-
Kush e nxori në pritë Hajdarin dhe ku e çoi Berisha kasetën e ish-truprojes Zenel Nezaj?
Si sot 24 vite më parë, në mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, para selisë së PD u vra lideri i Dhjetorit Azem Hajdari. Fatmir Haklaj, është pranuar nga të gjithë, akuzohet si ekzekutori i Hajdarit, ndonëse siç e pohonte dhe ai vetë në të gjallë të tij, nuk kishte shkuar para selisë së PD për të vrarë liderin e Dhjetorit, ndërsa mbetet mister “shënjestra” e grupit që kryesonte djali i Haklajve.
12 Shtator 2022, 19:45 -
Azilantë, me motoskaf dhe dhurata, ja kush janë 3 gjyqtarët që dënuan Izet Haxhinë dhe shmangën dëshminë e Berishës për vrasjen e Azem Hajdarit, lidhjet me PD-në
Tre gjyqtarët e dosjes së Azem Hajdarit u emëruan nga Presidentët e PD-së Topi dhe Nishani, Lazër Sallaku mbylli dosjen CEZ ku i kallëzuar ishte Berisha si dhe dosjen e lobimit rus të Bashës, Kastriot Gramshi mori azil me pretendimin se ishte nën presion nga grupet kriminale.
16 Shkurt 2022, 14:46 -
Ismet Haxhia: Urdhri në mesnatë i Berishës në ‘97 që mblodhi 60 tropojanë në Presidencë! Si u qëllua me mitroloz makina e atasheut të huaj ushtarak
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vjet burg Izet Haxhinë, si bashkëpunëtor në vrasjen e “liderit të Dhjetorit”, Azem Hajdari në vitin 1998. Dëshmitë për atë ngjarje kanë qenë të shumta ndër vite dhe shumë të vërteta për “ngjarjet e Tropojës” nuk janë zbardhur ende plotësisht. Një dëshmi interesante për ngjarjet e atyreve viteve është rrëfimi i Ismet Haxhisë, vëllait të Izetit.
14 Shkurt 2022, 19:23 -
Dënimi i Izet Haxhisë, avokati Idajet Beqiri: Do ta apelojmë! Gjyqtari i çështjes u caktua nga mikja e Argita Berishës! Vendimi i sotëm për t’i bërë qejfin një ‘politikani të pisët’
Vendimi për dënimin e Izet Haxhisë me 21 vite burg ishte i pritshëm për avokatin e tij Idajet Beqiri. I ftuar në Report Tv, Beqiri thotë se që kur u hodh shorti për të marr në shqyrtim këtë çështje, gjyqtari u zgjodh nga mikja e Argita Berishës.
11 Shkurt 2022, 20:05 -
U dënua me 21 vite burg, intervista e Izet Haxhisë: Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin, kush e qëlloi! Çfarë më tha Fatmir Haklaj një ditë para vrasjes dhe pse kishte ardhur në Tiranë
Kjo pjesë është shkëputur nga cikli i intervistave të gazetës Dita me dëshmitarët dhe të dënuarit për vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia, i dënuar për vrasjen, ndodhet aktualisht i ekstraduar në Shqipëri në pritje të rihapjes së këtij procesi.
11 Shkurt 2022, 13:33 -
Vrasja e Azem Hajdarit/ Gjykata e Tiranës dënon me 21 vite burg Izet Haxhinë si bashkëpunëtor në krim! Ish-truproja kërkoi Berishën në gjyq, nuk dëshmoi kurrë
Për drejtësinë shqiptare Izet Haxhia është bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit në 1998-ën, duke e dënuar me 21 vite burg. Në qeli si autor i vrasjes është ish-shefi i rendit të Tropojës Jaho Mulosmani i dënuar me burg përjetë, ndërsa në këtë proces rigjykimi nuk dëshmoi asnjëherë Sali Berisha, edhe pse ish-truproja e tij e kërkoi disa herë duke e akuzuar si urdhërues të vrasjes.
11 Shkurt 2022, 12:26 -
Vrasja e Azem Hajdarit/ Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg për Izet Haxhinë, mbrojtja kërkon ende kohë! Shtyhet për 4 shkurt seanca
Seanca gjyësore për konkluzionet e mbrojtjes së Izet Haxhisë në gjykimin që po i bëhet për çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit do të zhvillohet më 4 shkurt. Seanca e sotme u shty pasi mbrojtja kërkoi më shumë kohë për të pergatitur diskutimin përfundimtar.
