-
U gjet i pajetë në plazhin e Spillesë, identifikohet 59-vjeçari! Dyshohet se është rrëzuar në grykëderdhjen e Shkumbinit
Një ditë pasi u gjet i mbytur në bregdetin e Spilles në Kavajë, është identifikuar trupi i viktimës. 59-vjeçari i gjetur i pajetë është Ameli Softa. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai dyshohet se është rrëzuar në grykëderdhjen e Shkumbinit i cili ka qenë i rrëmbyer për shkak të shirave.
9 Shkurt 2021, 10:26