-
Nis ndërtimi i aksit rrugor Mullet-Qeha, Veliaj: 870 shtëpi do të fillojnë të ndërtohen nga qershori (FOTO)
Pas përfundimit të projektit për rehabilitimin e fshatit “Qeha” në Petrelë dhe sistemimit të rrugëve të brendshme, Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e aksit të ri rrugor nga rrethrrotullimi në Mullet, deri tek Ura në Qeha.
3 Qershor 2020, 13:53 -
Kukës/ Rrëshqitje dherash prej reshjeve të shiut dhe dëborës, nuk ka rrugë të bllokuara (VIDEO)
KUKËS- Prej mbrëmjes së kaluar qyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu, intensiteti i të cilave erdhi në renie gjatë orëve të para të ditës.Rrëshqitje dherash e inertesh u raportuan në segmentin Kukës-Shishtavec në vendin e quajtur Ura e Zapodit. Fi
8 Mars 2020, 13:22 -
Rrezikon të shkëputet shpati i malit në Pogradec, banorët: Kemi frikë të kalojmë, rrezik nga gurët
Ndarëset e betonit në njërën anë të rrugës kryesore të qytetit të Pogradecit rrezikojnë të shemben duke rrezikuar kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve. Çdo kush mund të përballet me ketë rrezik sapo hyn në qytetin e Pogradecit në unazën kryesore të tij, ku dhe qarkullimi është i shpeshtë në çdo orar të ditës. Bashkia e Pogradecit ka bllokuar korsinë në krah të shpatit që rrezikon shembje të betonit.
16 Shkurt 2020, 16:35 -
BERZH 50 milionë $ hua për përmirësimin e infrastrukturës në Vlorë-Orikum, Shëngjin-Velipojë, Librazhd-Bulqizë
Programi parashikon dhënien e një shume prej 50 milionë dollarëve, në formën e huasë, për përmirësimin e infrastrukturës në tri akse rrugore lokale në vendin tonë që prekin zonën Vlorë-Orikum; Shëngjin-Velipojë dhe Librazhd-Bulqizë.
10 Shkurt 2020, 14:41 -
Dy raste TIPIKE të shoferëve që kanë nevojë për 'testin e idiotit' - VIDEO Ekskluzive
Një Toyota dhe një Range Rover, nuk kanë pritur në radhë si të gjitha automjetet e tjera por kanë parakaluar edhe pse rruga është me vizë të pandërprerë përvetë faktin se është vetëm me dy korsi të vetme për dy kahe të ndryshme. Për më shumë shikoni dy momentet që mund të ishin kthyer në tragjedi në rrugë.
19 Janar 2020, 17:54 -
Rrugët e reja që kanë shpresa të realizohen në 2020-ën, projekti madhor aksi Thumanë-Kashar me pagesë (VIDEO)
Shumë projekte infrastrukturore pritet të marrën dritën jeshile të realizimit këtë vit. Ndër projektet më të bujshme janë loti 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë, aksi rrugor Thumanë-Kashar, ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës, hekurudha Tiranë – Durrës si dhe fillimi i punimeve për aeroportin e Vlorës.
5 Janar 2020, 14:03 -
Rruga Roskovec-Berat totalisht e amortizuar, ankohen shoferet! Kryebashkiakja: Do të gjejmë një zgjidhje (VIDEO)
Aksi nacional prej 5.2 km Roskovec-Berat është kthyer në një shqetësim për drejtuesit e mjeteve. Në të gjithë gjatësinë e tij është e amortizuar. Drejtuesit e mjeteve ankohen se po ju dëmtohen makinat. Këtë problematikë e pranon edhe kryebashkiakja e Roskovecit, e cila shprehet se shumë shpejt do gjendet një zgjidhje.
26 Tetor 2019, 19:47 -
Kukës, banorët mbledhin fonde për rrugën, por s'u mjaftojnë, thirrje bashkisë: Na ndihmoi, mos ejani vetëm për vota
22 familje në fshatin Shtiqën në Kukës po mbledhin fonde për të rregulluar rrugën e lagjes që është e pakalueshme. Pavarësisht se janë mbledhur goxha fonde, organizatorit të kësaj nisme Shkëlqim Basha i bën thirrje bashkisë dhe bizneseve për ndihmë.
