-
Legalizoi 3 vila që ende nuk ekzistonin në Farkë, arrestohet në Tiranë ish-drejtori i ALUIZNI-t, Afrim Ismaili
Shefi i ALUIZNI-t për ndërtimet në fshatra prej 1 jave në burg, i legalizoi tre vila të pa ndërtuara biznesmenit Arben Reli. Ky i fundit ka përdorur dy emrat e djemve të tij për të bërë vetëdeklarimin në zyrën e ALUIZNI-it dhe më pas ka vijuar procedurat në kundërshtim të hapur të ligjit dhe rregullores, për legalizimin e objekteve që në fakt nuk ekzistonin fare në terren.
19 Nëntor 2019, 18:47