-
E vlerësoi Blinken, Dea Rozhani për Report Tv: Si lindi ideja për aplikacionin kundër dhunës ndaj grave
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ditën e djeshme, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmendi edhe një vajzë shqiptare, e cila jeton në SHBA dhe është krijuese e një aplikacioni që është kundër dhunës së grave.
16 Shkurt, 19:48 -
Kronikë
18 vjeçarja sjell aplikacionin për luftën me bazë gjinore! Dea: ‘Gjejza’, për të thyer ‘mitet’ e dhunës në familje! Programi, mundësi shërbimi për gratë e vajzat
“Gjejza” ose ndryshe “Gjej zërin” është aplikacioni më i ri kompjuterik dedikuar të drejtave dhe parandalimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave në shoqëri. Ideatore e programit bashkë me dy mikeshat e saj, 18 vjeçarja Dea Rrozhani, rrëfen për Report Tv historinë e suksesit të saj sesi e krijoi këtë platformë teknologjike për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.
12 Gusht 2021, 20:44 -
Drejt Punës
Dea Rrozhani, e reja shqiptare që krijoi aplikacionin për luftën ndaj dhunës me bazë gjinore, tregon rrugën e saj në një bisedë me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim
Dea Rrozhani, një vajzë e re e cila së bashku me disa mikesha të saj ka krijuar aplikacionin “GjejZa” (të gjesh zë), i cili ka si qellim parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe fuqizimin e grave për pavarësinë e tyre financiare, është bërë pjesë e një bashkëbisedimi të zhvilluar me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, organizuar nga ambasada e SHBA.
2 Gusht 2021, 11:49 -
Politikë
Vajza shqiptare që Yuri Kim i besoi fjalën përshëndetëse në Ditën e Pavarësisë, Dea Rrozhani: Nuk i mbyll sytë para problemeve, përballem me to. Nuk ankohem, veproj
Në pritjen që organizoi Ambasada Amerikane për 245- vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Amerikës dhe 30- vjetorit të rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, Dea Rrozhani ishte e vetmja shqiptare që foli para të pranishmëve. Dea Rrozhani ishte përzgjedhur nga ambasadorja amerikane Yuri Kim për të mbajtur fjalën përshëndetëse. Rrozhani është programuese, dizajner dhe bashkëthemeluese e aplikacionit “GjejZa” të vlerësuar me Çmimin e Madh Technovation Global 2019.
2 Korrik 2021, 20:46