-
Raporte mjekësore fiktive, hetohen 3 punonjës të bashkisë Prrenjas
Tre punonjës të bashkisë Përrenjas janë duke u hetuar nga Administrata Publike e kësaj bashkie pasi dyshohet se kanë paraqitur raporte fiktive duke sajuar sëmundje. Prej afro 1 muaji ata qëndrojnë pushim dhe pagat e tyre janë aktive. Për këtë hetim sipas informacioneve është vënë në dijeni edhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
5 Nëntor 2019, 07:29