-
Shkodër/Oboti i përmbytur nga ujit, helmohet një 5-vjeçare, momenti kur transportohet me varkë drejt spitalit
Një vajzë 5-vjeçare është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës pasi ka shfaqur shenja të helmimit. Dërgimi i saj është bërë me varkë nga Oboti drejt spitalit të Shkodrës, pasi banesa në të cilën ndodhej ishte e rrethuar nga uji.
1 Shkurt 2021, 11:05 -
Fushë Krujë/Përmbytje në fshatin Murqinë, shkak bllokimi i kanaleve
Në fshatin Murqinë në Fushë Krujë ka pasur përmbytje të dhjetëra hektarëve të tokave bujqësore si pasojë e reshjeve të shiut. Nga reshjet e shiut, lumi nuk pa pasur dalje nga shtrati ndërsa përmbytja ka ardhur si rezultat i kanaleve të pa pastruara prej kohësh. Në ujë ndodhen sipërfaqe të mëd
1 Shkurt 2021, 10:33 -
Reshjet e shiut në Kukës, rrëshqitje gurësh bllokohen disa akse! Disa fshatra pa energji elektrike
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një sërë problemesh në qarkun e Kukësit. Në disa akse rrugore pati shkarje inertesh e rënie gurësh të cilat po pastrohen nga kontraktorët, ku rrugët që lidhin fshatrat Gdheshtë, Pistë dhe Vrish me rrugën nacionale kanë pasur rrëshqitje dherash dhe të gurëve duke
1 Shkurt 2021, 10:24 -
Elbasan/Rrëshqitje gurësh në disa akse, shembet një pejsë e rrugës Gramsh-Poroçan
Reshjet e shiut kanë sjellë rrëshqitje gurësh në Elbasan në disa akse rrugore, që po punohet nga firma kontraktore për pastrimin e tyre. Në akset rrugore Elbasan-Qafe Thanë dhe Kryq Shirgjanit-Llixhe ka rrëshqitje dherash e gurësh, ndërsa në aksin rrugor Gramsh-Poroçan ka rrëshqitje dhe shembje të rrugës duke krijuar problem
1 Shkurt 2021, 09:49 -
Reshjet e shiut/ 3455 ha tokë nën ujë në Shkodër, bllokohen disa rrugë në Kukës e Elbasan, shkak rrëshqitja e gurëve! Fryhet lumi i Drinit dhe i Matit
Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë probleme në qarkun e Shkodrës, ku më problematike situata vijon të jetë në Obot dhe Dajç, ku ka shumë sipërfaqe toke bujqësore të përmbytur. Në Lezhë reshjet kanë sjellë fryrjen e lumenjve Drin, Gjadër, Mat e Drojë me 30-50 cm, por pa probleme.
1 Shkurt 2021, 09:25 -
Shkodër/3005 ha tokë e përmbytur ku niveli i ujit arrin deri në 2 metra, e bllokuar rruga Muriqan-Goricë dhe Dorragjat-Shirq
Për shkak të reshjeve të shiut situata në Shkodër është rënduar ku niveli i ujit është shtuar në tokat bujqësore, ndërsa është bllokuar rruga e Muriqan-Goricë dhe aksi Dorragjat-Shirq në vendi e quajtur Urrelat e Shirqit ku niveli i ujit arrin në 130-150 cm.
1 Shkurt 2021, 09:10 -
Reshjet e shiut, përmbyten disa prej rrugëve në Librazhd
Vetëm pak orë reshje shiu kanë bërë që disa rrugë në qytetin e Librazhdit të përmbyten. Sasia e madhe e reshjeve ka bërë që uji të dalë jashtë edhe kanaleve e pusetave kulluese. Kujtojmë se gjatë javëve të kaluara, reshjet e shiut sollën probleme të shumta thuajse në të gjitha qytetet e vendit.
