-
Mbyllen votimet në qarkun e Korçës! Protestat krah banorëve të Astirit nuk ndihmojnë Klevis Balliun, demokratët e përjashtojnë nga lista për deputet! Largohet edhe Eduart Kapri, konfirmohet Salianji
Duket se ndëshkimi i anëtarësisë për listat e 2017 të Lulzim Bashës, po jep frytet e para në Qarkun e Korçës, ku anëtarësia e PD ka vendosur të shprehë pakënaqësitë, pikërisht me atë që i ofroi vetë Partia, votën kundër! Demokratët e Qarkut të Korçës kanë refuzuar Klevis Balliun dhe Eduard Kaprin si deputetë duke e lënë jashtë liste.
7 Tetor 2020, 13:06 -
'Policia nën drejtimin e ish-Sigurimit të Shtetit', PD publikon listën: Rama si Enveri, i kthen policët në punëtorë partie.
Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka publikuar listën e punonjësve të Policisë së Shtetit që sipas tij janë ish-sigurimsa, të cilët kanë mbaruar Shkollën e Sigurimit, ku mësohej zbulimi, hetimi, përndjekja dhe tortura, ndaj kundërshtarëve të regjimit diktatorial komunist
13 Shtator 2020, 12:16 -
Nga Berisha, Noka tek Mziu, lista e emrave të PD që i shpëton deklarimit të pasurisë dhe verifikimit për të kandiduar për deputetë
Një udhëzim i firmosur nga Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi vendos dy standarde në PD, duke përjashtuar nga plotësimi i formularit të figurës dhe integritetit kupolën e partisë, favorizohen edhe Salianji, Balliu, Duma, Vokshi, Bumçi, Pollo dhe Bylykbashi
29 Gusht 2020, 14:36 -
Vettingu konfirmon në detyrë Gjovalin Lokën/ PD: Vendim partiak! Ish- sigurimsave i ndalohet të jenë në Polici
Për ish- deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu, konfirmimi në detyrë i i numrit dy të policisë së Shtetit, Gjovalin Loka është në shkelje të ligjit. Sipas, Balliut atij duhet t'i ishte ndaluar që të shërbejë në radhë e uniformave blu për shkak se ka qenë oficerë i Sigurimit të Shtetit. Vettingu sot doli në përfundimin se Loka ka qenë ka qenë sigurims, por s'firmosi asnjë dokument, vendim i cili sipas demokratëve shkon përtej kompetencave të tyre.
19 Gusht 2020, 18:31 -
Balliu publikon pamjet: Përmbytja në Pogradec, asnjë masë nuk merret nga pushteti për qytetet dhe qytetarët
Ai fajëson qeverinë Rama për përmbytjen e shkaktuar gjatë verës duke theksuar se prej 8 vitesh Pogradeci është lënë në harresë dhe vjedhjet e pushtetit të Rilindjes shkatërrojnë qytete dhe vjedhin qytetarët.
12 Korrik 2020, 21:51 -
Organizim i paligjshëm i protestave/ Shtyhet seanca për Klevis Balliun: Ndërruan prokurorin 24 orë para
Seanca gjyqësore për ish-deputetin e PD-së Klevis Balliu është shtyrë sepse është ndërruar prokurori i çështjes 24 orë më parë. Kjo ka revoltuar Klevis Balliun, i cili tha para mediave se ky prokuror duhet të njihet me faktet dhe pastaj të ngre akuzat ndaj tij dhe banorëve të Astirit dhe se më këtë shtyrje qeveria kërkon të ushtrojë presion mbi të.
1 Korrik 2020, 14:04 -
'S'mbrojtën Teatrin e trupat e tyre'/ Këlliçi: PD-ja s'është repart ushtarak ! Në protestë mbështetje morale, rrethet do i kompensojë Tirana
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një intervistë për Report Tv është shprehur i bindur se demokratët nuk kanë dështuar në misionin e tyre në mbrojtjen e godinës së Teatrit. "PD-ja nuk është repart ushtarak që është në mbrojtje të objekteve", shprehet Këlliçi duke thënë se nuk kanë ceduar në detyrën e tyre morale.