22 Shtator 2019, 20:21 -
Veliaj: Mbajta premtimin, punimet në Rrugën e Elbasanit përfundojnë brenda 15 shtatorit
Rruga “Kadri Kërçiku” dhe dy degëzimet e saj, po shtrohen me asfalt, trotuare dhe ndriçim LED, kanalizime të ujërave të zeza dhe ujërave të bardha, sistemimi i linjave të internet-telefonisë, krahasuar me rrugën me gropa e pa ndriçim të disa kohëve më parë. Banorët dhe studentët do të kenë rrugën e re para fillimit të shirave sipas kryebashkiakut.
27 Gusht 2019, 13:05 -
'Kalojnë si të tërbuar'...Kalimtarët në aksin Korçë-Pogradec mes përmes rrugës: Jemi me fat! (VIDEO)
Një ndër akset më të rëndësishme në vend siç është ai Korçë-Pogradec nuk plotëson standardet e sigurisë për shkak se mungojnë nënkalimet apo mbikalimet, duke i detyruar qytetarët të kalojnë mes për mes. Problem tjetër janë edhe shitësit ambulantë anash këtij aksi.
20 Gusht 2019, 17:34 -
Investohet në Kombinat, Veliaj: Do vazhdojmë si efekt domino edhe në lagjet e tjera
Ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës që lidh qendrën e Tiranës me Kombinatin, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë. Është vendosur infrastrukturë dhe sinjalistikë për të gjithë kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve.
18 Gusht 2019, 13:23 -
Rruga e Lumit të Vlorës, vazhdon puna në Lotin 2, përfitimet që sjell projekti
Aksi do të krijojë një lidhje përfundimtare mes fshatrave të Vlorës, si dhe mes Vlorës e Himarës, duke i mundësuar që i edhe banorët e Tepelenës dhe qyteteve të tjera që vijnë nga ana tjetër e Shqipërisë, të kenë akses të shpejtë në bregdet.
29 Korrik 2019, 13:57 -
Rruga 'Klubi i Shoferit' në Divjakë e shkatërruar, banorët: Po na rrezikohet jeta, ka rrëshqitje të mëdha (VIDEO)
Rruga “Klubi i Shoferit” në Divjakë është bërë një gangrenë e vërtetë, pasi prej disa vitesh nuk është vënë dorë në këtë aks rrugor. Ajo paraqet problem serioz për jetën e drejtuesve të mjeteve, pasi asfalti ka rrëshqitur në disa pjesë të saj, duke u bërë shpesh herë shkak për aksidente.
11 Korrik 2019, 16:45 -
Rehabilitohet rruga 'Sokrat Miho' në Tiranë
Kur temperaturat i kanë kaluar 35 gradë celcius, punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve kanë vijuar me punët në terren.Gjatë ditëve të fundit, ekipi i Bashkisë ka ndërhyrë në rrugën "Sokrat Miho" për mirëmbajtjen e shtresave asfaltike."Edhe në k&am
6 Korrik 2019, 09:58 -
Novoselë, nis asfaltimi i rrugës së fshatit Trevllazër/ Leli: Paralelisht, edhe furnizimi me ujë pijshëm
Ka nisur sot asfaltimi i rrugës në fshatin Trevëllazër në Vlorë. Dritan Leli pa nga afër punimet nga ku u shpreh se paralelisht me rrugën do të fillojë puna edhe për furnizimin me ujë të pijshëm të fshatit, ndërsa brenda javës së ardhshme do të përfundohet riparimi i rrjetit elektrik të tensionit të mesëm.
15 Qershor 2019, 18:07 -
Drejt përfundimit loti 3 i aksit Elbasan-Banjë, përfitojnë shtatë fshatra
Ministrja Belinda Balluku u shpreh se aksi në fjalë është i rëndësishëm pasi lidh shtatë fshatra duke theksuar se ndërtimi i këtij segmenti është pjesë e strategjisë së qeverisë për të krijuar një rrjet rrugor i cili lidh në mënyrë më të shpejtë dhe më të shkurtër komunitetet.
