-
Siguria e Bashës në rrezik? Lleshaj: S’kam asnjë informacion që është kërcënuar (VIDEO)
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Vlora deklaroi sot se nuk ka asnjë informacion se është kërcënuar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Më pas ministri foli edhe për incidentet në Shkodër, ku PD-ja dhe policia bashkiake nuk lejuan që të futen anëtarët e KZAZ-së. Sandër Lleshaj, referuar Voltana Ademit tha se kryetarët e bashkive dhe individët duhet ta heqin nga mendja fjalën dhunë dhe se zgjedhjet do të bëhen në 30 Qershor.
18 Qershor 2019, 10:56