-
Shkodër, ekspozohet pushka e Ali Pashë Gucisë, punuar me fildish e argjend! Armët e vjetra në një ekspozitë për festat e Nëntorit
Muzeu Historik i Shkodrës po prezanton për herë të parë armët e vjetra, në kuadër të festave të nëntorit. Janë ekspozuar 30 armë, relike që datojnë prej 1750 deri në 1850-të. Mes tyre është dhe huta e Ali Pashë Gucisë, punuar me fildish e argjend
23 Nëntor 2023, 14:56 -
‘Faksimile’, arti sfidon vdekjen, ritakon atë e bir! Helidon Haliti ekspozitë me babain ‘postmortem’, 40 piktura dhe blloqe me poezi
Piktori Helidon Haliti ka çelur në galerinë ‘Fab’ ekspozitën ‘Faksimile’, ku sjell krahas 40 pikturave, dorëshkrimet në vargje të të atit, poetit Faslli Haliti të ndarë nga jeta tri vite më parë, për të realizuar një ëndërr të hershme të tyren
8 Nëntor 2023, 16:53 -
Ekspozitë në oborrin e Kuvendit në nder të 16 deputetëve të ekzekutuar në 1947! Historiania Nika: Duajeni Atdheun mos ikni
16 deputetët e ekzekutuar nga regjimi komunist u kujtuan përmes një ekspozite ‘Të zgjedhurit’ në oborrin e Kuvendit, si një momentum për të kontribuar më shumë për konsolidimin e institucioneve demokratike. Familjarët kërkuan që kjo ngjarje të përdoret për të edukuar brezat ta duan vendin e tyre e të mos e braktisin.
12 Tetor 2023, 14:50 -
Fotografi nga Kumanova, Osman Demiri ekspozitë në Fier: Imazhe të buta e surreale
Fotografi nga Kumanova Osman Demiri ka çelur në Fier një ekspozitë të veçantë, titulluar “Ç’ka mundet detaji nuk mundet tërësia’’. Artisti bën një shkëputje nga kaosi aktual në të cilin jetojmë dhe reflekton detajet që në përditshmëri mund t’i shpërfillimin.
8 Tetor 2023, 16:21 -
‘Klejsi, vogëlushi që ëndërron të shikojë e të blejë shtëpi për familjen’! Ritualet e 6 personave të verbër në foto, artisti Balla: Pashë si pulsonte dëshira për jetën
Në qendrën kulturore ‘Tulla’ është çelur ekspozita “Rrëfenjat e vështrimit”. Fotografi dhe regjisori i ri Renato Balla ka jetësuar në fotografi jo thjesht imazhet por historitë e ritualet e 6 personazheve të verbër.
21 Gusht 2023, 17:13 -
‘Territoret e përvojave të jetuara’, Edi Hila me 8 vepra në Kryeministri! Nga lokalja te globalja, Paci: Risi tema e nëntokës, metroja
Kuratori Zef Paci rrëfen ekspozitën ‘Territoret e përvojave të jetuara’ të piktorit Edi Hila. Nga lokalja me Shkodrën e tij tek nënbota me metrotë, studiuesi i historisë së artit tregon për simbolikat e reflektimin e artistit për izolimin dhe pandeminë.
17 Korrik 2023, 18:56 -
‘Rrugëtimi’ i piktorëve të vegjël në Qendrën Kulturore, ekspozojnë 175 piktura! Frymëzimi te letërsia, qyteti e përditshmëria
175 piktura të artistëve të vegjël të Qendrës Kulturore për Fëmijë u ekspozuan sot në Kalanë e Tiranës. Vogëlushët e mësuesja e tyre Ruzmira Bejaj rrëfejnë rrugëtimin përmes artit
10 Qershor 2023, 20:04 -
110 vjetori i krijimit të Gjykatës së Lartë/ Çelet ekspozita ‘Drejtësia në sytë e një piktori’! Qëndron e hapur për qytetarët në 5 dhe 6 maj
Në kuadër të 110 vjetorit të krijimit të Gjykatës së Lartë, ambientet e jashtme të godinës së institucionit janë kthyer në një ‘galeri arti’ për vizitorët e ndryshëm të cilët do të shohin ekzpozitën e punuar nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të kryeqytetit.
