-
Kronikë
U gjobit 100 mijë paund nga trafikantët pasi djali i tij u 'arratis' nga ‘shtëpia e barit’ në Britani, biznesmeni Ben Pjetri: Unë ha plumbin në gjoks e nuk paguaj
Kalvin Pjetri u largua nga Shqipëria në dhjetor 2020 drejt Britanisë së Madhe që të shërbente në rritjen e hashashit, por sapo mbërriti atje, i riu u arratis dhe anëtarë të dyshuar të grupit në Shqipëri të gjobisin dhe kërcënojnë me jetë të atin e tij në Shqipëri, se do e vrasin nëse nuk u jep paratë. Grupi që merret me hashashin i ka vënë biznesmenit Ben Pjetri, babait të Klavin Pejtrit, gjobë prej 100 mijë paund, pasi pretendon se i është shkaktuar dëm financiar meqenëse djali tij braktisi ‘shtëpinë e hashashit’ në Britaninë e Madhe. Vetë Ben Pjetri shprehet se ai nuk e paguan gjobën prej 100 mijë paund dhe se nuk është frikacakë dhe trembet nga disa ‘picirrukë’ edhe sikur ta vrasin.
3 Maj 2021, 21:17