-
Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, dy kadetët e parë nga Kosova të diplomuar në West Point
Për herë të parë në akademinë ushtarake prestigjoze të Uest Pointit në Shtetet e Bashkuara, u diplomuan dy kadetë nga Kosova. Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku janë ushtarakët e rinj që do t’u shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Presidenti Trump mbajti fjalimin në ceremoninë e veçantë të diplomimit këtë vit që u zhvillua në kushtet e pandemisë.
14 Qershor 2020, 20:40