-
Nis dixhitalizimi i hartave kadastrale në Tiranë, drejtori: Jo më mbivendosje pronash
Ka nisur procesi i dixhitalizimit të hartave kadastrale nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Aktualisht po punohet në 147 zona në qarkun e Tiranës, ku hartat e reja të pronave do të jenë më të sakta. Drejtor i regjistrit dhe hartografisë, Redi Curri, pranë Kadastrës shprehet se paralelisht po punohet edhe për dixhitalizimin e regjistrit të pronave.
18 Shtator 2019, 20:19