-
Kronikë
Vidhet kisha e ‘Shën Gjergjit’ në Fier, hajdutët thyejnë drynin e arkës së qirinjve dhe marrin 2000 lekë
Kisha e ‘Shën Gjergjit’ në fshatin Libofshë të Fierit është vjedhur. Policia njofton se disa persona të paidentifikuar kanë hyrë në kishë duke thyer drynin e arkës së qirinjve dhe duke marrë rreth 2000 lekë të reja. Po ashtu në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marrin gjë
23 Maj 2021, 11:37