-
2014-2022, qeveria shpenzoi 2 miliardë euro për rrugët, por ka më pak kilometra
Qeveria e Shqipërisë ka harxhuar 213 miliardë lekë (2 mld euro) në infrastrukturën rrugore nga viti 2014 në vitin 2022 raportoi INSTAT, por të dhëna më të detajuara nga projektet e investimeve tregojnë se punimet në objektet kryesore të infrastrukturës vijojnë ende
30 Gusht 2023, 08:07 -
Rama inspekton rrugën Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII: Do të ketë impakt të rëndësishëm për turizmin në juglindje të vendit
Rruga Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII, për të cilën aktualisht po punohet me ritme të shpejta në terren, është një nga projektet infrastrukturore premtuese me një dimension shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në zonën juglindore të vendit, si dhe lidhjes së vendit tonë me Maqedoninë, Greqinë dhe Bullgarinë
25 Gusht 2023, 12:50 -
Trafiku i rënduar në aksin Shkodër – Tiranë, Rama: Do ta vuajmë edhe pak mungesën e 'Korridorit Blu'! Shqipëria turistike bregdetare do jetë krenaria jonë
Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar pushuesve e qytetarëve të bëjnë pak durim, pasi shumë shpejt në disa prej segmenteve dhe akseve kryesore të vendit do të nisë puna.
9 Gusht 2023, 10:21 -
Ishte asfaltuar para 10 ditësh, mjetet e rënda të gurores shkatërrojnë rrugën në Bllacë të Bulqizës! Banorët në protestë: Mos transportoni materiale mbi tonazh
Banorët e Bllacës në Njësinë administrative Shupenzë në Bulqizë kanë dalë në protestë për guroren, pasi dhjetë ditë pas asfaltimit të rrugës ajo ka nisur të prishet nga qarkullimi I mjeteve të rënda. Banorët kërkojnë që institucionet shtetërore të ndërhyjnë menjëherë në zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që çështja të mos agravojë më tej në konflikte
22 Korrik 2023, 18:31 -
Rama publikon fotot nga punimet në aksin Maliq-Lozhan i Ri-Strelcië: përfundon pranverën e ardhshme, perspektivë e re për turizmin natyror
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë ecurinë e punimeve nga kantieri i punës në aksin rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelicë. Rama shkruan se punimet do të përfundojnë pranverën e vitit të ardhshëm ndërsa shton se ndryshimet e reja do të jenë një ogur i mirë për turizmin natyror
24 Maj 2023, 15:31 -
56 vite pa investime, Sanxhaku fshati i harruar i Kurbinit! Banorët: Në rrugë kalojmë me çizme kur bie shi, nuk kemi as ujë as rrugë
Vetëm pak kilometra larg qytetit, lagjja e “Kampit” në Sanxhak të Laçit, prej dekadash është lënë pa rrugë e ujë. Banorët thonë se askush nuk kujtohet për ata, kurse vendorët e politikanët shkojnë aty vetëm kur ka fushata, duke mos mbajtur asnjë premtim
11 Maj 2023, 16:31 -
Ungrej i Lezhës, fshati që s’ka rrugë për në varreza! Banorët: Me arkivol në krah ecim një orë në këmbë
Afro 500 banorë në Ungrej të Lezhës nuk kanë rrugë për në varreza, ata detyrohen të ecin në këmbë përreth një kilometër për të përcjellë të afërmit në banesën e fundit. Sipas tyre, prej 30 vitesh janë mashtruar nga kryetarët e bashkive të dy kampeve politike
19 Prill 2023, 18:07 -
Rruga e Adriatikut në Kurbin e degraduar, e mbushur me mbeturina! Banorët: Ndihemi të harruar nga shteti
Me një gjatësi prej 7 km rruga që lidh fshatin Adriatik të Kurbinit me autostradën Milot-Thumanë prej vitesh është degraduar tërësisht. Me gropa dhe e mbytur nga mbeturinat, banorët ankohen se ndihen të harruar nga shteti ndërsa kërkojnë zgjidhje të shpejtë pasi problemi kryesor për ta është mungesa e infrastrukturës rrugore
1 Prill 2023, 16:25 -
30 vite pa investime, lagjja e harruar në periferi të Lezhës! Rrugët e shkatërruara vështirësojnë lëvizjen e banorëve
Ndodhet vetëm 3 km larg qytetit, por prej më shumë se 30 vitesh “Lagjja e Shpejtë” në periferi të Lezhës ka mbetur e harruar dhe infrastrukturë rrugore të rrënuar. Banorët thonë se prej vitesh ndihen të braktisur nga shteti, ndërsa i bëjnë apel pushtetit vendor t’u ndërtojë sa më shpejt rrugën
29 Mars 2023, 16:21 -
14 segmente rrugore me kamera, eksperti në Report Tv: Do ulen aksidentet! Kodi i ri rrugor? Duhej të ishte vënë fillimisht në provë
14 segmente rrugore do të jenë të monitoruara nga kamerat e sigurisë si formë e re të monitorimit kundër shkeljeve të qarkullimit. Për ekspertin rrugor, Fadil Likaj ky ‘fortifikim’ digjital, jo vetëm që është dobi, por madje e sheh si metodë efikase për të ulur rendimentin në rritje të aksidenteve rrugore.
