-
Bashkia nxjerr blof PD-në: Familja Shabanaj ka marrë dëmshpërblim dhe i është miratuar rindërtimi i dy shtëpive! Basha të tregojë si shtoi 4 vila
Bashkia e Tiranës ka nxjerrë sërish blof Partinë Demokratike, e cila publikoi sot një videomontazh me kamera HD rastin e familjes Shabanaj nga Baldushku, për të cilën pretendoi se nuk është ndihmuar pas tërmetit. Nga dokumentet e publikuara, familja e Mersin dhe Genc Shabanaj është dëmshpërblyer me 3 milionë lekë për tërmetin e 21 Shtatorit 2019, e ndërkaq pas dëmeve të mëdha gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, dy vëllezërve do t’u rindërtohen dy shtëpi, ndonëse para tërmetit kanë jetuar në një shtëpi
30 Nëntor 2020, 15:28