- Kronikë
-
Kronikë
Zjarr në pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz të Patosit, era e fortë dhe temperaturat e larta favorizojnë flakët
Një vatër zjarri ka përfshirë këtë pasdite pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, bashkia Patos. Zjarrfikësja e Fierit dhe Patosit ndodhen në vendngjarje, por për shkak të temperaturave të larta, erës së fortë dhe terrenit të vështirë, vështirësojnë punë e tyre.
17 Korrik 2021, 16:41 -
Kronikë
Kultivonin bimë narkotike, arrestohet 20-vjeçari në Patos, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij
Një 20-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Patos pasi është konstatuar nga forcat e Policisë se kultivonte bimë narkotike të dyshuar kanabis. Ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, 36 vjeç.
17 Korrik 2021, 08:42 -
Kronikë
Zjarr në vreshtat e Patosit, digjen 5 ha tokë me pemë frutore dhe ulliri (VIDEO)
5 hektarë tokë me pemë frutore e ullinj janë përfshirë nga një zjarr i fuqishëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kasnicë të Bashkisë së Patosit. Si rezultat i zjarrit janë djegur 80 pemë qershi dhe 100 rrënjë ulliri.
14 Korrik 2021, 11:35 -
Kronikë
Aksident në orët e para të mëngjesit, mjeti me 4 anëtarë të një familjeje del nga rruga, plagoset kryefamiljari! Në makinë edhe 2 fëmijë
Një aksident që për fat të mirë rezultoi vetëm me 1 të lënduar është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Një mjet, ku udhëtonin katër anëtarë të një familjeje, mes tyre dhe dy fëmijë, ka dalë nga rruga për shkak të përgjumjes së kryefamiljarit pasi ktheheshin nga Greqia.
11 Korrik 2021, 08:11 -
Kronikë
Aksidentohen dy makina në Patos, njëra prej tyre përfundon në derën e shtëpisë së një vile! I përfshirë edhe një autobus (Video)
Nga përplasja njëra nga makinat ka përfunduar në derën e shtëpisë së një vile private anash rrugës. Gjithashtu në aksident është përfshirë edhe një autobus që ka pësuar vetëm gërvishtje.
5 Korrik 2021, 15:29 -
Kronikë
Patos, zjarri përpin pemë e shkurre në pyllin Drenias, zjarrfikëset në ‘luftë’ me flakët (VIDEO)
Ditën e sotme një vatër zjarri ka rënë në pyllin e Drenies në Patos, ku flakët kanë përpirë me pemë e shkurre. Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për shuarjen e tyre.
4 Qershor 2021, 17:27 -
Kronikë
E ndërtuar rreth viteve 1800, rrënohet kisha dhe varret e vjetra të Dukasit në Fier (VIDEO)
Kisha e Dukasit në Patos, e ndërtuar rreth viteve 1800 rrezikon shembjen totale, ndërsa rrëshqitja e dherave ka bërë që varrezat rreth objektit të kultit të shkatërrohen dhe eshtrat të dalin në sipërfaqe
3 Qershor 2021, 16:53 -
Kronikë
Tentuan të merrnin peng dhe plagosën një person në Fier në gusht të 2020, arrestohet 1 nga 5 autorët
Bëhet me dije se është arrestuar Viktor Selmanaj, banues në Patos, i cili, së bashku edhe me 4 persona të tjerë më 17 gusht të 2020 në afërsi të stadiumit në Patos, ku pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë Klaudjo Sulajn dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të plagosur.
21 Maj 2021, 08:39 -
Politikë
‘Themelore është vota për Partinë Socialiste', Ruçi në takim me banorët e Fierit: Të vetmit që kemi vizion, ambicie dhe energji
Drejtuesi Politik i qarkut të Fierit dhe kandidati për deputet, Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me banorët e Patosit, ku u shpreh se këtë mandat duhet ta fitojë Partia Socialiste që beteja me pandeminë e COVID-19, të përfundojë.
9 Prill 2021, 10:55 -
COVID ul lehtë prodhimin e naftës nga Bankers Petroleum Albania, gjatë 2020 u prodhuan 670 mijë ton! Kompania: 2021 më optimist
Prodhimi i naftës në fushën e Patos-Marinzës arriti në rreth 670 mijë ton gjatë vitit të kaluar. Kompania koncesionare e këtij vendburimi Bankers Petroleum Albania konfirmon se gjatë vitit 2020 prodhimi shënoi një rënie të lehtë kundrejt vitit 2019 si pasojë e pandemisë e cila reduktoi konsumin dhe uli ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare.
24 Shkurt 2021, 14:26 -
8 mësues pozitiv me COVID në Patos, mbyllen për 2 javë disa klasa në një shkollë 9-vjeçare
Dalin pozitiv me Covid-19, 8 mësues brenda një dite në shkollën 9 vjeçare “Meleq Gosnishti” në Patos, çka ka detyruar zyrën e arsimit të marr masa për vazhdimin e mësimit on line për rreth 180 nxënës të ciklit të dytë, nga klasa e 6 deri në të 9
22 Shkurt 2021, 17:22 -
Ndërtimit i spitalit Rajonal në Fier, Kryemadhi: Është me koncesion, qytetarët do të paguajnë për të marrë shërbimin (VIDEO)
Kryemadhi tha se mënyra se mirë do të ishte që të rikonstruktohej edhe spitali i qytetit. Sakaq kryetarja e LSI. tha se ato kanë një program ku kanë përparësi arsiminin që të rinjtë të kenë akses në vende punë
21 Shkurt 2021, 11:44 -
Pëson shkarje rruga që lidh 5 fshatra në Patos, banorët hasin vështirësi në lëvizje: Ça makine thoni me, nuk vete dot në këmbë! (VIDEO)
Për shkak të reshjeve të shumta të shiut të rëna gjatë këtyre ditëve janë krijuar probleme në disa segmente rrugore në fshatrat e Bashkisë së Patosit. Rruga e cila lidh disa fshatra te njësisë administrative Ruzhdie që prej fillimit të muajit Janar ka pasur shkarje të saj
16 Shkurt 2021, 16:30 -
Telefonatat nën rrënoja...Emocionet e rralla të shpëtimit të jetëve! Me zjarrfikësit që nga Patosi u nisën të parët për Durrës (VIDEO)
14 zjarrfikës nga Bashkia e Patosit iu bashkuan ekipeve të kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës. Një vit më vonë, për Report TV ato tregojnë emocionet e shpëtimit të jetëve njerëzore poshtë rrënojave. Pjesë e ditëve të tyre kanë qenë edhe momentet e hidhura të nxjerrjes së viktimave poshtë rrënojave të hotel Mira-Mare në Durrës.