29 Mars 2023, 13:30 -
Lezhë, rrugët në periferi të qytetit të amortizuara! Kanalizimet nëntokësore pengojnë investimet tek rrugët
Mungesa apo amortizimi i kanalizimeve nëntokësore në Lezhë, ka bërë që shumë rrugë në periferi të qytetit të jenë si në mesjetë. Banorët ankohen se kalimi në to bëhet i pa mundur si në kohë me shi ashtu edhe me diell. Ata kërkojnë një zgjidhje të shpejtë
5 Shkurt 2023, 21:00 -
Rruga sfiduese mes baltës dhe gropave për fëmijët e kopshtit në Fishtë të Lezhës, prindërit: 5 vite s’është vënë dorë
Në Fishtë të Lezhës, banorët vuajnë prej më shumë se 5 vitesh problemin e rrugës. Ata thonë se kanë të pamundur të çojnë fëmijët në kopësht, pasi dimrit rruga është e pakalueshme nga balta
12 Janar 2023, 14:53 -
Fshati Gjyshaj në Lushnjë pa rrugë, banorët: Jemi të izoluar! Na kanë lënë në harresë
80 familje në fshatin Gjyshaj të Lushnjës vuajnë prej 3 dekadash mungesën e një rruge. Ata thanë se gjatë dimrit mbeten në izolim, ndërsa i kërkojnë bashkisë për asfaltimin e këtij aksi vetëm 3 km.
7 Janar 2023, 16:24 -
Në fshatrat e Kurbinit, rrugët të shkatërruara! Banorët të zhgënjyer: Premtime boshe vetëm për fushatë
Infrastruktura në Bashkinë e Kurbinit mbetet një shqetësim serioz për banorët. Për Report Tv, disa prej tyre shprehen të zhgënjyer dhe ndihen të braktisur, pasi rrugët që lidhin fshatrat e Kurbinit me austostradën Milot-Mamurras janë të pakalushme dhe të rrezikshme kur përkeqësohen kushtet atmosferike.
2 Janar 2023, 14:51 -
Pogradec/ Fshati Lumas pas rrugë, fermerët: Nuk shesim dot prodhimet
Rruga e pa asfaltuar që në dimër bëhet e pakalueshme për shkak të gropave është shqetësimi kryesor i banorëve të Lumasit në Pogradec. Ata thanë se mollët dhe patatet u kanë mbetur pa shitur pasi tregtarët nuk mbërrijnë në fshatin e tyre për shkak të amortizimit të rrugës
7 Dhjetor 2022, 17:24 -
Lezhë/ Rreth 300 banorë në fshatin Grykë-Zezë pa rrugë dhe ujë: Mbushim me kova ku të mundemi, prandaj ikin njerëzit
Rreth 300 banorë të fshatit Gryke-Zezë në Lezhë vuajnë prej vitesh mungesën e një rruge. Ata gjithashtu nuk janë përfshirë në projektin e ujësjellësit të ri, ndaj ka ndërprerje të ujit të pijshëm.
7 Nëntor 2022, 15:50 -
Unaza e Kuçovës ‘peng’ i shpronësimeve, ndërpriten punimet e rrugës! Banorët: Vetëm premtime fushate, kur bie shi përmbytemi
Unaza e qytetit të Kuçovës është një investim që ka mbetur pa përfunduar prej më shumë se një viti, ndërsa kryebashkiaku pretendon se pengesë është qeveria që nuk ka miratuar fondin e shpronësimeve. Por unaza, nuk është e vetmja rrugë problematike në qytetin naftëmbajtës
29 Tetor 2022, 16:41 -
Projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier, banorët: Nuk na ka njoftuar askush për shembjen e banesave
Banorët që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Rrogozhinë u ngritën në protestë, shpronësim me vlerën e tregut për tokat dhe banesat e tyre. Ata thonë se kompania Gener2 në shkelje të ligjit ka nisur punën në terren, në një kohë që ata nuk janë informuar mbi projektin.
11 Tetor 2022, 13:18 -
Mbi 1.4 mln euro për sheshin, zero investime në rrugë e Rrëshenit! Kryebashkiaku: S'kemi fonde! Qytetari: I kanë vjedhur
Prej vitesh nuk është investuar në rrugët e qytetit të Rrëshenit, ndërsa kryebashkiaku Ndrec Dedaj justifikohet me mungesën e fondeve. Ndjekim vëzhgimin e Report TV.
