-
Anti-informaliteti/ Lirohen plazhet e zaptuara në Durrës dhe Lezhë, hetim drejtorëve të Tatimeve, 100 biznese në listën e zezë (VIDEO)
Në kuadër të aksionit anti-informalitet, policia e shtetit vijon lirimin e hapësirave publike në plazhe në Durrës dhe Lezhë. Sipas burimeve të Report Tv janë 100 subjekte me 30 mijë shezlonge të vendosur në mënyrë të paligjshme në listën e zezë si shkelës të ligjit në Sarandë, Velipojë, Tale dhe Durrës. Shezlonget janë vendosur nga biznese të pa licencuar që kanë shkelur kontratat e qirave me pushtetin lokal dhe nga ata që nuk japin kupon.
3 Gusht 2019, 10:30