21 Janar 2022, 15:05 -
Pretenca për Izet Haxhinë, Avokati në 'Repolitix’: 2 problemet që kishte seanca sot! Pozitive që prokurori kërkon të thirret Berisha dëshmitar për vrasjen e Azem Hajdarit
Idajet Beqiri, avokati i ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhisë ka shpjeguar sot se seanca ku u dha sot pretenca për vrasjen e Azem Hajdarit ka pasur probleme. I ftuar në Report Tv, Beqiri tha se nuk janë marrë në pyetje dëshmitarët që mbrojtja ka kërkuar e ndërsa e cilësoi si të pazakontë faktin që gjykata ka ‘ndërruar mendje’ për të mos marrë parasysh deklaratat e Berishës në media në lidhje me vrasjen e shekullit ndërkohë që më herët i kishte pranuar.
6 Janar 2022, 22:53 -
Kronikë
Çfarë ndodhi ditën e vrasjes së shekullit sipas Izet Haxhisë: Para se të vritej Azem Hajdari u takua me Berishën! U ekzekutua nga kupola e PD për të rrëzuar Nanon
Ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Izet Haxhia, i marrë i pandehur për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari. Ai ka përsëritur qëndrimin e fortë se vrasja e Hajdarit është urdhëruar nga drejtues të lartë të PD dhe se natën e vrasjes ai u nxor në pritë.
26 Nëntor 2021, 12:17 -
Politikë
Avokati i Haxhisë në Report Tv: Izeti takoi Fatmir Haklajn pak kohë pas vrasjes në Tropojë! I tregoi çfarë kishte ndodhur me Azem Hajdarin
Izet Haxhia ka deklaruar sot se Fatmir Haklaj nuk kishte ardhur për të vrarë Azem Hajdarin, ndërsa këtë të fundit e nxori Berisha nga selia e PD për të verifikuar një makinë të dyshuar me tritol. Hajdari nuk ishte në dijeni se Haklaj ishte në makinën e dyshuar, ku pas një debati ndodhi edhe vrasja.
25 Nëntor 2021, 23:21 -
Politikë
Më 1 korrik apo 15 tetor, një ditë para Enver Hoxhës: Kur ka lindur vërtet Sali Berisha, një histori e ish-badigardit të vet dhe çfarë thotë vetë ai
Sali Berisha thotë se ka lindur më 15 tetor dhe pret sot urime. Realisht ai ka lindur më 1 korrik 1944 dhe më pas ai e ka ndryshuar datëlindjen në 15 tetor 1944.
15 Tetor 2021, 18:28 -
Shtyhet gjyqi për Izet Haxhinë, nuk i gjendet adresa ish- truprojës së Azem Hajdarit që mbeti i plagosur gjatë vrasjes
Gjykata e Tiranës nuk gjen adresën në Belgjike të Zenel Nezës, dëshmitarit të thirrur në gjyqin e Izet Haxhisë. Në njoftimin e ardhur, gjykatës nuk thuhej që Neza është emër i panjohur për këtë shtet.
15 Janar 2021, 12:45 -
Avokati i Izet Haxhisë: Duhet të përjashtohet gjykatësi Lazer Sallaku! Sa herë behet fjalë për Berishën dhe Bashën ai mbyll dosjen
Në studion e Report Tv në hapësirën e live-it të pasdites, Beqiri tha se ky gjykatës sa herë që bëhet fjalë për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, e mbyll çështjen, pavarësisht provave të forta që mund të ketë. (Kujtojmë që gjyqtari Lazer Sallaku është ai që pushoi hetimet për akuzat e lobimit rus të PD-së).
6 Nëntor 2020, 19:05 -
Vrasja e Azem Hajdarit/ Mungon prokurori pa arsye, shtyhet seanca për Izet Haxhinë, do vendosej kush do thirrej dëshmitar
Seanca e radhës do të jetë në datë 6 nëntor, ku do të vendoset se kush do të thirret dëshmitar në gjyq, i cili u rihap pas 22 vitesh nga vrasja e liderit të Dhjetorit.
