-
'Siguria' kalon amnistinë me dy ndryshime! Penalizohen hajdutët, përfitojnë ndërtuesit pa leje! Braho: Të lirohen të gjitha gratë
Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi në mbledhjen e sotme vendimin e qeverisë për amnistinë, por me dy ndryshime. Ndryshimi i parë lidhet me penalizimin e të gjithë atyre që janë dënuar për shkak se kanë vjedhur. Në amnisti u miratua edhe propozimi i dytë i Felajt, që ata që janë dënuar për ndërtim pa leje të lirohen nga burgu.
22 Janar 2020, 07:44