-
Skrapar- Vrau në mënyrë makabre fqinjin për tokën/Mbrojtja kërkon që të shtrohet në spital psikiatrik, Gjykata e lë në burg!
Gjykata e Beratit ka vendosur masën "Arret me burg" për 36-vjeçarin Hamza Çela, i cili masakroi dhe vrau me thikë komshiun dhe të afërmin e tij 77-vjeç Ramadan Çela. Pas vrasjes makabre të komshiut dhe të afërmit të tij Raman Çela në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit mbrëmjen e së Henës,autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është përballur sot me "togat e zeza" të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për t'u njohur me masën e sigurisë.
13 Maj 2020, 15:40 -
'Mos hajde më këtu të punosh, se toka është e imja'/ Detaje nga vrasja horror në Skrapar e 77-vjeçarit, shkak konflikti për pronën (VIDEO)
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen horror në fshatin Jaupas të Skraparit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak ka qenë konflikti për pronën që i mori jetën77-vjeçarit, Ramadan Çela. Kushëriri i tij, njëherazi dhe fqinj, mësohet t'i ketë thënë 'Mos hajde më këtu të punosh, se toka është e imja' dhe pas një debati, ka shkuar ka marrë thikën dhe më pas e ka vrarë në mënyrë makabër.
12 Maj 2020, 08:24