2 Nëntor 2020, 15:16 -
Shtyhet seanca për listën e dëshmitarëve në procesin Hajdari! Shkak mungesa e avokatit Idajet Beqiri, dyshon se është me COVID
Është shtyrë më datë 23 tetor në orën 12:00 seanca për të vendosur për listën e 30 dëshmitarëve në procesin Hajdari. Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatit të Izet Haxhisë, Idajet Beqiri i cili nuk është paraqitur në seancë pasi dyshon se është me C
9 Tetor 2020, 13:00 -
A do dëshmojë Berisha në procesin Hajdari? Shtyhet më 23 tetor seanca për listën e 30 dëshmitarëve, shkak mungesa e avokatit të Haxhisë, Idajet Beqiri, dyshon se është me COVID
A do të dëshmojë ish kryeministri Sali Berisha në gjyqin e Izet Haxhisë të akuzuar për vrasjen e ish deputetit Azem Hadjari?
9 Tetor 2020, 09:42 -
Meçe: Hajdari ishte në besë me Haklajt! Një ditë para vrasjes, Berisha çoi Izet Haxhinë te Fatmiri, i dha informacion që theu këtë besë
Armiqësia mes Haklajve dhe Berishës dihet dhe për Meçen vrasja e Shkëlqim Haklajt, ku përveçse ata akuzonin Berishën akuzuan ehde Azemin, por ai u tha se kishte një kasetë ku tregonte autorin, që ishte zëri i Berishës që e donte atë gjallë a vdekur në Tiranë. Për këtë Azemi që t
8 Tetor 2020, 22:48 -
Rrëfehet miku i ngushtë i Azem Hajdarit, Meçe në 'Repolitix': Azemi s'e dinte që në makinë ishte Fatmir Haklaj, pasi s'do shkonte me pistoletë! Berisha dirigjoi skemën, e dinte që ishte ai shënjestra
Vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari në 12 shtator 1998 vijon të mbetet edhe sot e mbushur me mister. Pas 22 vjetësh flet për herë të parë miku i tij i ngushtë Arben Meçe rrëfehet për emisionin "Repolitix" në Report Tv se kush janë sipas tij arsyet e ekzekutimit të Azem Hajdarit.
8 Tetor 2020, 22:27 -
Vrasja e Azem Hajdarit/ Kërkohet Berisha në gjyq e 30 dëshmitarë! Vendimi më 9 tetor, ‘Akuza’: Ish- kryeministri regjistroi dëshminë e të mbijetuarit, por s'e bëri publike
Drejtësia nis nga e para gjyqin për zbardhjne e vrasjes së Azem Hajdarit. Prokuroria dhe avokati i Izet Haxhisë kërkoi në seancën e sotme gjyqësore të thirren për të dëshmuar 30 dëshmitarë mes tyre dhe ish kryeministri Sali Berisha, personi i fundit që ka biseduar me dëshmitarin e vrasjes, Zenel Nezajn. Por dëshmia e këtij të fundit të regjistruar me diktofon nga Berisha nuk është bërë kurrë pjesë e fashikullit gjyqësorë.
2 Tetor 2020, 08:59 -
Nesër seanca/ Avokati i Izet Haxhisë: Përveç Berishës dhe dy motrave Haklaj, kemi dëshmitarë që nuk janë pyetur kurrë më parë
Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka bërë me dije se nesër do të thirren në gjykatë për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit edhe dëshmitarë që nuk janë pyetur kurrë më parë.
1 Tetor 2020, 16:18 -
Nata e vrasjes së Azem Hajdarit, Izet Haxhia: Kush e nxori në pritë, kush e qëlloi! Çfarë më tha Fatmir Haklaj një ditë para vrasjes dhe pse kishte ardhur në Tiranë
Në një intervistë Izet Haxhia tregon të verteta e tij lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit se çfarë i ka thënë Fatmir Haklaj një ditë para vrasjes.
29 Shtator 2020, 20:30 -
U thirr si dëshmitar në gjyqin ndaj Izet Haxhisë për Azem Hajdarin/ Klosi: Uroj që ta marrin me forcë Sali Berishën nëse s'pranon të shkojë
Për ish- kreun e SHISH, Fatos Klosi rinisja e gjykimit nga e para për vrasjen e Azem Hajdarit nuk do të sjellë asgjë të re për "vrasjen e shekullit" në parim. I ftuar në studion e emisionit "Repolitix" në Report Tv, Klosi tha se uron që Gjykata ta marrë me forcë, nëse nuk pranon që të paraqitet si dëshmitar.
