-
Mirditë/ Banorët e Kaçinarit në protestë: Rama dhe Balluku të anulojnë kontratën koncesionare për hidrocentralet! Lëmë jetën në mbrojtje të burimeve ujore!
Banorët e Kaçinarit në Mirditë protestuan sot kundër ndërtimit të 4 hidrocentrale në zonën e tyre. Protestuesit i bënë thirrje Ministrisë së Energjetikes të anulojë kontratën koncesionare me kompaninë “Shpërdhaza Energji”. Ata thanë se do të mbrojnë me çdo kusht burimet ujore, me të cilat kanë lidhur jetesen në fshat.
27 Maj, 16:35 -
Debati për ndërtimin e muzeut të krimeve të komunizmit, Rithemelimi krah ish-të Përndjekurve: Muzeu në ish-burgun e Spaçit, jo në Reps!
Rithemelimi eshte përfshirë në debatin për ndërtimin e një muzeu për krimet e komunizmit në ish-burgun e Spaçit në Mirditë. Ashtu si ish-të përndjekurit politik edhe politikanet e djathtë kërkojnë që muzeu të ndërtohet në rrënojat e burgut famëkeq dhe jo në fshatin Reps, siç ka propozuar Qeveria.
23 Maj, 09:24 -
Presidenti Begaj viziton Mirditën për të promovuar turizmin
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Mirditë, ku u takua me autoritetet drejtuese, sipërmarrës, përfaqësues të institucioneve arsimore e kulturore, si dhe me klerikë e banorë të kësaj treve
16 Maj, 16:34 -
Bukuri natyrore, histori e gastronomi! Katundi i Vjetër në Mirditë po preferohet nga turistët: Natyrë e mrekullueshme, do vijmë sërish
Katundi i Vjetër në Mirditë po popullohet nga shumë turistë të huaj, të cilët shkojnë aty për natyrën e bukur, gastronominë dhe qetësinë që vendi të ofron. Nuk mbetet pas as mikpritja që ata gjejnë nga banorët e zonës
12 Maj, 17:17 -
Zbuloni Mirditën, perlën 'e fshehur' mes maleve! Operatorët turistik bashkëpunim me Bashkinë për promovimin e resurseve
Mungesa e promovimit por dhe hartimi i një pakete turistike të mirëfilltë e ka lënë Mirditën jashtë hartës së turizmit dhe pse ka një potencial të jashtëzakonshëm. Përpos natyrës së mrekullueshme dhe trashëgimisë kulturore janë hapur dhe bujtina që ofrojnë kushte të mira për akomodimin e turistëve.
11 Maj, 12:59 -
"Rrno për me tregue", monodrama në Rubik
“Rrno për me tregue”, vepra e klerikut katolik At Zef Pllumi u vendos për herë të parë në skenë nga aktori i njohur i teatrit “Aleksandër Moisiu”, Gjergj Doçi. Monodrama u shfaq në qytetin e Rubikut, aty ku kremtohet festa e Shëlbuemit dhe terhoqi vemendjen e publikut.
8 Maj, 18:56 -
Nga Skënderbeu tek Fishta, Bledar Çakalli vizaton muralen nacionaliste në Rrugën e Kombit
Artisti i muraleve Bledar Çakalli ka zgjedhur Mirditën për të realizuar nje prej muraleve nacionaliste me sipërfaqen më të madhe në Ballkan, me 500 metra gjatësi. Ai po vizaton në argjinaturën e lumit Fan portretet e figurave të kombit, si Gjergj Kastrioti, At Gjergj Fishta, Nëne Tereza.
11 Prill, 15:59 -
Mirditë, banorët e Thirrës 14 ditë në çadër: S’lejojmë ndërtimin e HEC-it, bagëtitë po ngordhin për ujë!
Banorëve të Thirrës në Mirditë që po protestojnë prej 14 ditësh kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre sot u janë bashkuar dhe banorët e Zall-Gjocajt. Ata shprehen se shfrytëzimi i burimeve ujore për energji do të thajë tokat bujqësore.
