-
AMA kundër projektligjit për mediat online: Ndrydh lirinë dhe anashkalon direktivat e BE
Me tre vota kundër dhe dy pro, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka rrëzuar pr/ligjin e qeverisë 'Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë', ose paketën e Anti Shpifje. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, tre anëtarët Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj me argumentin se propozimet e qeverisë ndrydhin lirinë e mediave dhe mbi të gjitha, sipas tyre është anashkaluar një nga parimet më të rëndësishme, siç është ai i vetërregullimit.
18 Nëntor 2019, 18:05