-
Kronikë
Përplasi qëllimisht me makinë punëtorin në rrugën e Kombit, gjykata lë në burg 67-vjeçarin! Autori: Kishim konflikte, por s'doja ta vrisja, ishte aksidentale
Gjykata e Lezhës ka lënë burg 67-vjeçarin Dedë Doçi, i cili u arrestua nga policia, pasi tentoi të vrasë me makinë një punëtor të firmës mirëmbajtëse të rrugës së kombit, duke e lënë të plagosur. 67-vjeçari ka pranuar faktin se ka patur konflikte mbi pronësinë e tokës ku po punonin punëtoret, por ka mohuar ta ketë përplasur qëllimisht me makinë punëtorin Nazmi Halila, duke e konsideruar ngjarjen aksidentale.
25 Maj 2021, 09:06 - Kronikë