5 Maj 2023, 17:27 -
Etnografi, poezi e legjendë, 'Qeramika e Mirës' frymon grua! Kuçuku mban premtimin ndaj mbesës, çel ekspozitën e parë personale
Mira Kuçuku ka çelur në Galerinë e Artit Tiranë ekspozitën e saj të parë personale, si premtim i mbajtur ndaj mbesës. Artistja rrëfen sekretet e zanatit dhe pasionin që e mban lidhur në më shumë se gjysmë shekulli
25 Prill 2023, 18:05 -
VIDEO/ Rama çel ekspozitën me krijimet e tij artistike në Greqi: Mirënjohës për këtë pritje të mahnitshme
Kryeministri Edi Rama ka çelur në Athinë ekspozitën me krijimet e tij artistike. Punimet e kryeministrit u ekspozuan në Zapion Megaron të Greqisë. Në fjalën e tij, ndërsa falënderoi bashkëpunëtorët për realizimin e kësaj ekspozite, Rama ftoi të pranishmit të shohin punimet e tij, ndërsa tha se arti nuk ka nevojë për përkthim
21 Mars 2023, 11:05 -
‘Ballo me maska’, 43 piktura të Ilir Balës ekspozohen në ‘Fab’, artisti: U inspirova nga njerëzit e zakonshëm
Ekspozita “Ballo me maska” e çelur në galerinë ‘Fab”, njeh publikun me 43 piktura të artistit Ilir Bala, në tentativë për të demaskuar fenomenin e ‘metateatrit’ të sjelljes njerëzore.
11 Janar 2023, 17:02 -
‘65 vjet - një jetë në art’, çelet ekspozita retrospektivë e Abaz Hados, nga veprat e fillesave të tij në pikturë deri te krijimtaritë më të fundit
Është çelur në Galerinë e Artit Tiranë ekspozita retrospektivë “65 vjet - Një jetë në Art” e artistit Abaz Hado. Në të ekspozohen 65 vepra që prekin dy skajet, fillesat e tij në pikturë dhe krijimtarinë më të fundit.
4 Janar 2023, 16:02 -
Baladat arbëreshe kthehen në grafika nga nxënësit e Liceut Artistik
U hap sot ekspozita “Përrallat e baladat arbëreshe përmes artit grafik”, me punimet e nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja”. Kjo ekspozitë shënoi kurorëzimin final të projektit “Përrallat e baladat arbëreshe përmes artit grafik”, realizuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në bashkëpunim me Liceun Artistik “Jordan Misja”.
19 Dhjetor 2022, 22:50 -
Fate Velaj rrëfen propozimin e Ramës për ‘Amerikanët’! Rrugëtimi përmes 70 imazheve, artisti: Mora aparatin, familjen dhe u nisa
Është çelur në kryeministri ekspozita “Amerikanët” e artistit Fate Velaj. 70 imazhe të shkrepura përgjatë udhëtimeve janë inspiruar nga vepra e fotografit Robert Frank. Velaj dhe kuratori Albes Fusha rrëfejnë ekspozitën.
15 Dhjetor 2022, 16:56 -
Nga fëmijëria e munguar, te varfëria e Lufta, nuancat e larmishme të “Nëntorit” shqiptar, një çerekshekulli traditë e artit pamor
Shënon një gjysmë shekulli, ekspozita e artit pamor “Nëntori” me mbi 30 artistë pjesëmarrës. Nga Lufta në Ukrainë, tek varfëria, etnografia e fëmijëria e munguar, një sërë tematikash e teknikash, ekspozohen për publikun deri në 19 dhjetor.
9 Dhjetor 2022, 16:26 -
‘Tinguj të heshtur’, ekspozohen 32 instrumente të vjetër muzikor të mbledhur prej ’47-ës! Arkivit i dhurohet kabëza mbi njëshekullore, Minga rrëfen artefaktet
Përmes ekspozitës “Tinguj të Heshtur’ Instituti Antropologjik ekspozon 32 instrumente të vjetër, nga koleksioni i Arkivit me mbi 300 vegla muzikore që kanë nisur të mblidhen a blihen prej fundit të viteve ’40
7 Dhjetor 2022, 17:13 -
Ekspozita artistike ‘Përmes lentes të leximit’ vjen për publikun e Tiranës më 26-27 nëntor dhe ju mirëpret ta vizitoni!
“Përmes lentes të leximit” është një ekspozitë fotografike e cila synon të sjellë në vëmendje rëndësinë e leximit për brezin e ri përmes lenteve tè aparatit fotografik. Fotografitë janë letra artistike të printuara bardh e zi në përmasa të ndryshme.
