-
Sekretari amerikan i Shtetit, Michael Pompeo i bën thirrje Kosovës: Hiqni tarifat ndaj mallrave serbe
Sekretari i Shtetit Michael Pompeo i bëri thirrje Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe. Sipas njoftimit të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, gjatë takimit me Presidentin Hashim Thaçi, Pompeo përshëndeti zgjedhjet e fundit dhe formimin e qeverisë së re, ndërsa "pret që Kosova të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që popujt e të dy vendeve të kenë përfitimet maksimale ekonomike dhe tregëtare, një hap ky jetik për të rifilluar bisedimet për normalizmimin e përgjithshëm të marrëdhënieve".
27 Shkurt 2020, 04:28