-
U arrestuan si të përfshirë në kultivimin e kanabisit, Apeli rikthen në detyrë shefat e policisë së Himarës! Ndryshon masa e sigurisë për 4 të tjerë (VIDEO)
Këtë të mërkurë, Gjykata e Apelit në Vlorë ka zhvilluar seancën gjyqësore për vlerësimin e masave të sigurisë për 42 personat (5 ende në kërkim) e përfshirë në kultivimin e kanabisit në Himarë. Trupa gjykuese ka rrëzuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' dhe pezullimin nga detyra për ish shefin e komisariatit të Himarës, Arjan Tasen dhe ish shefin e krimeve, Artur Veshajn duke i rikthyer ata në pozicionin që ishin në polici.
6 Janar 2021, 19:49