-
Piloti dhe avokati Delo Isufi, hobi i tij i veçantë, poezia
Lexon poezitë e pilotit Delo Isufi, dhe në brazdat e tyre të shfaqet heroi lirik, që duket sikur rend, herë mbi supersonikun krahëzjarrtë, për të mundur errësirën,borën e shiun,herë “me këmbët e Anteut mbi tokë”,duke rendur sallavave gjyqsore për të mbrojtur klientët e tij dhe herë për të zbuluar e pikturuar me penelë bukuritë e rralla të natyrës shqiptare dhe dimensionet e vlerave njerëzore.Edhe buzëqeshja e sinqertë e poetit, edhe vjershërimi i tij i ëmbël, e kanë burimin tek shkëlqimi i yjeve dhe romantika e hënës, tek bukuritë e rralla të natyrës dhe pesha e ëndrrave. Kjo vjen, nga që Delo Isufi u lind dhe jetoi mes antinomisë së diellit dhe errësirës, mes bukurisë së hënës dhe yjësisë.
4 Mars 2020, 19:21