1 Prill, 16:30 -
Rrëqebulli i Ballkanit në parkun e Munellës në rrezik, ekspertët i bashkohen qëndresës së banorëve të Thirrës kundër HEC-it
Rrëqebulli i Ballkanit i cili ka ngritur strehë në Parkun e Munellës, është në rrezik, për shkak të ndërtimit të hidrocentralit dhe të fabrikës së Ujit në Thirrë të Mirditës, që po dëmtojnë natyrën. Shqetësimi është ngritur nga ekspertet e Mjedisit Natyror ne Shqipëri.
24 Mars, 16:35 -
Mirditë/ Grabitet me dhunë faturino i autobusit Tiranë-Prishtinë, 25-vjeçari e godet pas koke dhe i merr 675 euro! Vihet në pranga
Një 25-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pas i ka grabitur një faturinoje xhiron ditore. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur 25-vjeçari ka goditur pas koke faturinon e një autobusi të linjës Tiranë-Prishtinë.
24 Mars, 10:59 -
Mirditë, mbillen 1700 fidanë pishe e zezë në parkun e Munellës
Në malin e Munellës në Mirditë ka nisur pyllëzimi pas dëmeve të vazhdueshme nga zjarret dhe prerja e paligjshme. Mjedisoret kërkojnë që mali i Munellës të shpallet Park Kombëtar, pasi kjo zonë është streha e Rrëqebullit të Ballkanit.
22 Mars, 15:09 -
Turizmi malor në Mirditë, më shumë vizitorë të huaj! Më të preferuarat: Kulla, kisha e gurra e Domgjonit! Banorët kërkojnë investime
Fshati Domgjon në Fan të Mirditës vitet e fundit ka zgjuar interesin e vizitorëve të shumtë, qoftë vendas por edhe të huaj. Edhe pse Domgjoni është një fshat i pasur me pasuri natyrore dhe kulturore, problematikë për vizitorët mbetet infrastruktura rrugore.
17 Mars, 16:14 -
Merret peng dhe grabitet i riu në Rrëshen, 2 të arrestuar! Gjenden edhe paratë e vjedhura (EMRAT)
Një 19-vjeçar u mor peng dhe u mbajt në garazhin e një pallati me qëllim për ta grabitur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në Rrëshen, ndërsa policia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e 2 autoreve si dhe gjetjen e automjetit dhe sendeve të tjera të vjedhura
12 Mars, 09:21 -
Akuzat e Manjës për shkarkime të mbështetësve të PS nga bashkia e Mirditës, reagon Melyshi: Produkt i varfër i politikës së kafeneve
Kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi i është kundërpërgjigjur akuzave të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja i cili tha se Mëlyshi po pushon nga puna zyrtarë që mbështesin PS-në.N&a
10 Shkurt, 20:22 -
Frrok Prenga nga Mirdita, 44 vite në ‘shërbim’ të bletëve: Është punë me leverdi, nxjerr të ardhura! Shteti të na ndihmojë me rimbursimin e ilaçeve
Një ndër bletërritësit më të vjeter në Mirditë është Frrok Prenga. Ai ka 120 koshere dhe shprehet i kënaqur nga puna me bletët, pasi mjalti gjen treg. Për mikorfonin e Report Tv tregon eksperiencen e tij 44 vjecare.
10 Shkurt, 19:08 -
Manja akuza kryebashkiakut të Mirditës: Shkarkon socialistët që punojnë në bashki! Është infektuar nga modeli i Berishës! Melyshi: Politikë e kafeneve
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili është njëkohësisht dhe drejtues politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës, ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Mirditë, Albert Melyshin, se po heq padrejtësisht nga puna punonjës të bashkisë të cilët mbështesin PS.
10 Shkurt, 13:18 -
I shpallur në kërkim nga Italia si anëtar i një grupi kriminal dhe trafik lëndësh narkotike, arrestohet 22 vjeçari në Mirditë! Pritet ekstradimi (VIDEO)
Policia e Mirditës ka arrestuar një 22 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia italiane nën akuzën e pjesëmarrjes në grup kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike.
