-
Nisin sot testet e shpejta për pacientët me COVID, mjekja Arapi: Duhet bërë në ditën e 4-t ose të 5-të të shenjave klinike! Përgjigjia për 30 minuta
Nga sot në Tiranë do të nisin të aplikohen testet e shpejta për pacientët që shfaqin simptoma të COVID-19. Mjekja mikrobiologe Blegina Arapi, në një intervistë për Report TV ka thënë se do të jenë epidemiologët ata që caktojnë kush janë vatrat që duhet të bëjnë testin e shpejtë. Testi i shpejtë sipas mjekes duhet bërë në ditët e para të shenjave klinike, rreth ditës së 4 ose të 5.
7 Dhjetor 2020, 12:24