-
BE-ja e revoltuar me kompanitë farmaceutike Pfizer dhe AstraZeneca/ Italia: Do të investojmë në zhvillimin e vaksinës sonë anti-COVID
Ditët e fundit Bashkimi Evropian është përfshirë nga një valë tensioni për sa i përket vonesës së shpërndarjes së vaksinave anti-COVID nga kompanitë farmaceutike me të cilat kanë lidhur kontrata. Ministri i Shëndetësisë Speranza, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka bërë me dije se qeveria italiane do të investoj në “ReiThera”, kompania në Castel Romano e cila po zhvillon vaksinën anti-COVID në Itali.
27 Janar 2021, 17:04