-
Ngritja e Kushtetueses/ Dvorani: Në gusht dërgojmë emrat e parë, Kuvendi dhe Meta, nuk i bllokojnë dot (VIDEO)
Puna për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese ka nisur dhe në fillim të gushtit emrat e kandidatëve të parë pritet t’i drejtohen Kuvendit dhe Presidentit. Kreu i Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani deklaroi se ligji parashikon se procesi nuk do mund të bllokohet edhe nëse presidenti nuk do shprehet me vendimmarrjen përkatëse.
22 Korrik 2019, 18:39 -
Gjykata Kushtetuese/ KED: Lista me tre gjyqtarët është gati, presim të kalojnë Vetting-un
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka gati renditjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese në rast se procesi i Vetting-ut kalon me përparësi tre gjyqtarët që garojnë për një mandat. Të kontaktuar nga ReportTv , 'KED' sqaroi se janë në pritje se çfarë do vendos Vetting-u për Ilir Mustafaraj, Regleta Panajoti dhe Anila Kristanin e më pas ti dërgojnë listën për votim parlamentit.
13 Qershor 2019, 17:05 -
Kushtetuesja funksionale brenda verës, KED gati renditjen e kandidatëve
Kushtetuesja do ketë 7 anëtarë nga 9 të tillë brenda dy muajve, ja procedura e zgjedhjes nga Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, asnjë mundësi për bllokim. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e rrëzuar nga veprimi i ligjit të Vetingut, do të jetë funksionale brenda kësaj vere, me të paktën 7 anëtarë nga 9 gjithsej.
12 Qershor 2019, 07:26 -
Qeveria i jep 130 milion lekë shpërblim KED
Qeveria ka miratuar sot një vendim i cili ka parashikuar të shpërblejë me 130 milion lekë të vjetra 8 anëtarë të KED-së si edhe ekspertë që asistojnë punën e tyre. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organi i ri i ngritur në sistemin e drejtësisë i cili parashikon ndër të tjera miratimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si edhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.
10 Maj 2019, 22:27 -
Ambasadori i BE takohet me kreun e KED-së, Soreca: Ju garantojmë mbështetje absolute
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin ku bën të ditur se ky institucion ka mbështjetjen absolute të Bashkimit Europian, për vijimin dhe zbatueshmërinë e detyrave të saj.
11 Shkurt 2019, 17:47 -
Konstituohet KED, zhbllokohet procesi për zgjedhjen e gjyqtarëve të Kushtetueses
Këshilli Emërimeve në Drejtësi është konstituuar këtë të martë. Në mbledhjen e parë të KED ku nuk kanë munguar prania e ndërkombëtarëve është rënë dakord për përcaktimin e kritereve të përzgjedhjes së kandidatëve që plotësojnë kriteret për t'u bërë anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
15 Janar 2019, 10:08 -
Pas KLGj, KLP dhe garës për SPAK drejt konsituimit edhe KED
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet që më 15 janar të nisë përzgjedhjen e gjyqtarëve që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa një tjetër rend dite i KED-së është edhe hapja e garës për inspektorin e lartë të drejtësisë, i cili me ndryshimet ligjore kontrollon funksionimin e të gjithë sistemit.
11 Janar 2019, 12:51 -
Në 3 janar nis punën Këshilli i Emërimeve në Drejtësi/ Në krye të KED gjyqtari Ardian Dvorani
KED pritet që të nis menjëherë nga puna duke bërë verifikimin e gjyqtarëve dhe kandidatëve që plotësojnë kriteret për gjyqtarë Kushtetuese çka do të zgjidhte dhe ngërçin e kësaj Gjykate.
22 Dhjetor 2018, 11:23 -
Kuvendi hedh shortin/ Zgjidhen tetë anëtarët e KED-së, një vend mbetet bosh nga Prokuroria e Apelit (EMRAT)
Shorti ka nxjerrë 8 fitues duke lënë një vend vakant nga Gjykata e Apelit. Ngritja e KED dhe bërja e këtij institucioni funksionale, pritet të plotësojë edhe shtatë vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
7 Dhjetor 2018, 09:13 -
Presidenti Meta refuzoi, Kuvendi hedh nesër shortin për zgjedhjen e anëtarëve të KED
Presidenti Ilir Meta kishte afat për të hedhur shortin deri më datë 5 dhjetor por kreu i shtetit ashtu si edhe një vit më parë vendosi që të mos e hedhë shorteun pasi sipas tij ka një vakum ligjor.
6 Dhjetor 2018, 19:21 -
Emrat për KED, Presidenti Ilir Meta nuk hedh shortin: Ka vakum ligjor
Burime për Report Tv bëjnë me dije se as këtë vit shorti për KED nuk do të hidhet në Presidencë. Lista me emrat që pritet të mbushin shtatë vendet vakante në Gjykatën Ksuhtetuese iu dorëzuan presidentit Ilir Meta nga prokuroja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.
26 Nëntor 2018, 11:42 -
Zbardhet lista e emrave për KED, Marku: Kriteret i plotësoj vetëm unë dhe Fatjona Memçaj
Prokurorja Arta Marku ka dorëzuar në Presidencë listat e reja për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Në listë bëjnë pjesë plot 37 prokurorë dhe sipas Markut nga të gjithë emrat kriteret i plotëson vetëm ajo dhe Fatjona Memçaj.
19 Nëntor 2018, 11:02