-
Korrupsioni në burgun 313, SPAK merr të pandehur ish-drejtorin dhe 2 punonjësit: Kërkoi para për të firmosur kontratë qiraje për makinetat e kafes
Kundrejt parave do firmoste kontratën e qirasë për makinetat e kafes brenda paraburgimit 313, përfundon i pandehur ish-kreu i burgut ‘Jordan Misja” Eduart Strugaj. SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Strugës dhe ish-vartësit të tij Florin Ahmetaj e biznesmenit Ervin Kurtalla dhe kërkon dënimin e tyre për korrupsion e shpërdorim detyre.
2 Dhjetor 2020, 11:50