20 Maj 2020, 12:08 -
Pas orientimit nga Basha, Balliu shkon te Teatri dhe fajëson opozitën në Kuvend: Patericë e qeverisë (VIDEO)
Lulzim Basha bashkë me disa figura të tjera të PD-së, Gazment Bardhi dhe ish-deputetë zhvilluan një takim rreth orës 08:30. Pas takimit Klevis Balliu u drejtua për të teatri. Balliu akuzoi se Edi Rama është armiku i madh i vendit që duhet larguar. "Në një sakrificë të jashtëzakonshme për mbi 2 vite
17 Maj 2020, 09:06 -
Balliu nga protesta e Astirit: Nuk i hiqet asnjë gërmë kontratës së PD me banorët! Aty ku po prishen shtëpitë nesër do bëhen kulla (VIDEO)
Ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka deklaruar nga protesta e Astirit se PD do të mbajë fjalën për kontratën me banorët dhe përgjegjësit do dërgohen para ligjit."Ky projekt ka shkatërruar dhe jetët e qytetarëve duke shkatërruar shtëpitë për ndërtimin e kullave të pushtetarëve dhe oli
5 Mars 2020, 10:10 -
Aksioni për shembjen e objekteve, ja si është devijuar trafiku në zonën e Astirit (VIDEO)
Për të garantuar mbarëvajtjen e aksionit të IKMT-së për shembjen e banesave në zonën e Astirit, forcat e policisë kanë devijuar trafikun. Trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja, ndërkohë që automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me M&a
5 Mars 2020, 07:50 -
Nis aksioni për shembjen e objekteve në zonën e Astirit, në mbështetje të banorëve edhe ish-deputeti Klevis Balliu (VIDEO)
Aksioni për shembjen e banesave dhe bizneseve në zonën e Astirit ka nisur pas orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Banorët ishin lajmëruar që në datë 17 shkurt për lirimin e banesave. Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.
5 Mars 2020, 07:30 -
IKMT aksion për shembjen e rreth 30 objekteve në Astir, banorët nuk krijojnë përplasje! Devijohet trafiku (VIDEO)
Rreth 30 objekte priten të shemben nga IKMT në një aksion që ka nisur që prej orës 7:00 të mëngjesit në Unazën e Re përkatësisht në lotin e dytë. Të lajmëruar për lirimin e banesave që prej 17 shkurtit banorët nuk kanë bërë rezistencë gjatë prishjes së banesave të tyre ndërkohë që në mbështetje të tyre ka qenë dhe ish deputeti i PD, Klevis Balliu.
5 Mars 2020, 07:15 -
Gjykata Penale e Tiranës kalon dosjen për gjykim/ Balliu dhe 12 banorë të Astirit merren të pandehur (VIDEO)
Gjykata Penale e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen penale ndaj ish-deputetit të PD-së Klevis Balliu i cili bashkë me 12 banorë të Astirit do të merren të pandehur. Ata akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë dhe tubim të paligjshëm.
2 Mars 2020, 13:28 -
PD: Ja foto se si u shpëtua nga shembja shtëpia e prokurores në Astir, 'shpërbleu' Veliajn duke e 'falur' për pishat
Në përfundim të seancës gjyqësore për protestën e "Astirit", e cila u shty, Balliu publikoi një foto të një shtëpie ku pretendon se është e familjes së gjyqtares pikërisht në "vijën e kuqe" që e prekte projekti, por nuk ia kanë shembur. Për ish-depytetin ky është një "shpërblim" për favoret që kjo gjyqtare i ka bërë kryebashkiakut Veliajt.
19 Shkurt 2020, 11:19 -
Sinjalizime për aksion nga IKMT-ja, Balliu te 'Astiri': I siguroj banorët që PD-ja nuk tërhiqet
Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili ka akuzuar qeverinë, policinë dhe institucionet e tjera se do të mbajnë përgjegjësi, kur PD-ja të vijë në pushtet.
17 Shkurt 2020, 08:23 -
Qeveria post të ri gruas së Denar Bibës, PD: Lufta kundër korrupsionit është vetëm propagandë (VIDEO)
Elona Kana ndërpreu me dorëheqje procesin e vetingut, qeveria në mbledhjen e dy ditëve më parë vendosi që ta emëronte në detyrën e anëtares së Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, për periudhën e mbetur të mandatit. Elona Kana është gruaja e n/kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e socialistëve, Denar Biba.
