-
OSHEE, zyra të reja në Vlorë/ Balluku: Rrisim cilësinë e shërbimit! Leli: Ofron garanci
Në qytetin e Vlorës, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka përfunduar një investim të rëndësishëm, i cili përfshin ambientet e reja të Qendrës së Kujdesit ndaj Klientit si dhe sallën SCADA, të kontrollit të automatizuar. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli dhe Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Vlorë, Erion Osmanaj kanë inspektuar nga afër investimin e kryer.
13 Shkurt 2020, 14:19