-
Feja dhe etnia me dëshirë! CENSI miratohet në komision! INSTAT rrëzon Beqajn: Orientimi seksual vetëm në anketë
Është miratuar pas dy vitesh në Komisionin e Veprimtarisë projektligji për Censin e Popullsisë dhe të Banesave. Diskutimet u përqendruan tek deklarimi i etnisë dhe fesë, edhe pse ajo do të jetë një përgjigje me dëshirë. Ndërkohë propozimi që ka bërë më shumë bujë ka qenë i deputetit Ilir Beqaj i cili kërkoi që në pyetësor të përfshihet edhe orientimi seksual por që nuk është pranuar. Censi do të zhvillohet vitin e ardhshëm.
3 Nëntor 2020, 16:22 -
Tatim nga 15%-50% për hidrokarburet, financat: Deri tani tatim fitimi nuk ishte i njëjtë për çdo kompani
Kompanitë që operojnë në sektorin e operacioneve hidrokarbure do të paguajnë tatim fitim nga 15% deri në 50% nga viti 2021. Në këtë tatim do të përfshihen edhe nën-kontraktorët ndryshe nga sa ndodh aktualisht. Praktikë që deri më sot ka sjellë një gropë financiare në buxhetin e shtetit.
13 Tetor 2020, 09:26 -
Krijohet Agjencia e Shpronësimit, Artan Shkreli: Do të ngrihet grup i specializuar për gjyqet me pronat
Është miratuar në Komisionin e Veprimtarisë ngritja e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve, që do të merret me shpronësimin e çdo prone për interes publik. Por kjo agjenci le të pandryshuar çmimet aktuale të shpronësimit të pronës. I pranishëm në komision zëvendësministri i Infrastrukturës Artan Shkreli tha se shteti ka humbur 90% të gjyqeve sa i takon këtij problemi dhe fatura financiare është e lartë.
27 Janar 2020, 16:31 -
Deri në tre vite burg për ata që shesin ushqime të skaduara
Kush do abuzojë me ushqimin, do falsifikojë produktet dhe do përdorë kimikatë do të dënohet me burg. Komisioni i Veprimtarisë prodhuese miratoi ndryshimet në Kodin penal, duke konsideruar krim cdo abuzim me produktet ushqimore.
6 Qershor 2019, 22:04 -
Protestat e banorëve në Shkozë, Artan Lame: Kanë të drejtë, shteti nuk e përfundoi procesin e legalizimit
Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Artan Lame u shpreh se ndarja e tokave është bërë me një proces abuziv dhe për këtë arsye banorët protestojnë. Lame ka folur edhe në lidhje me projektin e Unazës së Madhe.
4 Dhjetor 2018, 10:25 -
Paketa Fiskale/ Kromi dhe zhavorret bituminoze, Komisioni parlamentar kërkon ndryshime
Akciza për zhavorret bituminoze u propozua të ishte 2 lekë/kg, por, pas kundërshtimeve të aktorëve të tregut dhe ndërhyrjeve të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ajo do të korrigjohet duke e përgjysmuar.
23 Nëntor 2018, 07:31 -
Pranohet dekreti i Metës, hapet gara për Teatrin Kombëtar/ Report Tv siguron draftin
REPORT TV siguron draftin e propozuar nga shumica me ndryshimet që parashikohen që të bëhen në ligjin e ri për Teatrin Kombëtar, pas kthimit nga Presidenti dhe sugjerimeve nga Brukseli. Pika kryesore që pëson ndryshim është hapja e garës
18 Shtator 2018, 15:29 -
Vijon debati për Teatrin Kombëtar, Shalsi-Bojaxhiut: Përse në 20 vite nuk ka asnjë kërkesë që të shpallet Monument Kulture?!
Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese u diskutua sot Projektligji për “Teatrin Kombëtar”. Përfaqësuesit e Sindikatës të Skenës dhe Ekranit, arkitektë-restauratorë kërkojnë që godina të ruhet për vlerat që mbart.
3 Korrik 2018, 22:33 -
Rritja e çmimit të bukës, ERE ju përgjigjet prodhuesve
Enti Rregullator i Energjisë Elektrike njofton se nuk do të pranojë kërkesën e furrave të bukës për të përgjysmuar çmimin e energjisë, nëse në subjektet e tyre tregtare, shiten veç bukës edhe produkte të tjera si ëmbëlsirat apo produktet e bulmetit.
2 Maj 2018, 11:47