26 Nëntor 2022, 13:48 -
Dhuna në sytë e fëmijëve, ekspozitë me 80 piktura në Fier! Nxënësit: Dua t'i them 'Stop Trafikimit të qenieve njerëzore'
Mbi 80 piktura u ekzpozuan në qendër të fierit, me tematikë dhunën dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Përmes krijimeve të tyre, nxënësit përcollën këndvështrime të ndryshme mbi fenomenin e dhunës.
31 Tetor 2022, 22:29 -
Çelet ekspozita e pikturave ‘Ditët e Mios’ në Korçë, 38 piktorë derdhin në telajo pamjet piktoreske të qytetit
Për të 12-in vit radhazi çeli siparin Edicioni i Kolonisë ndërkombëtare të pikturave “Ditës e Mios”, në shtëpinë muze të piktorit “Vangjush Mio” në Korçë. 38 artistë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës do të hedhin në telajot e tyre Korçën, në ngjyrat e vjeshtës
26 Tetor 2022, 20:22 -
Ëndrra të fotografuara! Jutta Benzenberg dhe 25 imazhe vajzërore nga skajet e Shqipërisë në Tiranë
Sheshi “Skënderbej” u shndërrua dje në një ekspozitë të hapur me 25 fotografi të shtypura. Jutta Benzenberg, fotografe e kuratore e ekspozitës tregon për rrugëtimin në skajet e Shqipërisë për të jetësuar përmes imazhit ëndrra vajzërore
25 Tetor 2022, 17:03 -
Kultura
Azem Kuçana ekspozon ‘Eposin e Kreshnikëve’, motivet e lashta rikthehen në vepra arti! Piktori: U rrita me eposin dhe baladat
Piktori i njohur Azem Kuçana çeli në Muzeun Kombëtar ekspozitën me temën e “Eposit të kreshnikëve”. Janë rreth 20 vepra që më pas do të udhëtojë edhe në Nju Jork, duke u bashkuar me 60 të tjera me motive të baladave dhe personazheve të eposit shqiptar.
27 Shtator 2022, 12:19 -
Kultura
Nga data 10 shtator çelet në Tiranë ekspozita ‘Novela grafike nga deti’
Në datën 10 shtator, në Tiranë do të çelet ekspozita “Novela grafike nga deti”, kushtuar skicave bashkëkohore, e organizuar nga Agjencia e Industrisë Kreative të Tiranës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 tetor ndërsa hyrja do të jetë e lirë.
8 Shtator 2022, 12:19 - Kultura
-
Italia në 160 vjet, çelet në Muzeun Kombëtar ekspozita 'Nga Alinarët tek mjeshtrit e fotografisë bashkëkohore'
Përgjatë dy ditëve në Muzeun Historik, çelet ekspozita “Nga Alinarët tek mjeshtrit e fotografisë bashkëkohore”. Në të dëshmohet përmes imazhit Italia dhe zhvillimi i saj përgjatë 160 viteve, por edhe vetë historiku i fotografisë italiane.
2 Shtator 2022, 21:55 -
Nga viti 1960 në ditët e sotme, ekspozohen për herë të parë 100 vepra të Bujar Zajmit, e bija: Është një artist ende i pazbuluar
Në Galerinë e Arteve në Tiranë ekspozohen për herë të parë 100 vepra të piktorit grafist Bujar Zajmi. E bija, artistja Anila Zajmi e cili i kuron punimet, rrëfen ekspozitën, veprën e fshehtë të të atit si dhe shqetësimin e tij mbi artin.
14 Korrik 2022, 20:55 -
Pulla, monedha numizmatike, e kartëmonedhat e reja të 2 mijë dhe 10 mijë lekëshit, autori Petraq Papa, çel ekspozitë me punimet origjinale: Ja si u realizuan!
Autori Petraq Papa, që ka realizuar imazhin e qindra pullave postare, si dhe kartëmonedhave 2 mijë dhe 10 mijë lekëshe çel në galerinë “Fab”, ekspozitën e rrallë “Acta Urbana” me punimet origjinale. Nga Shën Tereza tek Papa Françesku, dhomëza e Filaterisë ka 90 pulla, ndërsa numizmatika e kartëmonedhat e reja vijnë edhe përmes virtuales
11 Qershor 2022, 16:04 -
Fier/ ‘Apolo Art Colony 22’ mbledh 21 artistë nga disa vende! Ekspozohen 25 krijime, nga figurativja te abstraktja
21 piktorë nga vende të rajonit, por edhe Britania e Ukraina, paraqitën krijimet e tyre në një ekspozitë të mbajtur në Fier. Sipas organizatorëve, aktivitete të tilla shërbejnë për të promovuar Shqipërinë.