26 Nëntor 2020, 10:19 -
Çudia në Fier/ 493 mln lekë shpërblim mikut të 'Ben Qimes' dhe 7 familjareve, gjykata: U diskriminua nga Albpetrol se është me LSI-në
Vendimi i paprecendetë, 8 anëtarë të një familje dëmshpërblehen nga gjyqësori në Fier, se ndihen të diskriminuar pasi kanë bindje politike të LSI. Kush është Marjus Isufaj,ish-drejtori i LSI-së që u sëmur papritur nga depresioni dhe për 4 seanca fitoi gati 500 milion lekë.
12 Nëntor 2020, 10:49 -
Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit, rrotullohet dhe përmbyset në mes të rrugës! Pamjet nga aksidenti në Patos
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi, është rrotulluar dhe ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk është plagosur, ndërsa shtylla e ndriçimit është rrëzuar në rrugë, pa dëmtuar të tjerë.
17 Tetor 2020, 18:29 -
Përfshihet nga zjarri kurora me pisha në Roskovec
Në vendngjarje ndodhet dhe policia.
27 Gusht 2020, 18:40 -
Hodhi ish-gruan nga ballkoni në Patos, flasin fqinjët: Grua e mrekullueshme, punon për të rritur vajzat
Një ngjarje e rëndë që mund të kishte përfunduar në tragjedi ndodhi në qytezën e Patosit. Ish-bashkëshorti një vit pas divorcit shkoi në banesën e gruas që kishte urdhër mbrojtje dhe pasi e dhunoi e hodhi nga ballkoni. Ajo fatmirësisht ka shpëtuar, ndërsa autori është vënë në pranga. Ndjekim dëshminë e fqinjës për ngjarjen.
27 Korrik 2020, 17:20 -
Zjarri përfshin ullishten në Patos, digjen 300 rrënjë, vatrat rrezikojnë banesat (VIDEO)
Sipas komandantit të zjarfikëseve Patos, Alket Halimi, forcat zjarrfikëse janë përqendruar në vatrat e zjarrit që ndodhen në afërsi të banesave dhe puna për eliminimin e zjarrit vazhdon ende.
22 Korrik 2020, 17:27 -
Detaje nga vrasja në Patos/ I rrahën nënën, 31-vjeçari vret bashkëfshatarin me thikë
Një konflikt i vjetër pronësie ka çuar në vrasjen e 4- vjecarit në Patos të Fierit. Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme dhe ka vënë në pranga autorin, Aliond Saliaj. 31-vjecari qëlloi me thikë bashkëfshatarin Përparim Saliasi, pasi më herët vëllai i viktimës kishte rrahur nënën e autorit, në banesë.
19 Korrik 2020, 10:42 -
Rruga e harruar në Patos, drejtuesit e mjeteve: Të keqen e rrugës së traktorit, po na çahen gomat
Prej disa vitesh vazhdojnë ankesat e drejtueseve të mjeteve për segmentin rrugor nga Kthesa e Patosit deri te kthesa për në Ballsh. Kjo rrugë është amortizuar duke qenë jo pak herë burim aksidentesh.
24 Maj 2020, 17:43 -
Vrasja e dyfishtë në Fier nga gardiani i burgut, fqinjët të tronditur: Ishin familje të mira, kanë qenë komshinj
Komshinjtë e dy viktimave dhe autorit të ngjarjes së rëndë në Patos janë shprehur se janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur. Ata kanë pohuar se familjarët e viktimave por edhe të autorit ishin të qetë dhe nuk kishin konflikte të mëparshme mes tyre.Ndërkohë njëri prej viktimave ka qen&
19 Dhjetor 2019, 16:43 -
I zunë pritë dhe e dhunuan me leva, gardiani i burgut të Fierit vret 2 të rinjtë me armën e shërbimit (VIDEO)
Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë lidhja që një nga viktimat kishte me motrën e garidanit, Martin Skëndaj. Të rinjtë, Elis Kapaj 22 vjeç dhe Manol Rrapaj 26, janë fqinj në fshat me Skëndajn, dhe konfliktet mes tyre kanë qenë të hershme pikërisht për këtë shkak. Të rinjtë e rrahën gardianin me leva, e ky i fundit shkoi në Poliklinikë për t'u mjekuar. E pritën poshtë klinikës dhe nisën sërish sherrin,. gardiani i përgjigjet me armën e shërbimit duke i lënë të vdekur.
19 Dhjetor 2019, 12:36 -
Patos/ Zjarr në një kodër ullishte, rrezikohen banesat (VIDEO)
Një kodër me ullishte është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në fshatin Ruzhdije të Patosit. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrin, e ndërsa Shqiptarja.com sjell video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një pjesë e mirë e ullishteve janë shkrumbuar nga zjarri.
28 Korrik 2019, 17:30