-
Deponimi i diversantit: Si na stërvisnin amerikanët në kampet e Gjermanisë për të desantuar në Shqipëri kundër Enver Hoxhës
Memorie.al publikon disa dokumente arkivore me siglën ”Sekret” ku zv/ministri i Punëve të Jashtëme të Shqipërisë, Mihal Prifti, në vitin 1951, i dërgon një relacion të qeverisë shqiptare Kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Padilla Nervo, ku midis të tjerash citon disa nga dëshmitë e dhënë para gjyqit të diversantëve që u përgatitën nga Zbulimet Perëndimore në kampet e Gjermanisë Perendimore, si Selim Daci, Muhamet Hoxha, etj., nën kujdesin e Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe personalisht, Abaz Kupit, Abaz Ermenjit, Gaqo Gogos, etj.
23 Nëntor 2019, 13:56