31 Maj 2022, 21:25 -
‘Errësirë’, ekspozitë për diktaturën në tunelin 25 m në muzeun ‘Shtëpia me gjethe’
Në tunelin 25 m të gjatë në muzeun “Shtëpia me gjethe” artisti Oltsen Gripshi, shpërfaq përmes pikturës, videos e instalacionit vuajtjet e komunizmit. 70 kanotjere të varura, në kujtim të atyre që s’ia dolën, dhe imazhi i bijës në ngjyra, si ftesë që pas katarsisit të memories, ka ende shpresë për fillim të ri
21 Maj 2022, 19:47 -
11 artistë veshin ‘Murin’ e galerisë “Kalo” me vepra bashkëkohore, Arben Meksi në ekspozitë: Karikatura shqiptare, kalon nga letra në kanavacë e hyn në tregun e artit
Ekspozita “Muri” e kuruar nga shkrimtari Rudi Erebara bën bashkë 11 artistë në galerinë “Kalo”. Pikturë, mozaikë, a qeramikë, artistët vijnë me një larmishmëri stili e tematike. Arben Meksi sjell 4 vepra të karikaturës ku trajton tematika universale si ndotja e mjedisit, Evropa e Bashkuar a shpërblimi i fitores.
20 Maj 2022, 19:09 -
'Trashëgimia e Prizrenit', ekspozitë fotografike në Berat! 21 site kulturore e arkeologjike në qendrën mesjetare
“Trashëgimia e Prizrenit në Berat” është ekspozita fotografike e çelur këtë herë në qendrën Mesjetare të qytetit të Beratit. 21 asete dhe monumente të veçanta të trashëgimisë kulturore të qytetit vijnë të prezantuara për publikun përmes paneleve dhe skicave vizuale
13 Maj 2022, 21:47 -
Koha, udhëtimi dhe memoria/ ‘Udhëtimi magjik’ i Artan Peqinit
Imazhet ndërtohen nga kujtimet, rrugët, librat, rrënojat, familjet. Ato janë udhëtimi dhe destinacioni. Ato janë përkufizimi i gjithçkaje që ka kuptim e vlerë. Ato janë kuptimi i shtëpisë, i njerëzve të dashur... i atyre që janë dhe atyre që kanë qenë. Në ekspozitën e fundit të Artan Peqinit, gjejmë pak nga të gjitha këto.
12 Maj 2022, 16:50 -
'Credins mbështet artin', ekspozon 19 vepra të Terollit! Artistja që pas komës u zgjua piktore: Ndihem e vlerësuar!
Prej dy vitesh nisma “Credins mbështet artin” vijon rrugëtimin e saj... Në zyrat qendrore të bankës, artistët tanimë kanë qoshkun e tyre të ekspozimit... Kësaj here e përzgjedhura është artistja Vjollca Terolli, me 19 vepra e një histori të pazakontë... që rrëfen për një grua, që u zgjua piktore pas gjendjes së komës.
23 Prill 2022, 12:56 -
Fëmijët me aftësi ndryshe relizojnë ekspozitën ‘Ti je një vepër arti’, fitimet shkojnë për bamirësi, Sula: S’është lëmoshë, por dashuri e dhënë
70 piktura, që shërbejnë për të udhëtuar në fantazinë e krijimit të autorëve me peizazhe plot ngjyra u ekspozuan në qendrën COD në Kryeministri të titulluar “Ti je një vepër arti”. Një ekspozitë që më tepër se pikturën, në fokus kishte autorët, që kësaj here ishin të pazakontë, fëmijë me aftësi ndryshe.
21 Prill 2022, 21:37 -
Fier, çelet ekspozita “Kujtesa” në Galerinë e Artit! Artisti nga Prishtina instalacion me 50 foto portretesh
Mbi 50 fotografi dedikuar ngjarjeve të luftës në Kosovë janë bërë pjesë e ekspozitës në Galerinë e Artit në Fier. Realizuar nga artisti fotograf nga Prishtina, Burim Myftiu portretet përcjellin mesazhet për lirinë dhe paqen
16 Prill 2022, 14:17