12 mars
ARRSH ka njoftuar se do të devijohet trafiku nga data 6-12 mars për shkak të punimeve për mbikalimin e Shkozës. Në këto ditë do të vendosen trarët, ndaj trafiku që vjen nga rrethi i Shkozës drejt Farkës do devijohet në rrugën "Ali Shefqeti" si dhe trafiku që vjen nga Farka drejt Tiranës (nga Unaza) do devijohet në rrugën e vjetër të Farkës
4 Mars 2023, 11:43 -
Fier/ Ura e Gjanicës prej 4 vitesh me parmakë të thyer! Banorët: ARRSH ta riparojë, është e rrezikshme
Katër vite pas një aksidenti rrugor, parmakët e urës së Gjanicës në periferi të Fierit ende nuk janë riparuar nga ARRSH-ja. Ajo është kthyer në shqetësimin kryesor për qindra banorë që kalojnë çdo ditë në trotuarin përgjatë urës.
12 Shkurt 2023, 09:29 -
Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan, Gjiknuri dëshmon në SPAK: Janë bërë abuzime, nisi me një vlerë 240 mln euro e përfundoi me 400 mln euro
Për rreth 60 minuta ish Ministri i Transporteve Damian Gjiknuri ka dëshmuar në SPAK për shkeljet dhe abuzimet në ndërtimin e rrugës Tiranë Elbasan. Gjiknuri bëri kallëzimin penal në 2017, që pasoi me arrestimin e tre ish zyrtarëve poste të emëruar nga LSI.
10 Shkurt 2023, 09:36 -
Banorët kërkuan nënkalim ose mbikalim pas vdekjes së 20-vjeçarit në unazën e Elbasanit, ARRSH mjaftohet vetëm me vendosjen e '2 policëve të shtrirë'
Pas vdekjes së një 20-vjeçari në unazën e Elbasanit, ARRSH ka vendosur tabela sinjalizuese. Megjithëse banorët kërkuan ndërtimin e një mbikalimi apo nënkalimi, ARRSH është mjaftuar duke vendosur tabela sinjalizuese e policë të shtrirë për të ulur shpejtësinë
9 Shkurt 2023, 10:18 -
24 vjeçari humbi jetën në aksident mbrëmjen e ndërrimit të viteve, pas një muaji nis vendosja e mbrojtëseve anësore në rrugën Bulqizë-Maqellarë
Ndërkohë që kemi hyrë në muajin e dytë të vitit të ri, vetëm tashmë ka nisur vendosja e mbrojtëse në aksin rrugor Bulziqë Maqellarë në urën e Gjoricës ku mbrëmjen e ndërrimit të viteve humbi jetën 24 vjeçari Ylson Tasha.
3 Shkurt 2023, 12:55 -
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët
Me një vlerë prej 81.46 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese që do të hartojë projektin e bypassit të Elbasanit. Në garë morën pjesë 6 kompani, ndërkohë që fitues është shpallur kompania “A & E ENGINEERING“, një nga operatorët ekonomikë që ofertoi çmimin më të lartë.
31 Janar 2023, 10:35