-
3 mijë policë në rrugë për maskat! Efektivët do qarkullojnë në lagje, kush kapet pa mjet identifikues, përfundon në komisariat
Nga nesër në terren për të garantuar zbatimin e këtij akti normativ do të jenë efektivë të policisë me kontrolle jo vetëm të qytetarëve në rrugë kryesore e lagje, por edhe në automjete. Report Tv mëson se Policia e Shtetit ka angazhuar rreth 3 mijë forca policore, ndërsa qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm për të pasur me vete kartën e identitetit, pasi në të kundërt do të përfundojnë në komisariat.
14 Tetor 2020, 15:54