23 Shtator 2020, 23:01 -
Vrasja e Azem Hajdarit, nis nga e para gjykimi për Izet Haxhinë! Prokuroria kërkon thirrjen si dëshmitar të Berishës
Nis nga e para gjykimi për Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se Prokuroria ka kërkuar provat si dhe marrjen dëshmitarë të disa zyrtarëve, mes tyre edhe ish- kryeministrit Sali Berisha. Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 2 tetor ora 10:00.
23 Shtator 2020, 15:46 -
14 shtator ’98 / Kronologjia e grushtit të shtetit të Sali Berishës, nga pushtimi i institucioneve, atentati ndaj ministrit të Brendshëm deri tek granata në zyrën e Gjinushit
Si përdori Sali Berisha vrasjen e Azem Hajdarit për të marrë pushtetin me dhunë në 14 shtator 1998 përmes një grushti shteti, më pas akuzoi për vrasjen truprojen e tij Izet Hazhinë me të cilin organizoi pushtimin e institucioneve me grupe të armatosura, ngjarjet minutë pas minute në 13 dhe 14 shtator 1998
14 Shtator 2020, 07:54 -
Izet Haxhia kallëzon në SPAK drejtorin e Burgjeve: Po më mban në izolim se do të më shtyjë drejt vetëvrasjes (LETRA)
Ish- truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia në SPAK drejtorin e Burgjeve, Agim Ismali me pretendimin për shpërdorim detyre. Sipas tij, Ismaili po e mban në izolim duke ushtruar një presion të madh psikologjik. Letra mban datën 29 korrik, megjithatë ajo që vihet re është se në asnjë rresht nuk e shkruan se si e kanë izoluar apo çfarë torturat po i bëhen, aq sa ta shtyjë deri në aktin makabër, të dëmtojë vetveten.
25 Gusht 2020, 13:57 -
Gjykata refuzon lirimin nga qelia të Izet Haxhisë, ish-bodigardit të Sali Berishës
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjyqtar Lazër Sallaku, kryesues dhe dy gjyqtarë të tjerë Erion Bani dhe Kujtim Vraniçi vendosën rrëzimin e kërkesës së Izet Haxhisë për revokimin e masës së sigurimit të dhënë ndaj tij. Në fakt arsyetimi i Gjykatës tashmë bëhet haptaz i politizuar.
3 Qershor 2020, 17:20 -
22 vite nga sulmi me tritol ndaj gazetares, Zenepe Luka për Report TV: Do kërkoj drejtësi sa të kem frymë
10 maj 1998 është data që ndryshoi rrënjësisht jetën e Zenepe Lukës, gazetares në 'Koha Jonë' ndaj të cilës u tentua të asgjësohet familjarisht . Kanë kaluar 22 vite që nga ajo kohë, kur në derën e shtëpisë së saj u vendos 6 kg tritol, ku përveç dëmeve të mëdha materiale, mbetën të plagosur dhe dy fëmijët e saj.
10 Maj 2020, 19:23 -
22 vite pas/ Gazetarja shqiptare kujton momentin kur iu vendos tritol në shtëpi, kërkesa për gazetarët: Largoni nga studio politikanë që bëjnë thirrje për luftë
Gazetarja shqiptare Zenepe Luka kujton momentin kur iu vendos tritol në shtëpi dhe ka një kërkesë për gazetarët e sotëm.
10 Maj 2020, 13:48 -
Lista/ Adriatik Llalla, Petrit Fusha dhe 17 ish-gjyqtarë kallëzohen në SPAK për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre
Kallëzimi është bërë nga avokati që mbrojti Izet Haxhinë, kallëzuesi Fran Dashi i kërkon SPAK-ut të zbatojë kushtin e Bundestagut gjerman për ndështikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kaluan Vetingun.
30 Prill 2020, 20:40 -
GJKKO refuzon kërkesën për liri të Izet Haxhisë! Çështja shkon në Gjykatën e Lartë
Izet Haxhisë i refuzohet kërkesa për liri, ndërsa dosja e tij përfundon në Gjykatën e Lartë për kompentecë. ReportTv mëson se gjatë kësaj jave pas vendimit të këshillit të lartë gjyqësorë për të shtyrë pezullimin deri më 22 prill, do të nisin edhe seancat online për të burgosurit.
7 Prill 2020, 12:42