16 Shkurt 2020, 11:34 -
Balliu i PD-së: Kemi kapur në shkelje shumë kryebashkiakë të PS-së, por Rama s'i shkarkon (VIDEO)
Klevis Balliu akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk ka shkarkuar asnjërin nga kryebashkiakët, që sipas tij, PD-ja ka faktuar me prova si shkelës të ligjit në një mënyrë apo në një tjetër.
26 Janar 2020, 16:07 -
Shkollat e dëmtuara nga tërmeti/ PD: Veliaj asnjë qindarkë investim nga taksa e arsimit (VIDEO)
Ish-deputetët e PD-së, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu ishin në shkollat “Musine Kokalari” dhe “Lasgush Poradeci”në zonën e Kombinatit, që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, ndërsa 2500 nxënës janë shpërndarë në shkolla të tjera.
30 Dhjetor 2019, 14:31 -
Moti i keq, PD: Tiranën nuk e përmbyt shiu por vjedhjet e Ramës dhe Veliajt (VIDEO)
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu thotë se Tirana u përmbyt nga reshjet e shiut, pasi Lana doli nga shtrati, ndërsa akuzon kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë. "Shi ka në gjithë botën por në pak minuta u përmbyt Tirana, Lana del nga shtrati, rrugët kryesore të kryeqytetit përmbyten dhe lavatriçja drogës €rion Veliaj b&
22 Dhjetor 2019, 14:42 -
Balliu: Projekti i 'Unazës së Re' është pa leje të vlefshme ndërtimore, Prokuroria të hetojë pa vonesa (VIDEO)
Sipas Balliut, kompania “AVE CONSALTING”, në kundërshtim me ligjin, nuk ka drejtues teknik në fushën e gjeodezisë. Ish deputeti i PS shton se dokumentet provojnë se projekti teknik është jo i plotë. Atij i mungon studimi topografik, gjë që vërtetohet nga shkresa e Autoritetit Kombëtar të Rrugëve.
18 Nëntor 2019, 11:15 -
Kundërshtoi prishjen e banesave tek Astiri/ Klevis Balliu merret i pandehur: Sonte në darkë do të shikoni kush janë hajdutët (VIDEO)
Klevis Balliu, është marrë i pandehur për kundërshtim të forcave të policisë dhe të punonjësve të IKMT, dy ditë më parë teksa ndërhynë për të prishur banesat që preken nga projekti i Unazës së Re.
14 Nëntor 2019, 10:21 -
'O Klevis, o hero gjithë Astiri ty të do'! Nga arrestimi, tek 'mbrojtja me trup'...dhe lënia në baltë e banorëve nga opozita
Simbol i kësaj proteste ka qenë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Çdo pasdite, ish-deputeti u premtonte qytetarëve se nuk do të lejonte shembjen e banesave të tyre. Të gjendur përpara fakti se u ishte shuar çdo shpresë, banorët nisën të besonin tek premtimet e Balliut madje në sytë e tyre ai shihej si "shpëtimtarin e problemit të tyre". "O klevis, o hero gjithë Astiri ty të do"!
12 Nëntor 2019, 21:29 -
Mbyllet aksioni, IKMT shemb 33 objektet tek 'Astiri'
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar në mbrëmje se janë shembur të 33 objektet në zonën e Astirit të cilat ishin pengesë për projektin e Unazës së Re, dhe për të cilat janë bërë gati dëmshpërblimet, një pjesë e të cilave të tërhequra nga banor
12 Nëntor 2019, 18:13 -
Astiri/ E mbërthejnë 4 policë, momenti i shoqërimit të pedagogut Ervin Goci (VIDEO)
Mes të shoqëruarve nga policia gjatë mëngjesit të sotëm në protestën e banorëve të "Astirit" ka qenë edhe pedagogu i gazetarisë Ervin Goci.Report Tv ka siguruar edhe momentin e shoqërimit të pedagogut, i cili edhe pse ka kundërshtuar është marrë nga 4 efektivë të FNSH.
12 Nëntor 2019, 12:50