-
Spitali i Prizrenit ‘hap dyert’ për të prekurit me COVID nga Kukësi, drejtori: Për ne janë të gjithë njësoj
Për shkak të afërsisë, Prizreni është kthyer në një qytet të dytë për qytetarët kuksianë e veçanërisht për ata që janë infektuar me COVID-19. Që prej fillimit të pandemisë në këtë spital kanë marrë trajtim 21 persona nga të cilët 11 janë shëruar, ndërsa pjesa tjetër vijon të trajtohet aty.
9 Shkurt 2021, 10:05