-
INSTAT: Të huajt në Shqipëri për trajtim mjekësor! Vendi ‘braktiset’ nga Polonia, kosovarët 'rekord'
Më shumë se 6.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri në vitin 2019, duke u rritur 8.1% nga viti 2018. Pjesa më e madhe kanë hyrë për turizëm, por një dukuri e veçantë është ardhja e të huajve me qëllim marrjen e një trajtimi shëndetësor. Zvicra ka pasur rritjen më të lartë të numrit të shtetasve të ardhur në vend. Kosovarët mbeten gjithnjë të parët
23 Janar 2020, 19:55 -
Sa ditë qëndrojnë të shtruar në spitale shqiptarët në krahasim me rajonin dhe BE-në? (Raporti)
Në vitin 2018, numri i spitaleve publik dhe jopublik në vend është 55, nga të cilët 42 janë spitale shtetërore dhe 13 spitale private. Në spitalet shtetërore në total numërohen në të gjithë vendin 8,185 shtretër, sipas INSTAT.
21 Janar 2020, 08:18 -
Popullsia në rënie? INSTAT publikon shifrat: Nga 2011 numri i emigrantëve ka zbritje me 30%, ja si bëhet përllogaritja
Në sqarimin e INSTAT thuhet se duke qenë se migracioni është një fenomen dinamik, që do të thotë se të larguarit e një viti janë potencial për migracion kthimi gjatë një viti të mëpasshëm, sikundër mund të jenë imigrantët potencial për emigrim sërish në vitet në vijim. Në këtë mënyrë, nuk mund të mblidhen numrat e estimuar të emigrantëve / imigrantëve gjatë viteve, në këtë rast 2011-2018, pasi ky total numëron të njëjtin person disa herë.
15 Janar 2020, 14:45 -
Në 10 vite të varfrit ulën shpenzimet për ushqime dhe rritën ato për banesa
Për familjet, të ardhurat e të cilave janë të pakta është e kuptueshme që shpërndarja e tyre do të shkojë tek gjërat më bazike, sikurse është ushqimi. Klasa më e varfër e familjeve në Shqipëri përllogarit se shpenzon mesatarisht 53.3% të totalit për ushqime dhe pije jo alkoolike.
7 Janar 2020, 08:31 -
Tërmeti dhe festat, shqiptarët u 'arratisën' jashtë vendit gjatë muajit nëntor
Sipas INSTAT rritja në raport me nëntorin e kaluat ishte 11.4%, duke qenë më e lartë se rritja mesatare vjetore prej 9% për 11 mujorin. Arsyet lidhen me festat e nëntorit ku shqiptarët vërshuan jashtë për shkak të 5 ditëve pushim dhe tërmetit që shkaktoi një valë largimesh për shkak të panikut të krijuar.
27 Dhjetor 2019, 08:05 -
Qarqet e Lezhës, Elbasanit dhe Beratit me emigracionin më të lartë më 2018
Emigracioni është shndërruar në një fenomen shqetësues për Shqipërinë vitet e fundit, teksa po shteron forcën e punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por disa qarqe janë duke e përjetuar këtë dukuri më fort.
26 Dhjetor 2019, 08:11 -
Kthehet në traditë mbështetja e studentëve ekselentë të turizmit
Në Shqipëri duke iu referuar të dhënave zyrtare të INSTAT poredhe të World Travel and Tourism Council (WTTC), vihet re një rritje e konsiderueshme e numrit të turistëve vit pas viti dhe ndërkohë parashikimet për ecurinë e pozicionimit të saj për vitet e ardhshme, janë tepër pozitive.
24 Dhjetor 2019, 16:33 -
Statistikat/ Ulen aksidentet në vend, por rritet numri i viktimave
Shifrat e fundit të Institutit të Statistikave për aksidentet në muajin nëntor tregojnë se numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore në këtë muaj është 21 persona nga 22 persona të vdekur në Nëntor 2018 ndërkohë që në njëmbëdhjete mujorin e 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 203 persona nga 190 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
23 Dhjetor 2019, 13:09 -
Varfëria në Shqipëri, 120 euro në muaj për një person, 23% e popullsisë është nën këtë nivel
Sipas INSTAT kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përfaqëson të ardhurat më të ulta vjetore të disponueshme që një person të mos konsiderohet i varfër. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër është përcaktuar në 60 % e të ardhurave mesatare te të gjitha familjeve në rang vendi.
