-
Vajza që u mbyt në kanionin e Holtës pas pak ditësh ikte për në Gjermani (Profil)
Desantila Sollaku u mbyt pasditen e se dielës në kanionin e Holtës ndërsa 6 persona të tjerë u shpëtuan. Shkak u bë vërshimi i fuqishëm i ujërave të lumit nga shirat. 25-vjeçarja jetonte në Savër të Lushnjes, ndërsa bashkë me familjen kishte vendosur të kalonin fundjavën në Holtë. Në momentin e vërshimit të ujërave brenda në kanion ishin 105 persona të cilët kishin ardhur në disa grupe.
14 Korrik 2019, 22:18