31 Janar 2021, 22:33 -
Pas disa orësh në pritje në det, qytetarët zbresin nga trageti i linjës Vlorë-Brindisi
Pas disa orësh pritje në det, udhëtarët kanë filluar të zbresin pasi shkak të erës së fortë trageti i linjës Vlorë-Brindisi, i cili sot po kthehej nga Italia, nuk ka mundur dot të ankorohet në portin e Vlor&eu
31 Janar 2021, 14:39 -
Moti i keq në Vlorë/ Trageti nuk ankorohet si pasojë e dallgëve të mëdha, 'bllokohen' 145 pasagjerë
145 pasagjerë nuk kanë mundur që të zbresin në port për shkak se trageti nuk ka mundur që të ankorohet si pasojë e dallgëve të mëdha. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton
31 Janar 2021, 10:46 -
Pas disa orësh të bllokuar në det, 145 pasagjerë zbresin nga trageti i linjës Brindisi-Vlorë! Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit të pezulluara (VIDEO)
Si pasojë e motit të keq, të shoqëruar me erë të fortë, janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Vlorë. Ndërsa anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar. Pas disa orësh pritje në det, udhëtarët kanë filluar të zbresin pasi shkak të erës së fortë trageti i linjës Vlorë-Brindisi, i cili sot po kthehej nga Italia, nuk ka mundur dot të ankorohet në portin e Vlorës
31 Janar 2021, 08:25 -
MBZHR në mbështetje të fermerëve, shpërndahen ushqime për kafshët në zonat e përmbytura
Në vijim të thirrjes të ministres së Bujqësisë Milva Ekonomi, strukturat që po menaxhojnë situatën e krijuar nga reshjet, kanë nisur shpërndarjen e bazës ushqimore për kafshët në qarqet që u prekën së fundmi nga dajla e ujit në sipërfaqe.
30 Janar 2021, 14:07 -
Përmbytjet/ Bashkia Shkodër bën bilancin e situatës, 2785 hektarë tokë ende nën ujë! Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar
2785 sipërfaqe toke janë ende nën ujë në Shkodër. Bashkia e Shkodrës ditën e sotme në bilancin e raportuar bën me dije se rruga e fshatit Obot është e kalueshme me mjete të larta dhe si pasojë e përmbytjeve ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
30 Janar 2021, 11:59 -
Pasojat e përmbytjeve Katund i Ri në Durrës e Kurbin, uji tërhiqet por dëmet janë të shumta
Pastrimi dhe hapjen e kanaleve pasi uji është tërhequr në Katund të Ri të Durrësit ka shkaktuar debat mes banorëve dhe inspektorëve të Mbrojtjes së Territorit. Qytetarët nuk duan tu shemben ndërtimet pa leje të cilat kanë bllokuar kanalet.
28 Janar 2021, 20:46 -
Oboti ose fshati ishull ku shkohet vetëm me varkë, banorët: Jetesa është e vështirë (VIDEO)
Prej më shumë se 2 javësh banorët e Obotit janë të mbulur me ujë. Rreth 2400 hektarë tokë është përmbytur në njësinë administrative të Anës së Malit në Shkodër. E vetmja zgjidhje për njerëzit janë varkat dhe mjetet e ushtrisë.
28 Janar 2021, 18:02 -
Reshjet e shiut/ KESH mban me minimum shkarkimet: Pa ndikim në zonën e nën Shkodrës si dhe ka një ulje të konsiderueshme të prurjeve nga dje
Reshjet e shumta në të gjithë vendin kanë sjellë rritje të prurjeve në Kaskadën e Drinit. Por niveli i ujit është drejt nivelit maksimal në hecin e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës. KESH njofton se po mban me minimum shkarkimet që të mos ketë ndikim në zonën e nën Shkodrës si dhe ka një ulje të konsiderueshme të prurjeve.
28 Janar 2021, 09:57 -
Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore: Argjinatura mbrojtëse është çarë, përmbyten banesat (VIDEO)
Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore në anën e Malit, Dajç dhe Shkodër. Lajmi është bërë me dije nga vetë bashkia me anë të një postimi dhe shkruan se kjo ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës.
28 Janar 2021, 08:15 -
Intervista e plotë/Braçe në Report Tv: Asnjë zyrtar shqiptar s’del në përgjimet për Ndrangheta-n! Dalja e Prendit për 21 janarin, ka frikë nga drejtësia e re
Zëvendës kryeministri Erjon Braçe tha në Report tv se në përgjimet e antimafies italiane nuk ka asnjë detaj që të implikojë asnjë zyrtar shqiptarë, nga Kryeministri deri tek nënpunësi më i thjeshtë. Braçe deklaroi se dalja në media e ish kreut të gardës Ndrea Predni i cili vrau një protestues tregon frike nga drejtësia e re.
