-
Sociale
I zhdukur prej 10 ditësh, 50-vjeçari ishte larguar edhe 5 herë të tjera nga banesa! U kishte thënë shokëve se do shkonte në Vlorë, por humbi kontaktet
Arjan Shabanaj, 50 vjeç, nga Selenica e Vlorës, i cili rezulton i zhdukur prej 10 ditësh, nuk është hera e parë që largohet nga banesa pa lajmëruar familjarët. Ai është larguar nga banesa edhe 5 herë të tjera më parë dhe në ato raste ka qëndruar te miqtë e tij në Tiranë. Mirëpo zhdukja e tij më 21 prill pasi mori pjesë në një miting të PD në Selenicë ka sjellë denoncimin e nënës së tij, e cila frikësohet se mund t'ia kenë vrarë për arsye politike.
1 Maj 2021, 12:07 -
Kronikë
Zhduket 50-vjeçari në Selenicë, flet nëna: Ka punuar 15 vjet shef kuzhine në Llogara, ka dhe foto me Sali Berishën! Ma vranë për politikë
Një 50-vjeçar nga Selenica e Vlorës rezulton i zhdukur prej 9 ditësh, ndërsa nëna ka bërë denoncim në polici, por pa sukses deri më tani. Tefta Shabanaj hedh dyshime se të birin mund të kenë vrarë për çështje politike, pasi është zhdukur mbrëmjen e 21 Prillit, në mitingun e Bashës, duke e drejtuar gishtin nga socialistët.
30 Prill 2021, 18:00