-
Shërbimet online, Lleshaj: Revolucion në fushën e administrimit dhe shërbimit ndaj qytetarëve
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj inspektoi zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Njësinë Bashkiake 1 dhe 2 në Tiranë, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj. Ministri e konsideroi ofrimin e shërbimeve online, një revolucion të vërtetë në aspektin e shërbimit ndaj qytetarëve.
8 Janar 2020, 16:02 -
Aplikimet për tapitë e pronave online tek noterët! Lame: Zhduket korrupsioni dhe shushunjat, në fund të janarit kalon ligji i pronave (VIDEO)
Aplikimet për tapitë e pronave dhe shërbimet e tjera që ofrohen nga zyrat e kadastrës do të bëhen online pranë notereve. Kreu i Kadastrës Artan Lame nënshkoi sot një marrëveshje më dhomën e noterëve. Ai tha ky bashkëpunim zhvendos aplikimet ndërmjet dy institucioneve duke pas 'pa pasur nevojën e mjetit të stërlashtë, posta, apo këmbët e qytetarit'.
8 Janar 2020, 13:32 -
Shërbimet online/ Rama: Këto që funksionojnë si sportele, do kthehen në zyra shërbimi! Nëse ju vonohet një dokument s'penalizoheni ju
Kryeministri Edi Rama ishte sot në zyrën e ADISA-s (Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara), ku do të aistohen qytetarët për 472 shërbimet e reja online, përpos 15 shërbimeve të ofruara më herët.
7 Janar 2020, 15:00 -
472 shërbime kalojnë online, rruga që duhet të ndiqni për të aplikuar për dokumentet
Por si mund të bëhet një aplikim online? Çdo qytetar mund të regjistrohet te e-Albania nga kompjuteri ose telefoni. Dokumentet shoqëruese që jepen nga shteti sigurohen nga punonjësi, ndërsa qytetari duhet të bashkëngjisë vetëm vetëdeklarimet dhe dokumente që jepen nga privati.
5 Janar 2020, 18:24 -
Shërbimet online/ Manastirliu: 41 shërbime online nga 1 janari. Fund rradhëve të pritjes dhe rryshfetit
91 % e shërbimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të jepen online brenda vitit 2020. Nga 1 Janari 41 shërbime online. Do të jenë 40 sportele të cilat do të dedikohen gjatë kësaj periudhe informacionit ndaj qytetarëve për të aplikuar edhe për të aksesuar platformën e-albania.
3 Janar 2020, 11:14 -
Katër dokumentet që do i merrni online nga Arkivi Qendror i Ndërtimit nga janari (VIDEO)
Nisma për dixhitalizimin e shërbimeve vjen në kuadër të vendimit të kryeministrit Edi Rama, që deri në fund të vitit 2020, 91% e shërbimeve që sot ofrohen në sportele, qytetarët të mund t’i aksesojnë online.
30 Dhjetor 2019, 14:48 -
Nga 1 janari 2020, 472 shërbime do të jepen online, ja si mund të aplikoni! Rama: Dokumentet i siguron vetë shteti (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nga 1 janari i vitit 2020 do të nisë revolucioni digjital për qytetarët. 472 shërbime që deri sot kërkohen në radhë nëpër sportele, do të kërkohen me aplikime online përmes smartfonit apo kompjuterit.
27 Dhjetor 2019, 12:18 -
Balluku: Brenda vitit të ardhshëm 91% e shërbimeve bëhen online! Trajnim për ata që nuk kanë mundësi të përdorin kompjuter (VIDEO)
Brenda vitit 2020, rreth 91 % e shërbimeve shtetërore pritet të bëhen online. Kjo ka qenë deklarata e ministres së Energjisë dhe Infrastrkturës Belinda Balluku teksa vizitoi sot prezantimin e shërbimeve online në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë.
26 Dhjetor 2019, 11:57