-
JA PROVA se Belle Air dhe 'Fly Ernest' kanë të njëjtët bashkëpronarë! A do të sekuestrohen aksionet për të shlyer borxhet e familjes Xhelo?!
INVESTIGIMI/ Pas zbulimit të skandalit se familja Xhelo e "Belle Air" fshihej pas "Fly Ernest", Report TV publikon FAKTET. Ilir Xhelo, ish pronar i ''Belle Air'' fallimentuar në vitin 2013 duke lene nje borxh prej 56 milion euro është aktualisht drejtor i përgjithshëm i 'Ernest s.p.a', nderkohe qe vajza e tij, Elza Xhelo, rezulton ortake te kompania e re. Pse Aviacioni CIvil nuk ndërhyri, kur i dinte precedentët e Ilir Xhelos?
13 Janar 2020, 19:08 -
Mashtrimi i dytë/ Pronarët e ‘Belle Air’ fshihen edhe pas ‘Fly Ernest’ (Investigimi dhe dokumentet)
EKSKLUZIVE/ Pezullimi i licencës së “Fly Ernest”, që dje ka ndërprerë të gjitha fluturimet, ka lënë në baltë mijëra udhëtarë që kishin blerë bileta te kjo kompani. Ky falimentim duket se i ngjan skandalit të kompanisë “Belle Air” që falimentoi në vitin 2013. Pas një investigimi, Report Tv ka zbuluar se pas kompanisë "Fly Ernest" fshihet familja Xhelo, ortake gjithashtu e kompanise "Belle Air". Ilir Xhelo, ish-pronari i ‘Belle Air’ shiti 52 mijë bileta në 2013 dhe me pas shpalli falimentimin duke lene nje borxh prej 56 milione euro.
12 Janar 2020, 11:37