10 Maj 2019, 09:22 -
Nis shtrimi i rrugës së Torovicës, Rama lule 'politike' banorit, zbulon se për kë ka votuar
Pas 25 vitesh ka nisur të shtrohet rruga e Torovicës. kryeministri Edi Rama inspektoi punimet nga afër, ku në prani të banorëve tha se rruga do të jetë e përfunduar për krishtlindje. Kreu i qeverisë u prit me një buqetë me lule nga banorët e zonës, por zgjodhi t'ia japë një zotërie të pranishëm.
6 Prill 2019, 11:31 -
E amortizuar ndër vite, restaurohet rruga e kalldrëmtë e Kalasë në Berat (VIDEO)
Rruga "Mihal Komneno" është hyrja kryesore dhe aksesi më i shkurtër që lidh Beratin me një ndër lagjet muzeale të qytetit, lagjen “Kala”. Kjo rrugë, tashmë e restauruar pas amortizimit që kishte pësuar ndër vite, e bën më lehtë të arritshme kalanë, monumentetin simbol të qytetit.
17 Mars 2019, 12:44 -
Rruga e re Qafë Thore-Theth, hapet gara për ndërtimin
Projekti për ndërlidhjen e rrugëve rajonale dhe lokale i mbështetur nga Banka Botërore është tashmë në fazën e prokurimit të disa prej komponentëve të saj. Fondi Shqiptar i Zhvillimit si insitucioni zbatues i saj njoftoi se tashmë ka hapur garën për rrugën e re Qafë Thore-Theth, e cila pritet të zgjidhë çështjen e transportit më komod në një nga zonat më të frekuentuara turistike malore në vend. Referuar të dhënave rruga do të jetë 16 kilometra e gjatë dhe synohet rikonstrukrimi i plotë i saj.
15 Mars 2019, 09:14 -
Grafite antishqiptare në rrugën e fshatit minoritar: F**k Albania! (VIDEO)
Grafite antishqiptare janë shkruar në një rrugë, jo më larg se 500 metra larg bashkisë së fshatit Finiq. Shënimet antishqiptare dhe ofenduese në rrugë, janë parë me shqetësim nga banorët që kalojnë në rrugë.
20 Shkurt 2019, 14:43 -
Bashkia Tiranë përfundon ndërtimin e rrugës mbi Përroin e Gjerozës
Bashkia Tiranë ndërton rrugën mbi Përroin e Gjerozës, e cila ishte një nga hapësirat më të degraduara në kryeqytet. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se falë investimit të Bashkisë është kthyer në hapësirë dinjitoze për qytetarët.
13 Shkurt 2019, 19:15 -
Rruga e plazhit të Bizës e amortizuar, banorët: Këtu kalohet vetëm me hajvanë, kjo është mirëqenia e zonës!
Segmenti rrugor prej 5 km që lidh Ishmin me plazhin e Bizës në rrethin e Durresit prej vitesh është krejtësisht i amortizuar. Përvec gjendjes skandaloze të rrugës një problem tjetër janë edhe mbetjet në këtë pjesë të bregdetit.
17 Gusht 2018, 17:23 -
Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e rrugëve “Migjeni” dhe “Kadri Roshi” në Kashar
Një investim i rëndësishëm ka nisur nga Bashkia e Tiranës në zonën e Kasharit që do të lehtësojë lëvizjen e mijëra banorëve të cilët jetojnë në këtë zonë që është populluar së tepërmi vitet e fundit
16 Korrik 2018, 10:42 -
Aksi Korçë-Polenë në gjendje të amortizuar, banorët: Shteti të ndërhyjë për këtë rrugë
Banorët e Korçës bëjnë apel për ndërhyrje në aksin rrugor Korçë-Polenë. Sipas tyre rruga është tërësisht e amortizuar, ndërsa shtojnë se mungon ndriçimi dhe sinjalistika rrugore, gjë që sjell edhe më shumë aksidente.
12 Korrik 2018, 20:34