-
Vëllai i Jan Prengës në Angli mbajti 'peng' kokainën për 'rritje rroge', bandat e Vlorës e Shijakut iu përgjigjën me 'të njëjtën monedhë' (VIDEO)
Detaje nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës. Gazetari Elton Qyno zbërthen grupin e personave në kërkim, 3 nga Vlora dhe 1 nga Shkodra, që dyshohet të jenë të përfshirë në pengmarrjen e shumë personave të tjerë në Vlorë. I arrestuari i pestë, Festim Bexhdili dyshohet se dogji rrobat e Jan Prengës. 49-vjeçari hyri me këmbët e tij në resort, doli i pajetë pas 8 orësh mbajtur në krahë nga disa persona. Përgjimet në Angli ndaj vëllait, Astrit Prenga zbuluan grupin e pengmarrësve, vëllezërit Hajri. Ai mbajti peng 283 kg kokainë duke mos e dorëzuar në destinacion duke i bërë presion grupit kriminal që të paguhej më shumë. Iu kundërpërgjigjën duke i vrarë vëllanë.
29 Janar 2020, 13:47