27 Janar 2021, 22:16 -
Pas reshjeve të shiut rikthehen ngricat, meteorologia Bani: Temperaturat nga 2 në -7 °C deri në fundjavë
Pas reshjeve intensive të shiut, të mërkurën do të rikthehen ngricat. Meteorologia Adiola Bani tha për Report Tv se për tre ditët e ardhshme temperaturat do të shkojnë nga 2 deri në -7 °C.
26 Janar 2021, 22:41 -
Përmbytjet në Torovicë të Lezhës dëmtojnë kulturat bujqësore, fermerët: Është bërë katastrofë
Në fushën e Torovicës në Lezhë vijon që të ketë sërish prezencë uji në tokat bujqësore, që prej reshjeve të dendura të shiut të fillim janarit. Gëzim Dushku është njëri nga fermerët e kësaj zonë që ka pësuar dëme të shumta në sektorin e bujqësië. Gruri dhe jonxha janë kalbur, pasi niveli i ujit në token e tij arriti deri në 50 cm dhe qëndroj për një kohë të gjatë
26 Janar 2021, 17:59 -
Rënie gurësh prej motit të keq, rruga Peshkopi-Tiranë e kalueshme dhe pa probleme
Rruga Peshkopi-Tiranë është e kalueshme pa probleme pavarësisht se ka pasur rënie gurësh. Ajo po mirëmbahet nga firma kontraktore e cila ka 6 mjete borëpastruese në punë. Ndryshe nga Rruga Peshkopi-Kukës e cila &
26 Janar 2021, 15:58 -
Përmbytje në Sukth dhe Katund të ri, uji u futet banorëve në shtëpi! Banori: 400 banesa nën ujë, jemi në mëshirë të fatit (VIDEO)
Një banor i Katundit të ri tha se ky fenomen është i përsëritur dhe se deri tani asnjë ndihmë nuk i kanë ardhur nga autoritete. Banori shprehet se rreth 400 banesa janë në ujë, dhe sipas tij kjo vjen nga shkarkimet pa kritere të liqeneve dhe rezervateve në lumin Erzen.
26 Janar 2021, 14:29 -
E frikshme/ ‘Akrobaci mbi urë’, prindi mban në shpinë fëmijët për të kaluar lumin e Shalës në Shkodër (VIDEO)
Kjo është mënyra se si këta fëmijë e përshkojnë çdo ditë rrugën për në shkollë. Mungesa e infrastrukturës në njësinë administrative Shalë detyron këtë prind që të mbajë në shpinë fëmijët e tij për të kaluar urën e amortizuar, duke rrezikuar kështu edhe të bie në lumë.
26 Janar 2021, 13:24 -
Përmbytjet nga reshjet e shiut, Meta thirrje qeverisë: Mungojnë strukturat shtetërore, të ndihmohet çdo qytetar
Për situatën e krijuar në vend nga reshjet e shiut ka reaguar Presidenti Ilir Meta. Përmes një postimi në Facebook, ai i bën thirrje qeverisë që të ndihmojë çdo qytetar në zonat e përmbytura. Postimi i plotë i Metës: Shteti t’i garantojë ndihmë
26 Janar 2021, 13:09 -
Rrëshqitje dherash, bllokohet rruga e Dukagjinit! Izolohet lëvizja mes 3 fshatrave
Bllokohet rruga e Dukagjinit për shkak të rreshqitjeve të dherave në aksin Prekal - Kir - Breg lumi. Report Tv sjellë video nga momenti i rrëshqitjes së dherave. Si pasojë e bllokimit të rrugës jan&eum
26 Janar 2021, 12:05 -
Përmbytjet në Shkodër, zona e Obotit izolohet! Kreu i njësisë administrative apel për furnizimin me ushqim për bagëtinë (VIDEO)
Oboti është izoluar për shkak të përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës. Kreu i njësisë administrative Ana e Malit Arben Ceni, shprehet se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur rritje të ndjeshme të nivelit të lumit Buna ç’ka ka sjellë edhe bllokimin e rrugës nga rruga nacionale Shkodër - Muriqan
26 Janar 2021, 11:21 -
Reshje dëbore në Kukës, rrëshqitje dherash në disa akse rrugore, gurët bllokojnë rrugën në Urën e Zapodit (VIDEO)
Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë përfshirë qarkun e Kukësit me intensitet në zonat e ulëta dhe në lartësitë mbi 600-800 m mbi nivelin e detit. Në Valbonë ka rënë borë 35 cm. Po ashtu edhe në Shishtavec, bora ka nisur edhe në qytetin e Kukësit. Më her&
26 Janar 2021, 10:39 -
VIDEO-LAJM/'Tarzani' nga Bulqiza në majë të hekurave për të kaluar rrugën e përmbytur
Një i ri ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për të mundur të kalojë rrugën e përmbytur në Bulqizë. Ai si 'tarzani' i filmave vizatimorë ka zgjedhur të varët në majë të hekurave të shtëpive private anës rrugës për të mundur të kalojë ujin
26 Janar 2021, 10:40 -
Shkodër/2065 hektarë tokë nën ujë, kërkohet varka të ushtrisë për të kaluar në Obot dhe ushqim për bagëtinë
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe fryrjes së prurjeve të lumenjve, në Shkodër ndodhen nën ujë një sipërfaqe totale e përmbytur prej 2065 Ha. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm m
26 Janar 2021, 10:35 -
VIDEO-LAJM/Rruga bllokohet nga uji në Bulqizë, qytetari heq këpucët për ta kaluar
Rruga që lidh Bulqizën e re me të vjetër është bllokuar nga uji, niveli i të cilit arrin deri në 1 metër. Kjo ka bërë që qytetarë për të kaluar atë të heqin këpucët dhe të zhvishen në temperatura të ulëta.