4 Shkurt, 12:47 -
Ministria e Financave do kontrollojë bashkitë të ‘lajnë’ borxhet, monitorim nga një mbikëqyrës! Në ‘lupë’ tenderat
Qeveria ka gati planin e ri për të nxjerrë bashkitë nga vështirësitë financiare, ku parashikohet monitorim i shpenzimeve, kontroll i prokurimeve si dhe caktim të mbikëqyrësit financiar e deri tek administratori në varësi të vlerës së borxheve që ka bashkia. Deri në fund të shtatorit 2023 bashkitë kishin 7.8 miliardë lekë borxhe, dhe më problematike është situata në Kavajë, Mirditë e Vorë.
26 Janar, 16:33 -
Qëndismat/ Elida Vocaj, mirditorja që thur ‘art’ me gjilpërë! Artizanja: Nëna dhe gjyshja më mësuan të qëndis kur isha 6 vjeçe
Elida Vocaj është një grua e re nga Mirdita që punon artizane. Me punimet e dorës siguron të ardhura për të mbajtur familjen, ndërsa thotë se ka mësuar të qëndisë në moshë të vogël, nxitur nga gjyshja.
13 Janar, 17:25 -
Reportazh/ Nga xhupi i shajakut tek çiftelia afro dy shekullore, rojtarët besnikë të traditës rrëfejnë ‘shpirtin’ mirditor: Na i trashëguan të parët tanë!
Jo vetëm “Mirdita në fotografi”, por në Shtëpinë e Europës deri në 15 janar ekspozohet dhe shpaloset etnografia, kënga, instrumentet muzikorë dhe kulinaria e zonës. Mirditorët rrëfejnë se si i trashëgojnë brez pas brezi traditat.
9 Janar, 15:40 -
Po pinin birrë në lokal të veshur me uniformë policie, pezullohen 2 efektivët në komisariatin e Mirditës! Nis hetimi disiplinor ndaj tyre
Dy efektivë policie të komisariatit të policisë Mirditë, janë pezulluar nga detyra pas një fotoja të publikuar në rrjet ku shfaqen teksa konsumojnë pije alkoolike teksa janë të veshur me uniformë në orar të punës.
4 Janar, 21:17 -
Magjia e Krishtlindjeve! Mirdita një sofër mikpritëse, atmosfera si asnjëherë më parë! Panair në shesh e koncerte çdo mbrëmje
Atmosfera festive po ndihet në Mirditë, ku në prag të krishtlindjeve sheshi ëshë shndërruar në sofër mikpritëse për vendas e të muaj, ndërsa çdo mbërmje organizohen koncerte dhe evente të tjera kulturore.
22 Dhjetor 2023, 16:22 -
Video/ Era e fortë 'shkul' pemët në Librazhd, dëme në disa biznese
Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë janë ende prezente në Shqipëri edhe pas motit ekstrem të disa ditëve më parë.Së fundmi, era e fortë ka "goditur" qytetin e Librazhdit, duke shkaktuar dëme të shumta. Pamjet e siguruara nga Report Tv pasqyrojnë situatën në nj&e
28 Nëntor 2023, 21:36 -
Selita turistike në Mirditë, perlë natyrore, por pa rrugë! Kryebashkiaku-vendasve: Kthehuni, investoni në vendlindje
Selita është vetëm 45 kilometra nga Mirdita dhe pret turistë vendas dhe të huaj. Por shfrytëzimin e resurseve të veçanta natyrore e pengon mungesa e rrugës. Krahas apelit për institucionet, kryebashkiaku i Mirditës kërkon që vendasit e larguar të kthehen të investojnë në vendlindjen e tyre.
28 Nëntor 2023, 17:11 -
Mirditë/ Lëvizte i armatosur nëpër qytet, arrestohet 32-vjeçari! U kap me pistoletë me fishek në fole gati për qitje (EMRI+VIDEO)
Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë Rrëshen, pasi u kap duke lëvizur në qytet, i armatosur me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje.
11 Nëntor 2023, 10:22