-
Lehtësia shpërfillëse e vrasjeve të shumëfishta
Të shkruash mbi vrasjen duke i transformuar imazhet nëpërmjet justifikimeve të bujshme se “vrasësit u cytën nga morali i keq i të vdekurve” është gati njësoj si me e pasë planifiku krimin bashkë me dorasin. Raportimet për mbytjen e grave me një diskurs shpërfillës e të ftohtë shpalosin indiferencën e idhët të një shoqërie që e ka humbur dhimbshurinë dhe dinjitetin. Ky soj raportimi nxjerrë në pah edhe vlerën e imët të një zanati që peshën po ja humbin disa gazetarë a redaktorë të nxitueshëm e të paditur.
25 Nëntor 2020, 12:22