26 Janar 2021, 10:20 -
Situata me reshjet, përmbytje në Përmet, Memaliaj e Mifol! Gjatë natës evakuohen 10 familje nw fshatin Fitore (VIDEO)
Situata në Mifol gjatë natës ka qenë e vështirë ku niveli i Vjosës shkoi deri në 7.50m. Me ndryshimin e drejtimit të erës nga jugperndimi në veriperëndim ka pasur një tërheqje më të mirë të shkarkimit të Vjosës në det dhe niveli aktual është 7.00 m.
26 Janar 2021, 10:15 -
Përmbytje në Bulqizë, nën ujë rruga që lidh qytetin e ri me të vjetrin (VIDEO)
Gjatë natës në Bulqizë ka pasur reshje shiu që ka sjellë bllokimin e rrugës që lidh dy lagjet Bulqizën e Re me Bulqizën e Vjetër. Rreth 3 kilometra e kësaj rrugë ndodhet nën ujë duke bërë që banorët të gjetur rrugë alternative për të kaluar. Gjithashtu ka prezencë uji edhe n
26 Janar 2021, 09:59 -
Përmbytje në qarkun e Lezhës, 880 hektarë tokë nën ujë! Akset rrugore pa probleme (VIDEO)
Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në qarkun e Lezhës ku bashkia raporton se aktualisht janë 880 hektarë tokë nën ujë. Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë për largimin e ujërave ku niveli i tyre është me tendencë ulje. Rezervuaret janë në monitorim dhe moment
26 Janar 2021, 09:49 -
Fushë Krujë/Nën ujë banesat në fshatrat Hamallaj dhe Perlat, uji mbi 1 metër në rrugë (VIDEO)
Vazhdon të çahet argjinatura e lumit Tana në disa vende në fshatrat Hamallaj dhe Perlat në Fushë Krujë. Uji ka rrethuar banesa dhe disa stane delesh duke përmbytur zonën përreth. Rruga që lidh fshatrat Hamallaj, Perlat dhe Rrushkull të njësisë administrative Sukth me pjesën tjetër të vendit vazhdon të je
26 Janar 2021, 09:40 -
Përmirësohet situata në Durrës, tragetet nisin lundrimin! Në lumin Erzen bie me 2 metra niveli i ujit (VIDEO)
Një ditë pas bllokimit të linjës së trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas, me përmirësimin e kushte linjat janë hapur dhe vijojnë lundrimin e tyre sipas orareve të caktuara. Gjithashtu përmbytjet e ndodhura në Sukth dhe Katund i Ri, niveli i ujit ka rënë ndjeshëm, ku rrugët janë të kalueshme, ndërsa në
26 Janar 2021, 09:29 -
Reshje shiu e dëbore gjatë mbrëmjes në Korçë, në rrugën e Dardhës kalimi me zhinxhirë ose goma dimërore (VIDEO)
Në qarkun e Korçës gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje shiu dhe dëbore e shkrirë me intensitet mesatar si dhe dëborë në zonat 1250m mbi nivelin e detit. Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëbores arrin nga 5 cm - 8 cm. Aktualisht po punohet për mirëmbajtje dimër
26 Janar 2021, 08:35