19 Qershor 2022, 15:04 -
Kaçinari i lënë 32 vjet në harresë, banorët ngrihen në protestë: Kërkojmë ndërtimin e rrugës
10 kilometra rrugë e degraduar në aksin Kaçinar - Bukmirë në Mirditë ka ngritur banorët në një protestë. Ata kërkojnë që kjo rrugë të shtrohet ndërsa pohojnë se që prej ardhjes së pluralizmit janë lënë në harresë
9 Janar 2022, 22:17 - Sociale
-
Sociale
Rruga në kryeqytet do mbajë emrin e ish-kampionit të boksit, Skënder Kurti, Veliaj: Qytetari i mirë i Tiranës sonë, mësues për shumë të rinj
Rruga e cila kufizohet nga rrugët "Kongresi i Manastirit" dhe "Faik Turdiu" pranë QSUT-së, do të mbajë emrin e ish-kampionit të boksit Skënder Kurti, i cili u nda nga jeta në prill të vitit 2020, pas betejës me Covid-19.
22 Tetor 2021, 14:25 -
Ekonomi
Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë gropë e “zezë”, kërkohen 56.7 mln euro shtesë, mbyllja e punimeve shtyhet më 2023
Ndërtimi i 40 kilometrave në segmentin Qukës Qafë-Plloçë që lidh zonën malore të rajonit Juglindor me një rrugë të re, pritet të shtrihet në dy dekada dhe gati me dyfishim të kostove.
8 Tetor 2021, 00:08 -
Sociale
Vetëm 36 km nga Vlora, por 1 orë për të shkuar, viti 2021 dhe banorët e Velçës kërkojnë rrugë
Banorët e Velçës në Bashkinë Selenicë, prej vitesh vijojnë të kërkojnë që shteti tu ndërtojë rrugë, pasi fshati vetëm 36 kilometra nga Vlora është i izoluar vetëm nga ky fakt. Ata pak banorë të mbetur, thonë se do e braktisin fshatin tek fëmijët në emigrim nëse shteti nuk i rregullon rrugën.
1 Tetor 2021, 20:14 -
Kronikë
Elbasan/ Mbyllet tuneli në unazë për shkak të aksidenteve të shumta, banorët e lagjes në anën tjetër të rrugës në protestë: I bie të bëjmë 2 orë rrugë për të shkuar në qytet
Bllokimi i tunelit u bë për arsye sigurie, për shkak të numrit të lartë të aksidenteve të regjistruara, ndërsa banorët shprehen se rruga alternative për të shkuar në Elbasan, për ta është shumë larg. Ata kërkojnë një zgjidhje alternative pasi për të arritur në qytetin e Elbasanit duhet të përshkojnë 4 kilometra.
24 Shtator 2021, 10:14 -
Kronikë
ARRSH: Kompanitë të fshijnë reklamat apo logot e tyre përgjatë punimeve
Autoriteti rrugor Shqiptar nga nxjerr një urdhër ku kërkon nga të gjitha kompanitë që po ndërtojnë rrugë, ura, mbikalime, nënkalime apo mure që janë nën administrimin e këtij institucioni, të heqin reklamat apo logot e kompanive të tyre përgjatë punimeve.
23 Shtator 2021, 18:49 - Kronikë
-
Kronikë
Mallakastër/ Banorët e Visokës në protestë, kompania private e naftës u ka prishur rrugën e dëmtuar varret: Fshati më i pasur, me njerëzit më të varfër
Banorët e fshatit Visokë në Mallakastër kanë dalë sot në protestë. Shkak është bërë rruga kryesore e fshatit e cila sipas banorëve ka qenë e mirë por me ndërhyrjen e kompanisë private të naftës, "Terra oil" ajo është prishur. Banorët deklarojnë se kjo ka sjellë ndotje jo vetëm nën tokë por edhe mbi tokë
14 Qershor 2021, 11:41 - Politikë
-
Mungon infrastruktura në lagjet informale, ankohen banorët e Rrogozhinës dhe të Laçit: Nuk çojmë dot fëmijët në shkollë (VIDEO)
Në Rrogozhinë një lagje informale nuk ka rrjet të kanalizimeve, ndërsa në Kurbin ankohen për mungesën e rrugës. Kronika na njeh me shqetësimet e këtyre banorëve.
10 Mars 2021, 21:40 -
Rruga në Kurbin e degraduar! Shoferët: Lëvizja mjaft e vështirë nga gropat (VIDEO)
Rruga e Sanxhakut në Kurbin është kthyer në shqetësim për drejtuesit e mjeteve për shkak të amortizimit. Ata ankohen se nga prezenca e gropave në rrugë kalimi me mjete të vogla është shumë i vështirë.
5 Shkurt 2021, 19:21 -
1.5 metër borë, fshati Panarit në Korçë në izolim! Banorët ecin 6 orë në këmbë për të transportuar ushqimet (VIDEO)
Fshati Panarit në Korçë është në izolim të plotë ndërsa bashkia nuk ka marrë masa për hapjen e rrugës. Banorët ecin 6 orë në këmbë për të transportuar ushqimet, ndërsa mungon dhe energjia eletrike.
21 Janar 2021, 20:17 -
Temperaturat e ulëta, pas më shumë se 2 vitesh, Shkodra zbardhet nga dëbora
Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshje dëbore në shumë qytete të vendit tonë. Një shtresë e bardhë ka mbuluar dhe qytetin e Shkodrës. Reshjet kanë filluar që prej orës 20:00 mbrëmjen e sotme. Kjo është dëbora e parë në këtë qyte
17 Janar 2021, 22:08