17 Dhjetor 2019, 07:35 -
Lejet e ndërtimit/ INSTAT: Ulen me 14,6% lejet e dhëna në Tiranë, për tremujorin e tretë të 2019-ës
Për sa i përket sipërfaqes së lejeve të ndërtimit miratuar për tu bërë ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2019, është 685.455 m 2 . Sipas të dhënave të INSTAT krahasuar me një vit më parë është shënuar rritje me 2.1 herë.
3 Dhjetor 2019, 15:05 -
Marrëdhënia tregtare Shqipëri-SHBA, importet rriten me 1.6 miliardë lekë
Sipas të dhënave të INSTAT, rezulton se në muajin tetor të këtij viti, Shqipëria ka importuar 2.5 miliardë lekë mallra nga SHBA, duke njohur një rritje me 1.6 miliardë lekë më shumë se në tetorin e vitit të kaluar.
23 Nëntor 2019, 12:18 -
INSTAT: Aksidentet me vdekje rriten me 8.3%, faji i drejtuesve dhe i të rinjve deri në moshën 24 vjeç
Insituti i Statistikave bëri të ditur se në muajin tetor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 25 persona nga 16 persona të vdekur në Tetor 2018. Në dhjetëmujorin e 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 182 persona nga 168 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje prej 8.3%.
21 Nëntor 2019, 16:25 -
INSTAT: Investimet u rritën 2.8%, 107.000 subjekte angazhuan 4.6% më shumë punonjës
Sipas studimit të INSTAT, investimet e realizuara arritën vlerën 238 miliardë lekë nga 232 miliardë lekë në 2017, duke shënuar një rritje prej 2,8 %. Në vitin 2018, operuan 107.450 ndërmarrje aktive, duke u ulur me 0,2 %, krahasuar me vitin 2017, ndërsa numri gjithsej i të punësuarve u rrit me 4,6 %.
11 Nëntor 2019, 12:36 -
CENSUSI i popullisisë nis në tetor 2020, feja dhe etnia sërish me 'dëshirë': Gjoba për pyetjet thelbësore
Në tetor të vitit 2020 do të vazhdojë Censusi i popullsisë dhe banesave, pas atij të fundit në vitin 2011. Drejtoresha e Statistikave Sociale, Majlinda Nesturi thotë se CENSUSI i ri do të sigurojë të dhëna më cilësore, nga ai i kaluari. Të dhënat do të mblidhen nga anketuesit në terren, dhe do të ketë ndëshkime për qytetarët që nuk pranojnë të plotësojnë pyetësorin.
2 Nëntor 2019, 19:32 -
Shqiptarët rrisin interesin për vendet ekzotike, më të preferuarat Tajlanda dhe Dubai
Sipas të dhënave, në vitin 2018, destinacionet të cilat kanë shënuar rritjen më të madhe të udhëtimeve krahasuar me vitin 2017, brenda vendit janë: Korçë (46,4 %) dhe Tiranë (22,1 %) dhe jashtë vendit :Tajlandë (79,5 %) dhe Dubai (57,1 %).
31 Tetor 2019, 12:38 -
INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me 5.5%! Rrapaj: Lidhet me faktorin sezonal
Kanë rënë me 5.5% eksportet e mallrave në muajin shtator. Sipas INSTAT deficiti në muajin e kaluar u rrit me 10% krahasuar me 2018. Ndërkohë Kryetarit të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, tha për Report TV, se edhe produktet bujqësore kanë rënë për shkak të sezonit dhe uljes së nivelit për rimbursimin e fermerëve.
17 Tetor 2019, 18:40 -
Zaloshnja: Sondazhi që konfirmon shifrat e punësimit
Shifrat e punësimit të INSTAT-it shiheshin me skepticizëm nga Banka Botërore në vitet e fundit të qeverisë Berisha. Ato rriteshin në mënyrë galopante nga një tremujor në tjetrin, duke arritur në 1.35 milionë të punësuar (për moshat 15 vjeç e sipër).
10 Tetor 2019, 19:55 -
'Varfërohen' familjet e pasura, rrisin shpenzimet për ushqime i ulin për restorante
Familjet e pasura shqiptare, 20 përqindëshi më të ardhurat më të larta, i ka limituar shpenzimet për hotele dhe restorante etj., më 2018 në raport me një vit më parë, teksa shihet se kane rritur ndjeshëm shpenzimet për ushqim.
4 Tetor 2019, 08:56